Buzhala dhe kompleksiteti postkolonialist i muslimanëve

Përgjigjet ekselente të Enis Ramës, një prej klerikëve më shembullorë të Kosovës, një ligjërues i talentuar dhe inteligjent, bënë që te ky komunitet, edhe vetë Buzhala, një prej figurave emblematike të medias kosovare me pritje islamofobe, të shihej në një moment si engjëllor.

0

Një intervistë e realizuar nga gazetari kosovar Berat Buzhala me hoxhën e njohur Enis Rama dhe transmetuar nën atmosferën e Fiter Bajramit, ngjalli një reaksion tejet pozitiv tek komuniteti i besimtarëve muslimanë në Kosovë. Përgjigjet ekselente të Enis Ramës, një prej klerikëve më shembullorë të Kosovës, një ligjërues i talentuar dhe inteligjent, bënë që te ky komunitet, edhe vetë Buzhala, një prej figurave emblematike të medias kosovare me pritje islamofobe, të shihej në një moment si engjëllor.

Ishte tipike një rrëshqitje në gjykime vlerësime sempliste të tipit “bardh e zi”, të cilin përgjithësisht shoqëria kosovare e ka të theksuar.

E ndodhi që Buzhala nuk e duroi “engjëllizimin” mes muslimanësh, duke iu kthyer atyre një përgjigje, në fakt tejet të sinqertë.

“Sa here qe ma merr mendja qe nje hoxhe ose prift po i tejkon vijat e kuqe, duke u rrase ne politike, prape qaty keni me me pase. Per sa kohe na tregojne qysh doket xhehneti e xhehnemi krejt ne rregull jemi,” shkruan Buzhala.

Siç mund të shihet në fjalët e fundit të statusit të Buzhalës, ai e shfaq qartazi atë ku ndahet me mendimin klerikal musliman, e që është papajtushmërie me aspektin politik, jo të hoxhallarëve por të Islamit e muslimanëve, duke përçuar kështu atë që në fakt është linja shekullore e luftës ndaj Islamit, shfaqur që në kohën e Profetit Muhamed, e që ndahet në dy dimensione, të përfaqësuara nga dy qendrat e Islamit, Meka dhe Medineja. Njëra përfaqëson mendimit, tjetra veprimin; njëra ritualin, tjetra shoqërinë; njëra shpirtëroren, tjetra edhe materialen; njëra vetëm botën tjetër, tjetra edhe këtë botë. Të gjithë këto me një ndërthurje të thagmës hem jetësore e hem qiellore të Islamit […]

Sot, përgjithësisht shoqëria muslimane vuan dhe kurthin e rënë nën kolonionalistët, ku e zotërojnë Mekën por jo Medinën. Modeli Erdogan i cili luftohet aq shumë, sigurisht dhe nga Buzhala, është deri diku një pushtet me seli në Medine. Më e pakta, ai është sot për sot i vetmi model frymëzues për botën islame që ia ringjall kumtin e Medinës.

Eshtë një botë që prej dekadash, që nga kohët koloniale, ka mbetur në Mekë, ku nga ritualistika gjithsesi e përplotshme, buron si efekt shoqëror vetëm misioni bamirës. Vizioni, sfidat globale, konkurrenca e ideve në planin praktik, imponimi botëkuptimor e kulturor, të cilat për truall kanë Medinen, pothuasje janë të asfiksuara. Këtë gjë, ndoshta dhe thjesht instiktivisht, këtë status quo ngecjeje të botës islame, e cila nuk rrugëton dot nga Meka në Medine, e kupton dhe Buzhala.

Ndaj dhe i mëshon fort qëndrimit në Mekë pa guxuar të mendojnë për Medinën. Nëse muslimanët do ishin te kjo e dyta, më së paku Bushala nuk do mund të ishte zë referencë e mendimit publik kosovar, një dhimbje më vete kjo!

Marrë me shkurtime nga tesheshi.com. Titulli është redaksional.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.