Tuesday, March 19, 2024

Kinemaja: mbi një shekull islamofobi, stereotipe dhe përshkrime negative të muslimanëve

“Armiku më i madh i të vërtetës nuk është gjithmonë gënjeshtra, pandershmëria, por miti që përsëritet vazhdimisht, që është bindes dhe realist”.

“Mund të godisni një arab falas. Ata janë armiq të lirë, përsonazhe negative të lira. Atë që nuk mund t’ia bëni një hebreu apo njeriu me ngjyrë, mund t’ua bëni atyre.”

Kinemaja ka një histori të gjatë e të hidhur në nxitjen e paragjykimeve ndaj grupeve etnike, e cila daton që në fillimet e saj. Aziatikët shiheshin si “gjarpërinjë”, afrikanët si “sombo”, indianët si “të egër”, ndërsa hispanikët si njerëz “me lyrë”, kurse italianët si “mafiozë”. Me kalimin e kohës këto stereotike fyese dhe paragjykime janë zbehur në kinema dhe nuk tolerohen më në kohët e sotme, me përjashtim të komunitetit të muslimanëve. Përgjatë viteve, muslimanët janë përshkruar në kinema si njerëz të pasuruar me naftë, fanatikë fetarë dhe armiqësorë ndaj jomuslimanëve dhe perëndimorëve. E gjitha kjo ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet me Lindjen e Mesme që datojnë prej mesjetës. Por, sulmet e fundit dhe ndjenjat anti-muslimane dhe propaganda islamofobe e Hollywood-it ka qënë rezutat i politikave të jashtme (amerikane), ndikimit të qeverisë, tensioneve në Lindjen  e Mesme gjatë viteve ’80 dhe ’90, që nga lufta e Gjirit, e deri te sulmet e 11 Shtatorit.

Si përceptohen musimanët? Histori përsonazhesh negative

Përgjatë historisë së muslimanëve në kinemanë perëndimore, shumicën e kohës ata janë paraqitur si armiq dhe si kërcënim për jomuslimanët dhe shoqërinë perëndimore. Që nga 1896-a, arabët janë paraqitur si brutalë, njerëz pa zemër, fanatikë fetarë të pa civiziluar, të përbetuar ndaj terrorizmit kundër perëndimit. Tendencat më të fundit e paraqesin besimin Islam me anë të supremacisë mashkullore, luftës së “shenjtë”, akteve terroriste, ndërsa meshkujt muslimanë si “alienë”. Lajtmotivi kryesor që i rrethon këto përsonazhe negative është shfaqja e armiqësisë ndaj perëndimorëve. Lajtmotivet e zakonshme në këto filma i përshkruajnë arabët si përdhunues, vrasës, të cilët përpiqen të rrembejnë “heroinat” perëndimore. Arabët paraqiten sikur janë kundër të krishterëve, të cilët përpiqen të pushtojnë Shtetet e Bashkuara duke terrorizuar të pafajshmit, e që duan të përdorin bombën bërthamore. Arabët dhe muslimanët shumë rralë paraqiten në një dritë positive.

Rasti i filmit Arabland

Filmi Araband është krijuar me anë të ideve orientaliste, të cilat e përgjithësojnë Lindjen e Mesme. Me anë të përgjithësimit, kinemaja e ka kthyer Lindjen e mesme në një rajon homogjen ku të menduarit e prapambetur konsiderohet diçka e përgjithshme; superioriteti i mashkullit, shtypja e femrave, bashkë me intolerancën edhe armiqësinë ndaj perëndimorëve dhe grupeve të tjera fetare paraqiten si diçka normale. Në filmin Arabland femrat veshin burka. Ato janë kërcimtare belidensi, e me raste edhe terroriste. Ato paraqiten si të nënshtruara dhe të shtypura. Ndërsa meshkujt muslimanë shfaqin dëshira seksuale të tepruara, sidomos ndaj femrave perëndimore. Shfaqen me mjekra të zeza të mëdha, me turbane në kokë e të veshur me rroba tradicionale. Paraqiten si terroristë. Në Arabland, të gjitha stereotipet ndaj arabëve dhe muslimanëve bëhen realitet në film, duke ndikur në mënyrën se si ne i përceptojmë këto gjëra.

Dehumanizimi

Përgjatë 100 e ca viteve që arabët dhe muslimanë kanë qënë të pranishëm si përsonazhe në kinema, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë paraqitur si heronj. Kjo do të thotë se shumica e mbi 900 filmave ku paraqiten muslimanët janë bërë për t’u prishur imazhin. Me breza të tërë kinemaja në mënyrë të vazhdueshme ka ushqyer në mendjen e publikut një imazh negativ ndaj arabëve dhe muslianëve, duke i paraqitur ata si derra, adhurues të djallit, çakej, minj etj.

Për më shumë se një shekull, ide të tilla false për muslimanët janë ngulitur në shoqërinë amerikane dhe si rezultat kanë krijuar një shkëputje midis asaj që ata e konsiderojnë “jetë perëndimore të qytetëruar” dhe Lindjes së Mesme, e cila për ta është një tokë e largët, e mbushur me muslimanë të paqytetëruar e barbarë, të cilët janë të dhunshëm ne thelb dhe fanatikë fetarë. Si pasojë, ne nuk i shohim më ata si njerëz të zakonshëm të angazhuar me jetet e tyre siç bëjmë të gjithë, por i përcëptojmë këta njerëz si shumë të ndryshëm nga ne. Në këtë mënyrë, njerëzit fillojnë t’i shohim ata si armiqësorë dhe si kërcenim ndaj stilit tonë të të jetuarit.

Observer.al

Të ngjashme
Related

Dita Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë: një thirrje globale për veprim

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të luftuar Islamofobinë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.

Manipulimi me “Fenë e vjetër’ të shqiptarëve në letërsinë shqipe

Falsifikimi i fakteve dhe i të vërtetave historike dhe fetare, për gjoja “fenë e vjetër- “krishterimin dardan”, nuk i bën asnjë dobi krishterimit sot ndër shqiptarë.

A po rikthehet Islamofobia sot si pas 11 Shatorit?

Si dikur pas 11 shatorit, edhe sot me luftën e Izraelit në Gaza mediat perëndimorë e shfrytëzojnë maskën e çlirimit për të çuar përpara agjendat e tyre koloniale.

Raport: Racizmi anti-palestinez dhe Islamofobia në mbulimin e luftës në Gaza

Racizmi anti-palestinez dhe Islamofobia janë të gjalla dhe po luajnë rol në justifikimin e vrasjeve të dhjetëra mijëra palestinezëve të pafajshëm.
Verified by MonsterInsights