yasinnNga Yassin MusharbashThe Guardian

Gjatë viteve të fundit, rritja e Islamofobisë mund të vërehet lehtë. Faqet e internetit anti-muslimane, si “politikisht jo korrekte” janë zgjeruar dhe po bëhen më agresive. Librat me një axhendë të qartë anti-muslimane – të tilla si ajo e Thilo Sarrazin-it, një ish-senator i financave të Berlinit – i cili ka shitur qindra mijëra kopje të librit, e duke përfshirë Partitë të tilla si Pro Köln. Islamofobia me sa duket ka të bëjë më shumë me imagjinatën se sa me realitetin.

Sigurisht, Islamofobia nuk është specialitet gjerman. Në Holandë, për shembull, zhvillime të ngjashme kanë filluar vite më parë. Në fakt, Islamofobia është në rritje në të gjithë Evropën Perëndimore, e po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Si gazetar me një emër arab, unë marrë një sasi të mjaftueshme letrash me përmbajtje islamofobike, plotë urrejtje, siç u ndodh edhe  shumë kolegëve me një sfond të ngjashëm. Tre vjet më parë, kur kuptuam se kjo po ndodhte me të gjithë ne dhe ishin bërë më të shpeshta, filluam të organizojmë tubime publike, ku i kemi lexuar  këto letra para audiencës.

Sigurisht, Islamofobia nuk mund të përqeshet, dhe e jona është vetëm një mënyrë e vogël e që ka të bëjë me të. Por ajo që është e qartë është se argumentet tradicionale raciste tani kanë më shumë gjasa për të ardhur në formën e abuzimit në bazë të fesë. Hebrenjtë ndajnë të njëjtat vlera si të krishterët, kurse emigrantët vietnamezë janë integruar mirë,  por për myslimanët mendojnë ndryshe.

Çfarë e ka ushqyer këtë? Qartë, 11 shtatori 2001 dhe sulme të tjera terroriste xhihadiste që luajnë rol. Por kjo nuk është e gjitha. Ekziston frika e humbjes ekonomike, për të cilën muslimanët janë  kurban.

Organizatorët e demonstratave në Dresden pretendojnë se po u përgjigjen përleshjeve në rrugë në mes të selefistëve dhe kurdëve që shpërthyen në Gjermani Perëndimore disa javë më parë. Por është qesharake që këto përleshje  dhe probleme të tjera të bëhen si pjesë e një fenomeni të Islamizimit.

E megjithatë, është koha kur kemi filluar ta marrim seriozisht këtë. Ata protestues në rrugët e Drezdenit mund të jenë jo të dhunshëm, por ata janë të infektuar me një mospërfillje dhe mund t’i inkurajojnë skajet më radikale të spektrit Islamofobik.

Politikanët këtu kanë ndjenjen se diçka po ndërtohet. Por deri në  kohët e fundit, ata kryesisht përmbahen vetëm sepse pakënaqësitë e njerëzve duhet të merren seriozisht, në vend që të kritikojnë ndjenjën raciste që erdhi nga ankesat e tyre.

Kjo duhet të ndryshojë, tani. Duhet të bëhet e qartë se Islamofobia në Gjermani nuk është shprehje legjitime e zemërimit apo frustrimit dhe sigurisht nuk ka asgjë për t’u krenuar me të. Islamofia është  racizëm, qartë dhe thjeshtë.

Yassin Musharbash Autori është zëvendës-redaktor në departamentin hetues në gazetën e përjavshme gjermane Die Zeit. Ai është djali i një babai jordanez dhe një nëne gjermane. Në punën e tij, ai është përqendruar në çështjet e islamofobisë. Në 2011 ai ka botuar romanin e tij “Radikal”, në të cilën flet për potencialin e dhunshëm të lëvizjeve islamofobe në Evropë.

Observer.al

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!