Holanda ndalon pjesërisht perçen (nikabin)

0
Dy gra në Holandë të veshura me perçe. Nëse ligji miratohet, mund të denohen për veshjen e nikabit. Fotograf: Jerry Lampen/AFP/Getty Images

Kabineti qeveritar holandez ka mbështetur ndalimin e pjesshëm të perçes/nikabit në vendet publike, përfshirë shkollat, spitalet dhe transportin publik.

“Në të ardhmen, mbulimi i fytyrës nuk do të lejohet në institucionet arsimore, shëndetësore, ndërtesat qeveritare dhe në transportin publik,” tha qeveria me anë te një deklarate, të transmetuar nga Agjencia France Press (AFP) të premten më 22 maj.

Sipas kryeministrit holandez Mark Rutte, ndalesa nuk do të aplikohet për mbajtjen e burkas apo perçes në rrugë, por vetëm për arsye sigurie apo “në situata specifike kur është e nevojshme qe të duken personat.”

Duke mbrojtur këtë ndalesë, Rutte deklaroi se kjo nuk është “e nxitur për shkak të fesë.”

Me miratimin e ndalimit të pjesshëm, qeveria tha se po “përpiqet të gjejë një balancë midis lirisë së njerëzve për t’u veshur si të duan dhe rëndësisë së njohjes reciproke gjatë komunikimit.”

Ai vazhdoi duke thënë se: kabineti “nuk sheh ndonjë arsye për një ndalim të përgjithshëm për t’u aplikuar në të gjitha hapësirat publike.”

Propozimi për ndalimin, që do të aplikohet për ndërtesat qeveritare, do të vlerësohet nga një panel këshilltarësh ligjorë.

Gratë që do të shkelin këtë ndalesë do të ndëshkohen me mbi 405 dollarë.

Në vitin 2011, qeveria vendosi ndalimin e mbulimit të futurës për gratë muslimane, bashkë me disa kufizime të tjera ndaj emigrantëve, duke thënë se ofendon mënyrën e jetesës holandeze.

Muslimanët përbëjnë rreth 1 milion, nga 16 milion banorë, shumica e të cilëve janë me origjinë nga Turqia dhe Maroku.

Vlerësohet se në Holandë midis 100 deri në 500 gra mbajnë perçen në publik, sipas transmetuesit shtetëror NOS.

Mbajtja e perçes është kthyer në një temë delikate në Bashkimin Europian.

Kjo është ndaluar tashmë në Francë, Belgjikë dhe në një qytet në Spanjë.

Shumë lëvizje të ekstremit të djathtë në Europë e kanë kthyer çështjen e ndalimit të perçes në objektivin e tyre kryesor politik.

Edhe pse hixhabi është një veshje e obligueshme nga feja për femrat muslimane, shumica e dijetarëve muslimanë thonë se gruaja nuk e ka për obligim (farz) të mbulojë fytyrën, por thonë se kjo i lihet dëshirës së saj.

Observer.al


(Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejen paraprake të Observer.al)

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!