Kosova si shtet fetar ortodoks!

Analizë e faktorëve ndikues të islamofobisë në Kosovë

28

Në Kosovën e pasluftës dhe veçmas në Kosovën e pavarur (2008 e këndej), feja është bërë tema më e keqkuptuar (për shkak të naivitetit të shumë njerëzve) dhe më e keqinterpretuar (për shkak të keqdashjes së shumë të tjerëve.) Disa nga debatet më idiote që janë zhvilluar ndonjëherë në këtë vend, kanë pasur të bëjnë veçmas me fenë islame, përkatësisht me “rrezikun islamik”, i cili prej injorantëve është shndërruar në një gogol, me të cilin ata trembin veten e tyre. Këto debate idiote kanë prodhuar “njohës” të çështjeve fetare, që në të vërtetë janë batakçinj, që nuk kanë as formimin elementar fetar e as intelektual, ndërsa kanë marrë përsipër të interpretojnë çështjet fetare dhe të propozojnë, me një lehtësi tipike që buron nga formimi stalinist, masa represive ndaj muslimanëve e masa restriktive ndaj fesë islame, në një vend ku është në funksion e në zhvillim të sforcuar demokracia liberale, ndërsa në censusin e vitit 2012 mbi 95 për qind e popullsisë janë deklaruar muslimanë!

Opinionet e lexuesve, që zakonisht shoqërojnë me shumicë këso debatesh e tekstesh dhe që sipas gjasash janë të dirigjuara nga qendra të caktuara, përbëhen nga fyerjet më barbare ndaj fesë islame e ndaj ndjenjave të besimtarëve muslimanë. Egërsi të tillë të fyerjeve nuk bën vaki të hasen për asnjë fushë tjetër të debatit, që do të thotë se islamofobia është në tensione të larta në këtë vend dhe që ajo sponsorizohet nga qarqe të ndryshme. Nuk dihet saktësisht se a janë po ato qendra që e sforcojnë demokracinë liberale apo janë ato që janë kundër saj. Por, basti më shumë bie në të parat, pra që sponsorizuesit e demokracisë liberale janë porositësit/urdhërdhënësit e restriktioneve ndaj lirive fetare. Kjo gjë paraqet një absurd të llojit të vet, sepse të stimulosh demokracinë liberale dhe në të njëjtën kohë të cenosh të drejtat elementare fetare të shumicës absolute të popullsisë, është një situatë shumë absurde dhe që, në instancë të fundit, e kërcënon edhe vetë demokracinë.

Askush nuk e di saktësisht se si shpërtheu gjithë kjo islamofobi në Kosovë, veçmas pas pavarësimit të vendit, kur shpresohej se të gjithë banorët e saj do të gjenin mirëkuptimin dhe paqen e nevojshme, pas vuajtjeve të jashtëzakonshme nën pushtimin sermomadh. Por, ai mirëkuptim dhe ajo paqe nuk janë arritur ende dhe as që shihen kund në horizont, as në rrethanat e avancimit të demokracisë liberale.

Shpërthimi i islamofobisë menjëherë pas pavarësimit të vendit ishte si shpërthimi i një abscesi që ka mbledhur qelb për një kohë të gjatë dhe që ka akumuluar një virulencë të lartë. Ka disa supozime lidhur me shkaqet që sollën këtë virulencë e të cilat e kanë brenda vetes farën e rezonit logjik. E para ka të bëjë me bisedimet e Vjenës dhe me mënyrën se si i dizajnua shteti i ri nga aktorët ndërkombëtar, të cilët duke e propozuar që Kosova të bëhej e pavarur, e futën brenda një mbikëqyrjeje afatgjatë ndërkombëtare, ushtarake dhe civile në të njëjtën kohë! Pra, formuan njëfarë kreature kuazi shtetërore, e cila më parë do të mund të quhej Ahtisaristan sesa Kosovë. Në bisedimet e Vjenës, përkatësisht me Planin Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit, Ahtisaristani (Kosova)  u konceptua si shtet fetar, me fenë ortodokse serbe si fe shtetërore ose, më saktë, me Kishën Ortodokse Serbe si shtet brenda shtetit. Krijimi i zonave të mbrojtura të kishave dhe manastireve serbe, dhënia e lehtësirave doganore për këtë kishë dhe një numër i madh i koncesioneve të bëra nga shteti i ri, e ka bërë Kishën Ortodokse Serbe që të jetë tërësisht jashtë juridiksionit të Kosovës. Në këto koncesione bie edhe lejimi i mësim-besimit në shkollat në gjuhën serbe, përderisa është në fuqi ndalimi i mësim-besimit në shkollat në gjuhën shqipe!

