Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, me mbretin Selman të Arabisë Saudite gjatë Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamit të mbajtur në Stamboll më 14-15 Prill 2016. (Anadolu Agency/ Pool via AP)
Mbledhja e 13-të e Samitit të Konferencës Islamike u  mbajt në Stamboll në datat 14-15 Prill, ku Turqia mori presidencën e radhës për dy vitet e ardhshme.

Erdal Tanas KaragölNga Prof. Erdal Tanas Karagöl

Me çfarë merret Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC)? Cili është misioni dhe qëllimi i saj? Çfarë të ardhme parashikon ajo për vendet muslimane islame dhe shoqëritë muslimane?

Fakti që po bëhen këto pyetje është një tregues se struktura e OIC-së dhe rrethi vicioz ku ka rënë ka filluar të vihet në pikëpyetje.

Për fat të keq, niveli i ndikimit është mjaft i ulët në arenën ekonomike dhe politike të kësaj organizate prej 57 anëtarësh, ku forca bashkuese është Islami. Por, kemi një mundësi që t’i zgjidhim këto probleme në të ardhmen.

Pritshmëritë e OIC-së nën drejtimin e Turqisë janë të larta, pasi shembulli i Turqisë dhe shndërrimet që ka ndërmarrë në 14 vitet e fundit janë një simbol i rëndësishëm.

Gjithashtu, marrja e disa përgjegjësive nga ana e Turqisë në çështjen e Sirisë, krahasuar me pasivitetin e anëtarëve të OIC-së, e forcon shembullin e Turqisë në sytë e vendeve të tjera.

Prej Turqisë pritet që gjatë presidencës së saj të zhvillojë disa zgjidhje për problemet e organizatës dhe t’i japë një zë të fuqishëm gjeografisë muslimane. Përpara se të pyetet se cilat mund të jenë zgjidhjet e problemeve ekzistuese, duhet të gjëndet përgjigjia pse OIC-ja nuk mundi të integrohej për gati gjysëm shekulli?

Në një kohë kur balancat e fuqisë ekonomike globale kanë ndryshuar dhe institucionet ndërkombëtare janë vënë në pikëpyetje, OIC-ja duhet të rrisë prestigjin e vet në ekonomine globale me një motivim të ri.

Që të arrihet kjo, OIC-ja, që përfshin shumë institucione dhe organizata, duhet të njihet.

Shpallja në fund të Samitit e dokumentit të “OIC-2025: Programi i Veprimit” dhe përcaktimi i strategjisë për dhjetë vitet e ardhshme është një shenjë ndryshimi.

Dhënia rëndësi ndaj këtyre temave, të cilat u theksuan [edhe] në konferencën “Zhvillimi i Marrëdhënieve Ekonomike dhe Kulturore Midis Anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit islamik, Mundësitë dhe Sfidat”, e organizuar nga Qendra për Kërkime Strategjike e Ministrisë së Punëve të Jashtme [të Turqisë] përpara samitit të OIC-së, do ta forcojë pozitën e komunitetit islamik kundrejt vendeve perëndimore.

Anëtarët e OIC-së duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të bashkohen rreth qendrës, Islamit, i cili është emërtuesi i tyre i përbashkët dhe të veprojnë me një axhende të përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë OIC-ja mund ta çojë përpara vizionin që pritet prej saj.

Versionin e plotë të këtij artikulli në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu.

Observer.al


  • I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit! 

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.