Në foto: Skenë nga filmi "American Sniper"

Muslimanët në Shtetet e Bashkuara po përballen me një “rritje drastike” të kërcënimeve anti-muslimane pas daljes së filmit “American Sniper”, thotë një organizatë amerikano-arabe.

Komiteti Amrikano-Arab Kundër Diskriminimit (ADC-akronimin në anglisht) i ka dërguar një letër regjizorit Clint Eastwood dhe yllit të filmit Bradley Cooper, për të censuruar mënyrën e përshkrimit të muslimanëve dhe arabëve në filmin e dalë rishtazi.

“Shumica e kërcënimeve të dhunshme që kemi parë gjatë ditëve të fundit janë (një) rezultat i mënyrës së si arabët dhe muslimanët përshkruhen në filmin “American Sniper,” tha ADC.

Grupi shtoi se ka marrë qindra mesazhe kundër nominimit të filmit të luftës për Çmimin Oskar, shumica e tyre nëpërmjet mediave sociale.

“Ndikimi juaj dhe lidhja me filmin do të ishte një forcë e madhe në tërheqjen e vëmendjes ndaj pakësimit të rreziqeve serioze me të cilat përballen komunitetet respektive,” thuhet në letren dëguar dy yjeve të Hollywood-it.

Filmi, i dalë në fillim të këtij muaji, e që është nominuar për gjashtë çmime Oskar, përfshirë edhe çmimin “filmi më i mirë,” tregon historinë e një ushtari merikan të quajtur Chris Kyle i vendosur në Irak.

Kyle, i cili u qëllua për vdekje në vitin 2013, ishte një marins amerikan i njohur, i cili mbante rekordin më të lartë për numrin të vrasjeve nga një përson i vetëm në historinë e ushtrisë amerikane.

Në një libër, ku është bazuar edhe filmi, Kyle shkruan se ka vrarë 60 irakenë “të egër.”

“Të egër, të këqinj dhe të neveritshëm. Këta po luftonim ne në Irak,” shkruante ai.

Shumë prej shikueseve të tjerë, përfshirë edhe veteranë ushtarakë, e kanë kundërshtuar daljen e filmit.

Observer.al


(Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al)

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!