Për të evituar çfarëdo kërkese të Bashkësisë Islame të Kosovës për një status më të avancuar në kuadër të shtetit të ri dhe për më shumë liri e të drejta të muslimanëve në këtë shtet, është orkestruar presioni mbi muslimanët, që të minimizohen kërkesat e tyre dhe bile që të mos realizohen as kërkesat minimale. Kështu, nga presioni i madh dhe permanent, është dashur të harrohej statusi i privilegjuar i Kishës Ortodokse Serbe dhe i bashkësisë ortodokse në Kosovë, gjë që tashmë edhe ka ndodhur. Kisha që fton besimtarët e vet për hakmarrje (parulla e famshme “Osvetiti Kosovo!”) bën çfarë të dojë, madje u uzurpon edhe pronat fshatarëve, por as shteti e as qytetarët nuk guxojnë të bëjnë as edhe një deklaratë tamam.

Nga ana tjetër, edhe Kisha Katolike i ka realizuar disa favore për veten e saj, gjë që po ashtu është parë si diçka “e vetëkuptueshme” në një shtet kukull, ku nuk vendos vullneti i shumicës së popullsisë. Mirëpo, nuk duhet të shmanget nga vëmendja fakti që edhe Kisha Katolike administrohet direkt nga një shtet tjetër, nga Vatikani, prandaj as ajo nuk varet nga humori i institucioneve shtetërore të Kosovës. Meqë katolicizmi nga ana e kuaziintelektualëve islamofobë është patentuar si “tharmi i shqiptarizmit”, kjo ka bërë që kjo kishë të marrë njëfarë statusi të privilegjuar edhe në sytë e institucioneve të shtetit të ri, gjë që e dëshmon më së miri ndërtimi i katedrales në qendër të Prishtinës dhe uzurpimi prej saj edhe i një pjese të territorit, bile pa ua varur fare vendimeve të komunës së Prishtinës. Pra, realisht, vetëm Bashkësia Islame e Kosovës dhe fatet e muslimanëve varen nga ligjet e shtetit të ri, prandaj ndaj tyre edhe janë aplikuar masat restriktive të këtij shteti, i cili vetë është i mbikëqyrur nga të tjerët!

E dyta, adresa e aktorëve që ushtrojnë presionin mbi muslimanët në Kosovë, duket si enigmë, meqë luhet si me top të pingpongut ndërmjet institucioneve vendase dhe atyre ndërkombëtare. Kur institucioneve të vendit u duhet t’i fshehin veprimet e veta islamofobike, lëshojnë fjalë se këto masa po i kërkuakan “miqtë tanë”, kryesisht amerikanë. Dhe, ashtu e fshehin dorën e vet, edhe nëse me të e kanë hedhur gurin. E treta, segmente me ndikim të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, duket se ushtrojnë vërtet presion mbi institucionet e vendit për të mbajtur nën presion fenë islame nga paranoja që kanë se gjoja liria më e madhe e besimtarëve muslimanë mund të prodhojë ekstremizëm. Në një rast të tillë ata konsumojnë përvoja nga vende e kultura të tjera, kryesisht të Azisë e të Afrikës, por që realisht nuk kanë asnjë bazë në zhvillimet në vendin tonë. E katërta, vetë organizimi dhe funksionimi i Bashkësisë Islame të Kosovës nuk ka krijuar kapacitetet e nevojshme që të shihet e të pranohet si partner i besueshëm nga ana e institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare. Modeli i organizimit të saj vazhdon të jetë ai që ka qenë edhe në ish Jugosllavinë komuniste dhe në kohën e okupimit të vendit, pa aplikuar asnjë reformë në rrethanat e reja të lirisë së tij. Edhe zhvillimet e fundit në këtë bashkësi, lidhur me ndërrimin e termave të dokumentit bazë të organizimit, për ta çimentuar mosndryshimin, janë një zhvillim që e rrit dyshimin dhe mosbesimin në qëllimet e krerëve të saj. Prandaj, në këtë sfond të muzgët, ku statusi i privilegjuar i ortodoksëve serbë duhet të maskohet, i katolikëve të afirmohet si “patriotik”, ndërsa organizimi i institucionit përfaqësues të muslimanëve është shndërruar në një front të luftës për pushtet, ku përdoren edhe elementë ekstremistë, liritë dhe të drejtat fetare të shumicës së besimtarëve duken potencialisht të cenuara. Në këtë ambient psikologjikisht represiv është lansuar ideja se kjo shkallë e lirive dhe e të drejtave fetare që i gëzojnë muslimanët në këtë shtet është dhuratë nga zemërgjerësia e jomuslimanëve, e nuk janë ato liri dhe të drejta që atyre u takojnë në mënyrë të patjetërsueshme nga kushtetuta e vendit dhe ligjet e tjera të këtij shteti. Kjo është mënyra e menduar nga strategët islamofobë, për ta imponuar tjetërsimin e muslimanëve, për t’ua imponuar kompleksin e inferioritetit dhe prej andej për ta hapur ndonjë kapitull të ri të konvertimit të tyre. 

