Nga Lily Kuo | The Guardian

Lexo pjesën e parë.

Nga mohimi në krenari: si e ndryshoi Kina retoriken e saj në lidhje me kampet e Xinjiang-ut

Gjithashtu, autoritetet po shpenzojnë para për taksimin e banorëve. Zyrtarët në Luopu angazhojnë imamë lokalë dhe udhëheqës të tjerë fetarë si “njerëz fetarë patriotë” me një pagë vjetore prej 4,200 juanësh (rreth 600 dollarë) në një zonë ku të ardhurat mesatare të disponueshme janë 6.800 juanë në vit. Puna e tyre pjesërisht ka të bëjë me ndalimin e banorëve që të shkojnë në pelegrinazh në Mekë të organizuara në mënyrë joqeveritare.

Policia ndihmëse e një niveli relativisht të ulët, e rekrutuar kryesisht nga komunitetet ujgure, paguhet me nga 4,100 juanë në muaj, pothuajse në një nivel me policinë në qytetet e mëdha.

Disa qeveri lokale po luftojnë për ta ruajtur këtë ritëm të shpenzimeve. Në qarkun fqinj, Cele, ku autoritetet pritet të kenë pothuajse 12,000 të burgosur në kampet profesionale dhe qendrat e internimit, një përgjegjës i buxhetit për vitin 2018 thotë: “Ka ende shumë projekte që nuk përfshihen në buxhet për shkak të mungesës së fondeve. Gjendja financiare në vitin 2018 qe shumë e rëndë.”

Me rënien e ekonomisë kineze, pasojat e këtyre shpenzimeve do të ndihen edhe më shumë në buxhet. Zenz shprehet: “Në thelb, qëndrueshmëria e këtij sistemi  varet nga aftësitë financiare të qeverisë qendrore … Qëndrueshmëria financiare afatgjatë e të gjitha këtyre masave lart e poshtë është padyshim e diskutueshme”.

“Mos ejani këtu”

Sot prefektura e Hotanit ndohet nën një menaxhim të hekurt, ku përfshihen ruajtje të madhe me policë dhe mbikqyrje në masë. Në faqen zyrtare të qeverisë në Luopo, kjo përshkruhet si gjëndje e nivelit të parë ose të dytë. Gjëndja  më e lartë e jashtëzakonshme.

Në Luopo, ashtu si në shumë pjesë të Xinjiang-ut, lëvizja e banorëve ujgurë është e kufizuar. Ndërsa kinezët Han zhvendosen nëpërmjet pikave të kontrollit. Ugurët e periferive i regjistrojnë të dhënat e kartës së identitetit, kryejnë skanim të plotë të trupit, u bëhët një kontroll i plotë i mjeteve të transportit dhe u skanohet fytyra.

Disa pajisje që mbahen në dotë, skanojnë smartfonët për të parë nëse kanë përmbajnë që konsiderohet problematike. Një oficer policie kërkoi të kontrollonte telefonin e një gazetari të The Guardian pasi, siç tha ai: “Dikush pa aty diçka të shkruar në arabisht a në gjuhën ugure”.

Abdulla Erkin (emri është ndryshuar për arsye sigurie), lindur dhe rritur në provincën Luopo, jetonte në Utumqi, në veri të Xinjiang-ut, kur filloi operacioni policor. Ai tha se familja e tij e kishte parlajmëruar që të mos kthehej. “Të gjithë më thanë: Mos hajde këtu. Mos hajde këtu. Thjeshtë jeto në Urumqi.” Motra e tij, e cila punon në një zyrë të qeverisë lokale në Luopo, i tha atij: “Po bëhet çdo ditë e më keq.”

Erkin tregon se shumica e miqve të tij janë dërguar ose në ndonjë kamp ose në burg. Tani ai jeton jashtë vendit. Muajin e kaluar zbuloi se vëllai i tij është burgosur. Ai ka frikë se mbase dhe nipërit e tij janë zhdukur. Një biznesmen ujgur që jeton në veri-lindje të Kinës tha për gazetën The Guardian se ai ishte larguar nga Hotan-i për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me burgim.

“Kam përshtypjen se të gjitha zonat e prefekturës së Hotan-it janë kthyer në shënjestër të shtypjeve më mizore që kemi parë,” tha Darren Bler, pedagog në Universitetin e Uashingtonit, i cili është fokusuar në Xinjiang. “Sipas shtetit, Hotan-i shihet si zona ‘më e prapambetur dhe më rezistuese’”.

Zyrtarët kinezë kanë deklaruar se vëzhguesit ndërkombëtarë janë “të mirëpritur në Xinjiang”. Megjithatë, gazetarët e The Guardian u morën në pyetje për të paktën katër orë nga policia në Luopu. Kjo dhe u vëzhgua nga të paktën shtatë persona në qytetin Hotan. Një zyrtar i një  rajoni policor ngjitur me Qendrën më të madhe të Aftësimit Profesional, u tha gazetarëve të The Guardian: “Të gjithë gazetarët, të huaj apo kinzezë qofshin, që vijnë nga jashtë Xinjiang-ut” duhet t’i nënshtroheshin masave të sigurisë.

Shtëpitë me “yll të kuq”

Në provincën e Luopo-s, pothuajse çdo shtëpi ka një pllakë mbi derë që e dallon atë si “familje model me yll të kuq”. Këto janë familjet që i kanë plotësuar kriteret, përfshirë këtu provat se ato kanë “mendime anti-esktremiste” dhe një “botëkuptim të qytetërimit modern”.

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët e Luopo-s i kanë mbledhur fshatarët dhe u kanë kërkuar që të këndojnë këngë patriotike, një praktikë e zakonshme nëpër kampe. Kjo bëhët edhe për t’u mësuar banoreve femra si të jenë “gra model të epokës së re”, të cilat promovojnë “emancipim ideologjik”.

Por nuk ëshë e qartë nëse kanë qenë këto nisma që kanë nxitur bindjen.

Një grua, teksa djeg një grumbull me degë, tregon listën e njerëzve nga familja e saj, të cilët janë dërguar për “trajnim”, përfshirë djalin 16-vjeçar. Një grua tjetër thotë se burri i saj ishte dërguar për trajnim në një fshat tjetër që prej dhjetorit të 2017-ës. Ajo nuk e ka idenë pse e kanë dërguar atje. “Në kemi qenë gjithmonë fermerë,” thotë ajo.

Një burrë shpjegon se komshiu i tij kishte shkuar në qendrën e trajnimit.

Papritur, ai ndalon së foluri. “Kemi frikë të flasim me ju” tha ai. “Do të hakmerren kundër nesh”. 

Lilu Kuo është gazetare e The Guardian dhe kreu i zyrës në Pekin. Mund ta ndiqni në Twitter në @lilkuo

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.