Në foto: Një grua përballë një posteri të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë dhe Forumit Musliman të Shqipërisë gjatë një proteste më 17 Maj 2012 kundër homoseksualizmit dhe pro vlerave të familjes.

Justinian TopulliNga Justinian Topulli

Termi martesë dhe familje historikisht, tradicionalisht dhe natyrisht edhe ligjërisht vazhdojnë të lidhen pazgjidhshmërisht me faktin që një institucion i tillë është i përbërë apriori nga burri, gruaja dhe fëmija. Për vetë faktin e thjeshtë biologjik që një njeri nuk mund të vijë kurrsesi në jetë vetëm se nga një marrëdhënie e dy sekseve të ndryshme, pra nga një mashkull dhe një femër, në çfarëdo forme qoftë ky kontakt, të drejtpërdrejtë ose jo. Pra cilido njeri në këtë botë ka një nënë femër biologjike dhe një baba mashkull biologjik, nga të cilët ai ka lindur, ky është një rend natyror që nuk është prishur deri më sot.

“Këta njerëz që duan të kenë një marrëdhënie homoseksuale, përderisa nuk e përfshijnë në moralin e tyre këtë sjellje si të turpshme dhe perverse, atëherë ata nuk kanë aspak nevojë që të kërkojnë të përfshihen në një ligj që nuk është i tyre dhe nuk është bërë për ta, sepse ata nuk janë familje.” Justinian Topulli

Këtij rendi biologjik natyror të patjetërsueshëm i përgjigjet natyrshëm një rend social dhe ligjor që quhet martesë dhe familje. Kodi i familjes është pikërisht manuali i ligjeve që merret me këtë koncept të familjes. Këta njerëz që duan të kenë një marrëdhënie homoseksuale, përderisa nuk e përfshijnë në moralin e tyre këtë sjellje si të turpshme dhe perverse, atëherë ata nuk kanë aspak nevojë që të kërkojnë të përfshihen në një ligj që nuk është i tyre dhe nuk është bërë për ta, sepse ata nuk janë familje, sipas konceptit biologjik natyror që përmenda më sipër.

Nëse lidhjet homoseksuale përfshihen në Kodin e Familjes dhe legjitimohen si martesë, kjo është një përmbysje e vetë kodit dhe agresion ligjor ndaj konceptit biologjik, natyral dhe tradicional të familjes. Si e tillë ajo është absurde dhe nule. Që të legjitimosh një lidhje të tillë si martesë dhe familje do të thotë të legjitimosh edhe të drejtën për të pasur fëmijë nga këto çifte, çka avokati i popullit Totozani e shprehu haptazi se një ligj i tillë do të shoqërohet me një ligj që lejon adoptimin e fëmijëve nga çifte të tilla! Tani kjo është kulmi i absurditetit në këndvështrimin biologjik, natyror, tradicional dhe natyrisht ligjor. Nëse një fëmijë i lindur nga një mashkull dhe një femër, për arsye nga më të ndryshmet, nuk i mundësohet të rritet dhe jetojë në një familje të përbërë nga këta prindër biologjik, me çfarë të drejtë biologjike dhe natyrore, shteti kërkon t’i japë këtij fëmije një “familje” të re që s’ka lidhje as nga forma dhe as nga përmbajtja me diçka biologjike dhe natyrore me atë të familjes së tij natyrore?!

Nëse një fëmijë ka humbur nënën dhe babanë e tij biologjik, ose njërin prej të dyve, me çfarë të drejtë ky ligj i propozuar kërkon t’i imponojë këtij fëmije një mjedis dhe një rend jo biologjik, jo natyral, i cili nuk prodhon kurrsesi një fëmijë të tillë si ai?!

Argumentimi që bëjnë këta njerëz se ekzistojnë familje, qoftë vetëm me baba ose vetëm me nënë, është argument shterpë dhe tejet absurd, që nuk vlen kurrsesi për analogji. Për vetë faktin e thjeshtë se kjo familje edhe pse i mungon njëri nga pjesëtarët e saj, forma dhe përmbajtja e saj nuk bien ndesh me rendin biologjik dhe natyral, por përkundrazi i tregojnë fëmijës se atij i mungon diçka. Dhe tjetër gjë është që diçka natyrale për arsye të ndryshme të dëmtohet e të lihet mangut, dhe tjetër gjë është të krijosh artificialisht mutacione të shëmtuara sociale, që nuk i përgjigjen rendit biologjik dhe natyror.

Imagjinoni një fëmijë i cili rritet nga dy baballarë ose nga dy nëna dhe kur bie në kontakt me pjesën tjetër madhore të fëmijëve mëson se atë nuk mund ta lindi vetëm se një mashkull dhe një femër dhe se shumica e shokëve të tij kanë për prindër, pra kanë nënë dhe baba, një mashkull dhe një femër të cilët janë edhe prindërit e tij biologjik, ose në raste të rralla, adoptuesit e tij, por me të njëjtën pamje dhe formë si prindërit e tij biologjik! A e imagjinoni se çfarë pikëpyetjesh dhe konfuzioni pamor, që bie ndesh me rendin biologjik, i krijohet një fëmije të tillë të adoptuar nga një çift homoseksual! Cili është babai dhe cila është nëna? Apo në raste të rralla përjashtuese adoptimesh, kush e ka rolin e njërit dhe kush rolin e tjetrit? Pse të gjitha kafshët dhe njerëzit kanë një nënë dhe një baba ndërsa vetëm unë dy nëna ose dy baballarë? Nëse unë nuk mund të lind vetëm se nga një mashkull dhe një femër, atëherë kush janë prindërit e mij biologjikë dhe pse u dashka të jetoj unë në një lidhje të tillë, që nuk i përgjigjet asnjë qenie të gjallë që shumohet nëpërmjet dy sekseve të ndryshme?!

Të tilla pyetje stresuese dhe traumat që kërkojnë të shkaktojnë me njerëzit këta humanoidë, duhet t’i kenë mirë parasysh të gjithë ata ligjvënës, që do të guxojnë të sanksionojnë me ligj një marrëdhënie homoseksuale si martesë dhe familje.

Shoqëria njerëzore nuk është vend ku çdo i marrë mund të eksperimentojë atavizmat dhe mutacionet e tij sociale. Lërini gjërat ashtu siç i ka krijuar Zoti, në natyrshmërinë e vet dhe mos luani me zjarrin, nëse nuk doni të përballeni me pasojat e asaj që vetë keni gatuar.

*Autori është kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë | Artikulli është publikuar në vitin 2012 në faqen zyrtare të LHSH-së.

Observer.al


  • I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit! 
Justinian Topulli
Bëhuni fans!

Justinian Topulli

Kontribues at Observer.al
Autori është Kreu Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, i cili është grupimi më i madh që merret me hoxhallarëtme shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Justinian Topulli
Bëhuni fans!

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.