Versioni i plotë i këtij artikulli është publikuar në numrin 30 të revistës Shenja, Tetor 2013.
Observer.al

(© Asnjë material nuk mund të kopjohet pa lejen paraprake të Observer.al)

28 KOMENTE

  1. po nuk merren me serbin qe po I shkatrrone se ka fute ne poste veglat e udb dhe po I merre leke Kosoves nga te gjitha anet dhe serbi I ka fute me percarje kundër fese islame dhe vete bane kerdine mbi Kosoven me Thaçin e thaca te tjere qe i financone per ta lene Kosoven te percare nga kater anet por populli duhet te votoje ato qe sakrifikojnë per Kosoven patriote e nacionalista shqiptare jo tradhtare qe po e shesin ne pazar cdo gje te Kosoves Zoti na ndihmofte qe te bashkohemi nji ore e me pare me Kosoven qe te perzejme hasmin e shqiptareve serbo cetniket

  2. po edhe ma shum jan shiptar edhe qe e praktikojn feen si millosheviqi kur nisi të dhunoj shiptaret edhe e humbi krejt kosoven edhe kto ka me i xhet kjo si milloshi

  3. poideologjija fetare eshte biznes asimilues i kultures tradicionale kombetare duke imponuar kultura te bizneseve religjoze sponsorizuese te ksaj trullosje prapagande masive. te gjitha ideologjit fetare i sherbejne veq atij qe ka krijuar duke mos sjell asgje per kombin tone.

  4. Islami është vet Fajtor me sjelljet e tija Arogante kundër të gjithë botës jo Islame duke i shpallur luftë me vrasje , dhe prerëje Kokash duke vepruar nëpërmjet të Organizateve Teroriste si ISISI , Al Quaida , Boko Harami etj …Dhe Zotëriu flet për Islamofobij ? Po sigurisht që shumica e popujve në botë janë bër Islamofob , nga vet veprat Teroriste Islamike … Mua bash Vëllau i juaj Shefqeti më ka bër Islamofob me predikimet e tija pro Xhihadit dhe duke ua shpërlar Trurin rinisë Shqiptare që shkuan dhe vdiqën në Tokat e Sirisë , dhe delni e folni për Islam paqësor pa kokër turpi , a mos mendoni Zotëri që Bota ushqehet me Barë…?

  5. Bota nuk ushqehet me barë por disa si ti ushqehen me rrenat që i plason imperializmi amerkan, që në mënyrë i përkrah dhe i finanson (el kaeda), pastaj i lufton kur e kryejnë detyrën për të cilën janë përkrahur! Ashtu është edhe me ISIS- in.Për njëherë mbrenda një kohe të shkurtë u paraqitën me automjete (amerikane)dhe kjo skenë u shpërnda në të gjithat rrjete televizive, pas asaj u paraqitën “prerjet e kokave”(që Jan të inçizuara në holivood).Në momentin kur turqija propzoi që së bashku me ShBA të luftojnë ISIS-in, ShBA-të nuk u pajtua, por filloi të armatosë PJD. Terorizmin e lufton me terorist të “mrë”!

