Zhvendosja e vëmendjes drejt islamofobisë dhe përdorimi i muslimanit si objekt kërcënimi strategjik global i njëanshëm u shfaq gjatë fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Bashkimit Sovjetik.

Nga Hatem Bazian

Shënim redaksional: Në këtë seri artikujsh nga profesori i Universitetit të Kalifornisë Hatem Bazian do të trajtohet rolin që ka luajtur strukturimi i rendit botëror pas Luftës së Ftohtë në nxitjen, përhapjen dhe intensifikimin e fenomenit të Islamofobisë në botë, e në Perëndim në veçanti. Pjesa e parë, fillon me rolin e Revolucionit Iranin të vitit 1979, fetvanë ndaj Selman Rrushdies, muxhahidinët sunitë, luftën afgane kundër Bashkimit Sovjetik dhe intifadën palestineze.

Çasti vendimtar i shfaqjes së islamofobisë, në formën gjithëpërfshirës dhe të padiferencuar  në aspektin e sektit apo të grupimit, lidhet drejtpërdrejt me rënien e Bashkimit Sovjetik, pasojat e menjëhershëm të Luftës së Parë të Gjirit dhe kryengritja palestineze, gjë që çoi në shtrimin e terrenit për problematizimin e Islamit dhe muslimanëve si një subjekt i vetëm kërcënues.

Zhvendosja e vëmendjes drejt islamofobisë dhe përdorimi i muslimanit si objekt kërcënimi strategjik global i njëanshëm u shfaq gjatë fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Bashkimit Sovjetik. Megjithëse Revolucioni Iranian i vitit 1979 intensifikoi përfaqësimin negativ të islamit dhe muslimanëve në Perëndim, veçanërisht në SHBA, qëllimi i demonizimit nuk ishte në atë shkallë që u shfaq në periudhën e pas Luftës së Ftohtë. Në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, shfaqja e islamofobisë si koncept në politikat publike mund të lidhet me Revolucioni Iranian dhe me çështjen e Selman Rushdies, që mori një vemendje të veçantë në komunitetin musliman për shkak të mbështetjes së fetvasë së perceptuar apo reale të Ruhollah Khomeinit ku bëhej thirrje për vrasjen e Rushdies. Sigurisht, fjalimet e udhëheqësve politik dhe deklaratat e asaj kohe në media ishin të mbushura me retorikë anti-muslimane dhe theksonin vijën ndarëse midis Iranit (që përfaqësonte një aspekt të frikshëm të Islamit) dhe Perëndimit. Nuk është për t’u habitur që libri i Eduard Saidit “Të mbulosh Islamin”, është shkruar për të eksploruar demonizimin e Islamit dhe muslimanëve pas Revolucionit Iranian të vitit 1979. Nga ana tjetër, orientalizmi i Saidit, përmes shkrimeve shkencore, hulumtoi në historinë e gjatë të përfaqësimeve dhe stereotipave që shpesh shërbenin si material burimor i qëndrueshëm për targetimin e arabit dhe muslimanëve si “Tjetri” dhe “I ndryshmi”.

Diskursi anti-iranian dhe anti-shiit në shtypin perëndimor dhe arab u balancuan në atë kohë duke ndërtuar një pikëpamje të favorshme për Muxhadinët sunit, të cilët kishin një funksion të rëndësishëm strategjik në përballjen me gjakderdhjen e shkaktuar nga Bashkimit Sovjetik në Afganistan. Kështu, në SHBA dhe Evropë u formua një botëkuptim i caktuar ndaj sunitit xhihadist, i cili mbështeti nga njëra anë luftën në Afganistan dhe nga ana tjetër gatishmërinë për të kundërshtuar dhe përballur me Revolucionin Iranian, si pretekst mbrojtjen e portës lindore të botës arabe nga përhapja e shiizmit iranian. Kjo do të thotë që në mes të vitit 1979, me rënien e Bashkimit Sovjetik, islamofobisë iu dha një qëllim lokal dhe i dallueshëm anti-shiit, në vend që të ishte një strategji gjithëpërfshirëse për të demonizuar islamin apo muslimanët si një kategori e vetme.

I rëndësishëm është fakti se më vonë fokusi u zhvendos tek “pengesat e dyfishta” në politikën e jashtme të SHBA-ve, një politikë e përqëndruar më së shumti në luftën kundër nacionalizmit arab dhe fundamentalizmit islamik, që kishte si synim të shënjestronte Iranin për revolucionin shiit, Organizatën Nacionaliste të çlirimit Palestinez, Libinë, si dhe Irakun që kur u bashkua me strategjinë arabe dhe perëndimore për të përmbysur, kundërvënë dhe lyer me gjak Revolucionin Iranian. Në këtë periudhë, “kërcënimi islamik” konkretisht nënkuptonte më specifikisht kërcënimin shiit iranian dhe aleatët “tanë “ishin fundamentalistët xhihadist sunitë që përfshinin spektrin e plotë të grupeve dhe sekteve të orientuara nga sunitë. Drejtimi i kësaj strategjie kërkonte një kultivim të kujdesshëm të aleancave dhe ndërtimin e një narrative që do të bënte jehonë dhe do t’u mundësonte qeverive me shumicë sunite të mobilizonin agjencitë e tyre të inteligjencës për të rekrutuar individë që do të merrnin pjesë në luftën me dy fronte: atë afgane kundër rusëve dhe në Irak si kundërshtim ndaj Iranit. Në të dyja rastet, ndërtimi i islamit xhihadist sunni ishte tonaliteti “fetar” i duhur i nevojshëm për të sjellë me mijëra ushtarë këmbësorë të panjohur në fushëbetejë për të ndihmuar më pas SHBA-në, Evropën dhe shtetet arabe e muslimane në zbatimin e strategjisë së kontrollit.

Çasti vendimtar i shfaqjes së islamofobisë, në formën gjithëpërfshirës dhe të padiferencuar  në aspektin e sektit apo të grupimit, lidhet drejtpërdrejt me rënien e Bashkimit Sovjetik, pasojat e menjëhershëm të Luftës së Parë të Gjirit dhe kryengritja palestineze, gjë që çoi në shtrimin e terrenit për problematizimin e Islamit dhe muslimanëve si një subjekt i vetëm kërcënues. Grupet, sektet dhe organizatat islamike luajtën një rol të rëndësishëm gjatë Luftës së Ftohtë, duke siguruar në mënyrë indigjene një kundërvënie dhe një epistemë fetare të përshtatshme për të kundërshtuar nacionalizmin e orientuar nga socializmi, komunizmi dhe vetëvendosja, e cila ka rezultuar të jetë një strategji shumë e suksesshme. Megjithatë, fundi i Luftës së Ftohtë dhe shndërrimi në një botë unipolare prodhuan konflikte dhe gara brenda dhe jashtë vendit për të përcaktuar “Rendin e Ri Botëror”, por, më e rëndësishmja, një ndjekje e mundësive për të riformuar prioritetet ushtarake dhe ekonomike të SHBA-ve të epokës së re. 

Vazhdon…

Autori është bahkëthemelues i Zaytuna College dhe njëherësh lektor i teologjisë dhe legjislacionit islam aty. Bazian gjithashtu shërben edhe si lektor në Universitetin e Kalifornisë. Në vitin 2012 ai nisi publikimin e revistes shkencore “Islamophobia Studies Journal,” dedikuar Islamofobisë, ku ndër të tjera ka hulumtuar the rolin e organizatave hebreje pro-izraelite apo sioniste në financimin dhe nxitjen e Islamofobisë. 

Observer.al

Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen parakrake të Observer.al

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.