Pamje nga emisioni Top Show Mag i transmetuar në Top Channel me datë 16 Shtator 2016. [Foto Youtube]

Justinian TopulliNga Justinian Topulli

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sot jetojmë në një epokë konsumi, të çdo gjëje që lezeton, argëton dhe kënaq çdo tekë dhe kuriozitet njerëzor.

Mediat e sotme ua përmbushin dhe ua nxisin njerëzve këtë dëshirë në mënyrën më të paskrupullt, duke e kthyer këtë përmbushje në art, në mënyrë që njerëzve të mos u velet shikimi dhe ata të mos humbasin audiencën. Është e tepërt të thuhet se në trojet shqiptare ka shumë pak televizione dhe media serioze, që nëpër debatet fetare televizive që organizojnë kanë si synim të shpalosin të vërtetën dhe të informojnë njerëzit me diçka të dobishme në këtë drejtim, dhe në veçanti kur bëhet fjalë për Islamin dhe muslimanët. Për fat të keq ato duan vetëm show dhe spektakël, vetëm gallatë dhe rragatë shterpe, ku debutuesit do të tregojnë muskujt e tyre intelektual, psikik dhe gojor, në mënyrë që publiku të gajaset me ta.

Kështu që një hoxhë, predikues a ligjërues islam para se të marrë pjesë në të tilla debate televizive duhet të vihet në dijeni se cila do të jetë tema? Kush do të marrë pjesë në të? Dhe çfarë hapësirash i jepen atij në këtë debat? E të tjera pyetje tepër të rëndësishme që duhet të bëhen në një rast të tillë. Veç kësaj ai duhet të shqyrtojë kontekstin kur dhe ku zhvillohet debati, për të bërë mirë llogaritë nëse ka sadopak dobi prej tij apo dëm, dhe sipas rregullit të fesë në këtë drejtim duhet të përcaktohet për mospjesëmarrje nëse dëmi dhe e keqja është më e madhe apo edhe e barabartë me dobinë. Nëse nuk e bën këtë arsyetim dhe shqyrtim të detajuar, atëherë ai ka lënë një obligim fetar dhe e ka futur veten në gjynah, duke u bërë peng i rastësisë. Dëmi në këtë rast që ai do t’i bëjë vetes, muslimanëve dhe Islamit, imazhit publik të tij e më tej, është më i madh sesa dobia.

Feja për ne është e shenjtë dhe tepër e shtrenjtë, e nëse disa gjëra janë të vështira për tu thënë, sepse njerëzit nuk i kuptojnë dhe jetojnë në një shoqëri të zhytur në indiferencë dhe padije të theksuar fetare, atëherë heshtja për to është detyrim, e nëse ndryshimi dhe deformimi i së vërtetës fetare është për ne më e rëndë sesa pesha e botës, atëherë përsëri heshtja është detyrim. Kështu që është jashtë çdo logjike fetare që tema tepër periferike të fesë të regjistrohen dhe shpërndahen publikut të gjerë, me gjithë respektin për çdo ligjërues që i mban ato, për më tepër edhe vetë trajtimi i tyre duhet të jetë tepër i kufizuar për xhematin.

Njerëzit në këto troje kanë nevojë për tema të besimit në Zot, në jetën tjetër, për parimet bazë dhe të nevojshme të përditshmërisë së tyre ku ata jetojnë. Kanë nevojë për të shpalosur më shumë dimensionin social dhe human të fesë, të moralit të drejtësisë, ndershmërisë, mëshirës, përkushtimit ndaj familjes dhe shoqërisë, kanë nevojë për të shëruar plagët dhe sëmundjet nga e cila vuan shoqëria jonë, siç është mungesa e solidaritetit, individualizmi egoist, korrupsioni, mashtrimi, droga, idhujtaria shpirtërore…etj.

Por në anën tjetër një mysliman nuk duhet të pranojë të prezantojë aty ky shenjtërit e fesë së tij i vihen në pazarin e debatit mediatik nga lloj lloj njerëzish, dhe ku mungon serioziteti i audiencës, edhe më keq akoma aty ku vihet në lojë imazhi i predikuesve të tjerë dhe i vetë Islamit. Largimi nga debate të tilla publike televizive dhe braktisja e tyre, që ato të mos zhvillohen është detyrim. 

Observer.al


*Titulli është redaksional.
Justinian Topulli
Bëhuni fans!

Justinian Topulli

Kontribues at Observer.al
Autori është Kreu Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, i cili është grupimi më i madh që merret me hoxhallarëtme shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Justinian Topulli
Bëhuni fans!

