Ne foto: Kastriot Myftaraj gjate emisionit "Ju flet Moska" te transmetuar ne televizionin Ora News.

Më në fund shteti ka guxuar të prekë të “paprekshmin” Kastriot Myftaraj, një gazetar kontravers, nga gjuha e të cilit e ka pësuar shumëkush prej figurave publike e politike, por që ccuditërisht askush nuk është marrë me të, duke u shpjeguar kjo vetëm me një zgjedhje për ta injoruar.

Por është AMA –  Autoriteti i Mediave Audiovizive, që ka vendosur më së fundi ta ndëshkojë gjuhëgjahtësinë e tij duke e gjobitur televizionin nga ku ai kumton mesazhe denigruese.

Si lëndë për t’u ndëshkuar është marrë një prej emisioneve të tij të fundit, ai kushtuar një akti terrorist në Zelandën e Re, ku Myftaraj e mbrojti atë që ndodhi me vrasjen e 50 besimtarëve në dy xhami, e, tërthorazi apo drejtpëdrejt, kërkoi që kjo të ndodhte dhe në Shqipëri a më tutje.

“Bazuar në ankesat e ardhura në AMA-s dhe propozimet përkatëse, Bordi vendosi masat për rastet e mëposhtme:
RTV “Ora News”

Masën administrative me gjobë në vlerën 400,000 (katërqind mijë) lekë, ndaj RTV “Ora News”, për emisionin “Ju flet Moska”, të transmetuar në datën 18 mars 2019, me temën “Skënderbeu dhe vrasjet në xhamitë e Zelandës së Re”.

Bordi çmon se deklarime të tilla janë në shkelje të Ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Këto deklarime nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve, justifikojnë dhunën, nuk respektojnë gjuhën dhe larminë e traditave, besimeve fetare, kulturës dhe moralit të qytetarëve. Shkelja e këtyre parimeve ligjore gjatë këtij transmetimi përbën nxitje të urrejtjes mbi baza fetare dhe, si e tillë, është e dënueshme nga ligji”, thuhet në njoftimin e AMA-s.

Kjo është e para herë që ka një ndëshkim kundrejt një personi mediatik si Kastriot Myftarajt, ardhur nga një instancë shtetërore, pas vitesh “komoditet” të tij për t’i dhënë gojës pa frerë, duke denigruar njerëz e komunitete./tesheshi.com 

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.