  6. Pa marë prasysh se kush i financon këta Organizata Teroriste , por Arktorët që e luajnë këte Dramë janë Musliman , si për shembull , Lavdrim Muhaxheri , Ridvan Aqifi edhe 300 të tjerë nga Kosova , Shqipria dhe Maqedoija që luftuan dhe luftoin Akoma në Siri për ISISIN këta njerëz nuk janë Amerikan Zotëri por janë Shqiptar të besimit Islam , deri sa edhe Biku i Kosovës lajmëron për vrasjen e Shehidit ,, Lavdrim Muhaxherin ” dhe ju doni të thoni se ISISI nuk ka lidhje me Islamin ? Këtu mashtroheni keq Zotëri .. Normal që Amerikanët dhe Rusët kan interesat e veta në Siri që financoin ryma të ndryshme Teroriste , por prap po e them Arktorët e lojës s’ndytë janë vet Islamikët …Gjithashtu Bota e din që edhe Erdogani ka gisht në ISIS…

  7. Edhe në se Amerika qenka Imperialiste Zotri Uzeiri , atëher c’far kërkon Erdogani me Turqin e mirë dhe të drejt jo Imperialiste në NATO Kur dihet që NATO është Forcë Ushtarake e Amerikës ? Të tjerët nuk qenka mir të jenë Mike dhe Aleat me Amerikën për shkak se qenka Imperialiste , ndërsa për Turqin nuk prish punë që është antare e NATOS dhe Aleate e Amerikës Imperialiste ….

  8. Sulejman Uzeiri, jeni të paguar nga adhurusi i yt, Gyleni, në shkrimin tuaj më lartë jeni i mëllefosur me një gjuhë te tërsishtë të një diktatori orjental në mëllefin tuaj kunder Amerikanëve!!! Dhe shteteve perendimore !!!

  9. Qazim Haziri, tu kisha lut qe sa I perket fes mos te flasesh ngase as per gjerat elementare nuk qenke I Informuar. Tamam po hyn ne shkrimin e profit te nderuar se disa injorant flasin per islam edhepse gjerat elementare nuk I dijn. Shendet

  10. Ha ha ha Zotri G .Zeqiri ky është gabimi më i madhë që ju bëni , pa e ditur fare profesionin tim , por ashtu jeni ju disa që mendoni se e njihfni Islamin dhe nëse nuk ju pëlqen mendimi i tjetërit ju urdhëroni që ta mbyllin Gojën , kështu jeni bash ju që mendoni se jeni fetar …Okey në se ju mendoni si ju thoni atëher le të mbetet për ju simbas dëshirës s’juaj …Ju përshëndes ….

  11. desha tuj pyse juve qe e quani vetn musliman a i dini 5 shtyllat e islamit sa per isis e grupet tjra qe po bajin ate qe nuk shkruan me fe ato grupe jane te krijuara prej jo muslimanve , veqe teken preteks nderhyrjen ne shtet muslimane qe tju plaqkite pasuri siq ndodhi ne irak avganlstan libi ku sote popullata ne ato vende vuajn per buk.

  12. Ha ha ha Zotri Ridvan Aliti , un nuk jam duke konkuruar për punë në Firmën tuaj që të ua jap të dhënat e mija , kur shum njerëz e din Profesionin tim dhe un nuk jam kritikues i Islamit , për shkak që edhe unë vet jam besimtarë i Islamit ( Elhamdurlilah ) por jam Kritik ndaj njerëzve ( FALCO ) që manipuloin me Islamin për interesat e tyre qofhsin ato Politike apo Ekonomike , kështu që e kan politizuar Islamin , dhe un jam kritikues i politizimit të Islamit , dhe jo kritikues i Islamit , i keni kuptuar gabimisht komentet e mija Zotri R . Aliti ..unë jam i vogël të kritizoi Islamin ….

