Votimi i OKB tregon se çështja palestineze përbën një shqetësim serioz botëror, i cili nuk ka të bëjë vetëm me arabët dhe vendet muslimane.

Nga Hamid Dabashi

Shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së e denoncuan vendimin e njëanshëm dhe arrogant të SHBA-ve për ta shpalluar Izraelin “kryeqytet” të kolonisë së aparteidit izraelit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, për rezolutën që e deklaron “pa forcë ligjore” vendimin e SHBA-ve ndaj Jeruzalemit. Votimi e së enjtes erdhi pas vetos së SHBA-ve kundër së njejtës rezolutë në Këshillin e Sigurimit ditën e hënë – ku SHBA-të u tejkaluan në numër; 14 me 1.

Propaganda izraelite dhe ajo sioniste nëpër botë reaguan menjëherë duke e quajtur këtë fitore morale të palestinezëve si asgjë më shumë se një “rezolutë pa forcë ligjore”. Por a është njëkohësisht edhe e pavlerë dhe e pa kuptimtë? Në fakt është krejt e kundërta.

Këto janë dhjetë arsyet kryesore pse duhet festuar votimi i OKB-së:

E para. Kjo votë është një deklaratë e jashtëzakonshme botërore se Izraeli është shtet mashtrues, i cili nuk ka moral në qëndrimet politike përballë komunitetit ndërkombëtar – dhe se ajo është një koloni europiane që ia ka sjellë në majë të hundër komunitetit botëror kaq dekada pas krijimit të tij dhe miliarda dollarëve të derdhura për të bërë propagandë. Pavarësisht të gjitha këtyre, Izraeli ka dështuar të sigurojë ndonjë pozitë për vetën.

E dyta. Kjo votë është një tregues po aq bindës së SHBA-të, veçanërisht nën administratën Trump, janë shtet i dhunshëm dhe një tigër pa dhëmbë, I cili ulëret fort por kafshon pak. Me këtë votë, komuniteti ndërkombëtar sfidoi kërcënimet e paprecendenta të SHBA-ve, e cila u betua se do mbante “shënim emrat” dhe se do të ndëshkonte vendet që do të votonin kundër.

Votimi tregon se çështja palestineze përbën një shqetësim serioz botëror, i cili nuk ka të bëjë vetëm me arabët dhe vendet muslimane.

E treta. Një numbër prej 128 shtetesh e deklaruan si “të paligjshëm” dekretin imperialist të SHBA-ve  sipas të cilit Jeruzalemi është kryeqyteti i bazës ushtarake të tij të preferuar.  Vetëm 9 vende, të gjitha të vogla e të dobëta, votuan kundër, plus 35 abstenuan për shkak të kërcenimeve të SHBA-ve. Kjo do të thotë se i gjithë komuniteti botëror, minus 9 vende të dobëta politikisht dhe financiarisht, nuk kanë asnjë arsye që të intimidohen nga SHBA/Izraeli.  Këto dy shtete, të cilat janë ekspozuar për politikën dhe moralin e tyre të prishur, nuk janë gjë tjetër veçse kërcënime ushtarke për botën mbarë.

E katërta. Nxjerr në pah paaftësinë diplomatike të Nikki Haley-it dhe homologut të saj izraelit, të cilët u përpoqën si dy bulldogë të përhapnin frikë dhe të kërcënonin komunitetin ndërkombëtar, duke thënë se do ndërshkonin çdo shtet që del kundër imperializmit të tyre të paturpshëm. Ashtu si përfaqësuesit e mëparshëm, edhe e dërguara e Trumpit në OKB është përkufizim i një militarizmi të paskrupullt, me zero aftësi diplomatike. Ajo është një turp për çdo qytetarë të denjë amerikan.

E pesta. Vota nxorri në pah faktin se Çështja Palestineze është një shqetësim botëror, i cili nuk kufizohet vetëm me arabët dhe vendet muslimane – dhe se akuzat e pabaza për “anti-semitizëm” me të cilat sionizmi akuzon këdo që kritikon Izraelin, nuk e pengojnë më botën që të deklarojë hapur kundërshtinë e vet ndaj grabitjes së vazhdueshme të Palestinës. A është e gjithë bota “anti-semite” përveç SHBA/Izraelit dhe disa ishujve të vegjël në Paqësor?

E gjashta. Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, e bashkë me  të të gjithë sionistët fanatikë që financojnë kolonitë izraelite, kanë krijuar një situatë ku ata që e mbështesin Izraelin nuk kanë më moral. Çdo qytetarë amerikan dhe çdo kolonizator izraelit duhet ta shohë vetën në pasqyrë.

E shtata. Bashkë me deklaratën fillestare të Trumpit që synonte normalizimin e të majtës sioniste në Jeruzalem, ky vendim i OKB-së ia mohon përgjithmonë SHBA-ve çdo pretendim për të qenë nje arbitër i drejtë për paqe, duke i ekspozuar kështu demokratët dhe republikanët si mbështetës imperialistë të grabitjes së vazhdueshme të Palestinës nga Izraeli.

E teta. Dështimi spektakolar i Nikki Haley, si në Këshillin e Sigurimit ashtu edhe në Asamblenë e Përgjithshme, i jep fund maskaradës së Oslos, e bashkë me të edhe iluzionit se do të ketë zgjidhje me dy shtete. Që sot e tutje, kushdo që e përmend frazën “zgjidhje me dy shtete” është tradhëtar i çështjes palestineze dhe lëvizjes për çlirim, i cili promovon sharlatanizmin izraelit për të mbuluar grabitjen e vazhdueshme të Palestinës, duke mos pasur ndonjëherë qëllim lejimin e krijimit të një shteti të pavarur palestinez.

E nënta. I forti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e deklaruar OKB-së si “shtëpinë e gëshjeshtrave”, e ka konsideruar të gjithë komunitetin ndërkombëtarë si të marrë – një tregues i qartë i një projeksioni psikologjik. Duke treguar gjithashtu se ai si kryeministri i një kolonie të ardhurish dhe ndjenjat që ai përfaqëson, jetojnë në një univers paralel – dhe se “Izraeli” është një “fake news” dhe një trillim alternativ. Kështu që, ose e gjithë bota është një “shtëpi e gënjeshtrave”, ose Benjamin Netanyahu është kryeministri i një “shtëpie prej letre”.

E dhjeta. Poshtërimi i merituar  që iu bë administratës së Trumpit në OKB, krijon një situatë të çuditshme për vetë faktin se ka një rritje të ndërgjegjësimit pro-paletinez brënda Shteteve të Bashkuara. Kjo administratë, më shumse se çdo administratë tjetër, po tregon fuqinë e madhe që ka lobi izraelit ndaj SHBA-ve për ta detyruar elitën e tij politike që të shkojë kundër vullnetit të popullit amerikan e t’i vërë ata në siklet përballë komunitetit ndërkombëtar. Është vetëm çështje kohe derisa vetë amerikanët ta çlirojnë vetën nga kjo formë skllavërie, si një kolonë e pestë e një force të huaj kolonizatore. 

Përktheu dhe përshtati me shkurtime në shqip Observer.al.
Mendimet e shprehura në artikull përfaqësojnë vetëm bindjet e autorit e nuk përafqësojnë politikën editorial të Observer.al

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.