HRW: Kriza e emigrantëve në Europë për shkak të Islamofobisë

0
Në foto: Një sirian duke notuar drejt bregut me nje foshnje të vendosur mbi një komardare, pasi gomonja e tyre u përmbys rreth 100 metra para se të arrinte ishullin e Lesbos në Greqi. Pamjet Reuters

Vendet europiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e pasura të Gjirit Persik janë kritikuar nga organizata e të drejtave të njeriut se nuk po bëjnë aq sa duhet për të ndihmuar në krizën e emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Keneth Roth, drejtori ekzekutiv i Human Right Watch me bazë të SHBA, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës (shërbimi në gjuhën ruse) se anëtarët e rinj të Bashkimit Europian (BE) po shfaqin një fobi historike ku vjen puna për të pranuar refugjatë muslimanë që vijnë nga lufta në Lindjen e Mesme.

Roth tha se vendet e Europës Lindore nuk duhet të ndajnë vetëm përfitimet, por edhe përgjegjësitë e të qenit vend i Bashkimit Europian, që do të thotë se duhet të ndajnë detyrimet ligjore për të pranuar njerëz që kërkojnë azil.

“Ekziston një nevojë reale që të ngrihemi kundër Islamofobisë. Ajo bazohet mbi premisën false të historisë europiane mbi ‘etninë e pastër’,” tha ai.

“Çdo vend europian është produkt i emigracionit dhe lëvizjes së popullsisë. Po, është e vërtetë se pjesa më e madhe e Europës janë të krishterë, por këto vende kanë qenë në gjendje t’i integrojnë muslimanët. Ndërsa ato vende që nuk e kanë bërë këtë kanë qenë fajtorë për politikën e tyre të gabuar të mirëqenies sociale,” tha Roth.

Gjithashtu, është fakt se këto vende kanë lejuar diskriminimin e popullsisë muslimane për t’i mbajtur ana të margjinalizuar, në vend që t’i “lejonin ata të bëheshn pjesë e rrjedhës kryesore, në mënyrë që angazhoheshin ne ekonomi dhe politikë,”  tha Roth.

Margjinalizimi politik

Roth gjithashtu tha se kriza e tanishme nuk ka të bëjë me numrin e refugjatëve – ata përfaqësojnë vetëm një të dhjetën (1/10) e 1-përqindëshit të popullsisë së Bashkimit Europian dhe këto vende mund t’i përthithin shumë lehtë ata – por kjo është një krizë politike për shkak të Islamofobisë dhe qëndrimeve politike.

Në vendet e Gjirit Persik si Kuvajti, Bahreini apo Emiratet e Bashkuara Arabe, formalisht, asnjë sirian nuk është vendosur si refugjat edhe pse zyrtarët e këtyre vendeve thonë se shumë sirianë kanë hyrë me viza dhe kanë qëndruar aty.

Organizatat e të drejtave të njeriut theksojnë se ata që janë lejuar të qëndrojnë vijnë nga familje të pasura dhe të fuqishme. Roth kritikoi gjithashtu edhe Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit të cilat, sipas tij, nuk kanë marrë asnjë refugjat.

“A do të preferonin disa prej tyre të shkonin në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuar Arabe nëse do të ishte e qartë se qëndrimi atje do të ishte i mundur? Këtë përgjigje akoma nuk e dimë! Megjithatë, një numër i madh sirianësh punojnë në këtë rajon. Mendoj se kjo mund t’i paraprij vendosjet se disa refugjatëve atje,” tha ai.

“Ky opsion nuk po u jepet atyre. Disave pre tyre, nëse arrijnë të gjejnë një punë, u lejohet të shkojnë. Por, nëse ua zini derën si refugjatë, europianët thonë: “po”, ua njohim të drejtën për të aplikuar për azil. Nëse po ikni nga persekutimi dhe konflikti do t’ju lejojmë që vendoseni në vendet tona. Por vendet e Gjirit nuk ecin me këto rregulla.” Kjo për arsye se këto vende nuk e kanë firmosur Konventën e Refugjatëve të vitit 1951 dhe teknikisht ato nuk e kanë për detyrë të pranojnë asnjë refugjat. Deri tani Konventën e kanë firmosur rreth 142 vende.

Megjithatë, ministri i jashtëm saudit i ka hedhur poshtë kritikat ndaj vendit të tij gjatë një deklarate të bërë publike të premten. Ministri tha se Arabia Saudite është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të ndihmave ndaj popullit sirian dhe se ka marrë rreth 2.5 milion që prej fillimit të konfliktit, por jo me statusin e refugjatit.

“Në mënyrë që të ruajmë dinjitetin dhe sigurinë e tyre, Mbretëria ka adoptuar politika të tilla që të mos i trajtojë ata si refugjatë apo t’i vendosë ata në kampe refugjatësh. Atyre u është dhënë liria të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin dhe atyre që kanë dashur të qëndrojnë në Arabinë Saudite u është dhënë statusi i qëndrimit të ligjshëm si pjesa tjetër e vendasve,” thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, ndihma ndaj sirianëve, qoftë në A. Saudite apo jashtë saj, arrin një shumë prej 700 milion dollarësh amerikanë.

Roth kritikoi gjithashtu edhe Shtete e Bashkuara se nuk kanë bërë mjaftueshëm për sa i përket kuotave të refugjatëve, duke e konsideruar angazhimin e SHBA-ve si një “lëmoshë.” Si një vend i pasur si SHBA-të duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së refugjatëve,” tha ai.

Deri tani Shtete e Bashkuar kanë marrë vetëm 1 mijë e 500 refugjatë. Organizatat për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje presidentit Barak Obama që ta rrisë këtë numër.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (International Rescue Committee ) i ka bërë thirrje SHBA-ve që deri vitin tjetër të pranojnë rreth 100 mijë refugjatë.

Lufta në Siri, e cila zgjat prej gati 5 vitesh ka shkaktuar mbi 250 mijë viktima dhe ka detyruar rreth 5 milion sirianë që të braktisin shtëpitë e tyre.

Observer.al

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!