Intervista me Nexhmije Hoxhën, nostalgji për të keqen

0

Nga Justinian TopulliJustinian Topulli


Është hera e dytë, që një gazetare, që nuk di sesi ta etiketojë, merr peng edhe njëherë tjetër një televizion me shikueshmëri kombëtare, me intervistën e së vesë së diktatorit komunist shqiptar!

Ka mjaft mënyra për të bërë show dhe tërhequr audiencën e publikut, por  kjo është mënyra më e shëmtuar dhe perverse për të trazuar plagën dhe  ndërgjegjen e një populli të përvuajtur në gjysmëshekulli.

Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë të vërtetat e vogla të N. Hoxhës  për të shoqin, edhe nëse janë të tilla, sepse ajo që ata përjetuan gjatë  pushtetit të tij dhe langonjve të tjerë komunistë, është një e vërtetë  më e madhe, të cilën e dëshmojnë plagët e qindra mijëra njerëzve të  vrarë, torturuar, burgosur dhe internuar. E dëshmon dehumanizimi i  “njeriut të ri socialist”, ky mutacion komunist, nga i cili Shqipëria  vazhdon të vuajë akoma.

Për respekt të jetës njerëzore, media  dhe kushdo tjetër, duhet të harrojë se këta njerëz, si N. Hoxha jetojnë  akoma. Por, nuk duhet harruar për asnjë çast e liga që soji i saj, i  mbrujtur me një ideologji kriminale, i solli këtij vendi.

Të  tilla “të vërteta”  ironike, se diktatori ishte tolerant me festat  fetare, teprimet në ndalimin e fesë… e të tjera dokrra si këto, ishin  produkt i masave dhe jo i “udhëheqësit”, le t’i marrë me vete në varr  dhe t’i tregojë Ditën kur do të dalë para Zotit, pa qenë nevoja të  trazojë ditën e disa miliona njerëzve, që e jetuan atë periudhë dhe të  shfytyrojë panoramën për disa të tjerë, që nuk e jetuan atë mynxyrë.

Autori është Kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë
*Qëndrimet e mësipërme janë të autorit

Observer.al


  • I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit! 
Justinian Topulli
Bëhuni fans!

Justinian Topulli

Kontribues at Observer.al
Autori është Kreu Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, i cili është grupimi më i madh që merret me hoxhallarëtme shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Justinian Topulli
Bëhuni fans!

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.