32 KOMENTE

  1. Me pranine e tyre ne kete panel te dy (omer bajrami edhe elvis naçi) rane preh e maskarenjeve. Me fjale te tjera ata me shume e demtuan imazhin e Islamit fisnik sesa e promovuan. E pashe me dhimbje emisionin. Nje drejtues emisioni dhe disa palaço/islamofob ne panel (te pa nder dhe dinjitet) qe kishin ardhur vetem per nje qellim. ..peruljen dhe perbuzjen e fese tone fisnike. Keta maskarenje te pafytyre te shoqerise shqiptare te cilet hiqen me “europian” se europianet. ..me katolik se papa. ….keta jane llumi shoqerise shqiptare. ….se ne perendim panvarsisht imazhit negative qe pershkruhet nga mediat. ..ka me mijera qe kane perqafuar Islamin dhe po perqafojne. Shpresoj qe te nderuarit Omeri dhe Elvisi dhe jo vetem ata por edhe imamllaret e tjere te kene mesuar nga ky inskenim.

  2. nje esht e qart se shumica e medijumeve jan ateiste dhe e kan per qillim kompromitimin e islamit dhe hoxhallarve por me ndikue te popullata mu largue nga feja islame.kjo sdot ndodhe inshAllah se i kemi hoxhalart te ditur, guzimtar dhe kombtar. Popullata osht me ju dhe me ndihmen e Allahut dot i mposhtim argat te shejtanit

  3. fytyra e muslimanit te vertet, te devotshem, mbi te gjitha ati qe praktikon ne bzae te rregullave kuranore ndricon, reflekton miresi
    kjo eshte e qarte vetem nese bazohesh ne fotot me larte…..!!!

  4. O prob eshte se ki Elvis naci na ka fillu te fol gjeta qe i konvenon atij ,me ata la*** dhe me at ped*** nuk u desht hiq te bej debat aty e jo tu thot se vllezer i ka dhe motra ,,e dyta ra ne kundershtimme veten tha ata qe na sulmojn i sulmojm por ai ne kete rast te gjith ne nje far menire e sulmonin por ai nuk donte te behet i keq seedhe vet e di qe ata foto qe i poston ne internet jan haram dhe pik,po normal Elvis naqi qe ka perkrahje te madhe mar nga vetja edhe mu me vjen mir me u la ne bazen dhe me pa lkuriqe dhe per kete e duan at si hoxh se aj sua ndalon por krejt e dim se haram kemi be ..shum mir Hoxh Omer bäBajrami ua tha te verteten o u vjen mir ose jo ata dijn u vjen dita dhe e shohin a ma mir me 2 apo me 1 zot por ai gaboj se nuk o desh diku te debatoj kur seshte aty live dhe te fol ma gjat ..

  5. Kur mundohen me ju arsyetu ni gazetar Lopan qi ke…ni peder me vetlla tel…ni budallic qi ja mbajke vetes qi po din edhe ni kali a qa ke ni mushk me flok tHekme…e more Hoxhallar ku keni ra

  6. Elvis naci stha sen walla e perkrahi islamin ” Modern “sipas tyre qe ju pelqej pederrav e tjerve qe ken ne emison ku ke puna te fjala e hakut aj heshti hallall hoxhes Omer edhe pse i vetun e tha fjalen e hakut

  7. Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë Bravo gazeta OKI ju lumt .nuk duhet me lan me qfardo pisash dhe pisesh me bisedu per fe ato b*** pala e kan me alkohol ne goj edhe del atij folen perzotin

  8. Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë . Kjo është duhet të dish dhe të dalësh nga situata e jo ti hysh diçkaje dhe të jesesh në debat. Dhe duhet të shikosh botën e jashtëm së veq anën e keq dhe të repte që boni hoxh omeri.
    Po duhet një komunikim që duhet të dish të arrish ti komunikosh.
    Dhe një situatë nuk ka nevojë ta thuash troç po duke e shtjelluar dhe për ta kuptuar publiku.

  9. Jam i mendimit qe gabimi u be nga te dy teologet qe morren pjese ne ate emision ku mysafire ishin njerez injorante sa i perket feve ne pergjithesi dhe fese islame ne vecanti. Nuk me duket e drejte qe disa lexues e sulmojne, e shajne njerin apo tjetrin hoxhe. Qellimi i te dyve ishte qe te e shpjegojne fene ne menyren me te mire, mirepo asnjeri nga te dy nuk ishte ne dijeni per intrigat dhe manipulimet qe Top Channel i beri me keta dy hoxhallare. Sido qe te jete, ajo qe ndodhi nuk mund te kethehet pas. Te shpresojme qe edhe Elvis Naci edhe Omer Bajrami te kene mesuar nga ky inskenim, nga keto intriga dhe ne te ardhmen te jene me te kujdesshem ne emisione te tilla ku pejsemarres jane injorante fetare.

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!