  13. Ore zotri si eshte e mundur qe keto vendet jo islame te gjejne aq shum musliman te ju besojne jo muslimaneve dhe te iu sherbejne aq ndegjueeshem,ku eshte problemi,Ju zotri kerkoni problemin ta hudhni e largoni nga vetja,por ai prap kthehet ne taborrin tuaj,ne folene tuaj sepse nga aty doli,dhe doli jasht kontrollit,leje burr se islamin me shum e damtuan vet islamiket duke krijuar hasmeri globale ne ter boten,

  14. Nje pytje kush i paska pyt shqiptaret se qfar fee ose besimi kan qe permend 92% jan islam kjo esht aq e nderlidhur me tradheti e tradhtar saqe edhe vet ata se besojn por ja e thojn

  15. Ky qen bir qeni, nuk ithot gjitha keto se nuk po e kupton te vertreten ,por ka qellime antikombtare per te cillat edhe vepron. More Tradhtar. kush po i sulmon ndjenjat e shumices dhe gjith kombit ? Kush po e sulmoni Prejardhjen shqiptare, Historine, Gjuhen ,Kulturen, Traditat dhe Zakonet shqiptare ? Kush po na i shan Symbolen, Herojt, Personalitetet me te medhaja te kombit ? Kush rrenoj dhe e perdhosi trashigimin mijavjeqare Arbnore dhe ne Themelet e tyre ndertuan Objekte te nje kulture te huaj okupatore dhe me emna te vrasve me te medhaj te Shqiptarve. A mos keto dhe shum te verteta tjera quan sulmue per bartsit e Tradhtise Kombtare qe ju jeni pjese e saj. Kush e bani Kosoven QERDHE te Terorizmit , qerdhe te Xhihadit??? Jeni ju ata bashk me Parine e Fese Islame te ndihmuar nga anmiqet e kombit jashta dhe mbrenda Kosoves.

  16. Ju Shllaket jeni nga fisi qe te fundit kaluat ne islam,por per cudi Ky z,me emer shqiptare ne vend se te msoje se pari per identitetin e vet ky na udhzon si ta msojme per islamin duke fy e akuzu njerzit,ore Flamur hasmi yne nuk na e rezikoi fene por kombin tone ajo i pengonte se sa per besimin tone ai hasmi i eger i yne shekullore do qendronte me shekuj,Flamur ishte bota krishtere qe e shporri nga Kosova hasmin tone si e ceke ti kasapin e ballkanit e jo bota islame

  17. Kam ndegjuar se ka shum lloje observatoresh shkencore,por observatore per ta luftuar islamofobine kje na del nje siheriq i ri,kush e cpiku kete,nje njeri ne kosove dhe gjat kampanjes zgjedhore u premmtoi nje genjeshter te madhe e bajata njerzve,cka dhe u pa,per ta luftuar islamofobine e shpifur,se pari duhet luftuar shqiptarofobine e kjo dihet ku con,ne nje konflikt nder shqiptare dhe ndarja e tyre ne fetare dhe te pa fe

  18. Valle a na qenka patriotizem ti ikim te vertes .Veqe tregomni se kushe e la te ndme mitrovicen kushe i dha debelldejin maqedonve kushe kushe po thot ska liberalizim te vizave pa u vtu demakarcjoni pa u pranu asosacjoni me shumice te shkijev midise shtetite e nuke ju inponoji nliberalizimine vizave me luftimin e politiqarv tekriminalizuare edri ne maje te kres maskave fajdes droges qe per qdo dite e ma shume po e ifektojin vlren ma te shtrejte e nje vendi rinine,po ket spo e shikoni spo ju intereson shikoni se qfar pazare bejne politikanet veqe per fotele e beznise te tyre , qe ne kurize te popullite jane ba multi miljonera ,ka edhe shume fishe ma shume argumente se nuke jeni real po politike e medejate te cilate paguhen financohen nga para politika nga parate qe vidhen preje gjepave te popullite ne qdo momente ndezin debate te pa nevojsheme veqe qe popullt i ti largohet vemendejs nga krimi qe jan ka bajne kunder venbite duke uthire ne vlera kombetare a kjo naqenka vler edhe ruajtje e KOMBIT ma nuke bo te reagoje pamvarsishte nga reagimet qe do te ket nga ata qe sju pelqejn argumente.

  19. Per fat te keq ky eshte fati i Ahtisaristanit tone e cka eshte edhe me e keqe eshte se gjithe kjo urrejtje dhe shfryerje islamofobe vie kryesisht nga njerez qe i perkasin besimit islam por qe bejne argatin e drecit per ti kenaqur epshet islamofobe te njerezve, grupeve dhe shteteve te caktuara.

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.