Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar alarmin duke thënë se miliona njerëz në Jemen rrezikojnë të vdesin nga uria nëse bota nuk merr masa t’u vijë në ndihmë.

18,8  milionë njerëz në Jemen kanë nevojë urgjente për ndihmë; shtatë milionë njerëz nuk e dinë se kur do ta hanë vaktin e rradhës, ndërsa 2,2 milionë fëmijë janë të keq ushqyer. Një fëmijë nën moshën pesë vjeç vdes çdo dhjetë minuta. Kjo do të thotë se çdo orë vdesin 6 fëmijë. Pra mbi 140 femijë në ditë.

“Situata jonë financiarë është e rëndë”, thotë Fatima Ali Jahja, nëna e një fëmije të keq ushqyer. “Rrallëherë e kemi mundësinë të blejmë ushqim mjaftueshëm. Nëse ndonjë nga shtatë fëmijët e mij sëmurët, nuk mund ta dërgoj në spital pasi nuk kemi para për ilaçet.”

Kur një vend arrin në fazën e vuajtjes nga uria, do të thotë se shumë jetë  janë humbur tashmë. Kurrë nuk duhet të arrijmë në atë pikë sa të shohim fëmijë që vdesin nga uria dhe nëna të dëshpëruara që vajtojnë humbjen e tyre. Dhe e gjitha kjo para syve tanë.  Muhannad Hadi, WFP

Jemeni ka qenë një nga vendet më të varfra të rajonit edhe para luftës, por konflikti aktual midis forcave të qeverisë dhe kryengritësve Huthi të mbështetur nga Irani e ka përkeqësuar situatën akoma më shumë.

Keq ushqyerja ka prekur kryesisht pjesën më të cënueshme të popullsisë jemenase, përfshirë njerëzit me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.

“Ka kaluar një vit e gjysëm që nuk kemi pasur mundësi të kemi ushqim mjaftueshëm për vetën dhe familjarët tanë. Arrijmë të sigurojmë ushqim vetëm sa për të mbijetuar, por nganjëherë thjeshtë durojmë urinë,” thotë Taha al-Nahari, një banor i keq ushqyer i zonës së Hodeidah.

Gjithashtu, njerëzit po vdesin nga sëmundjet e parandalueshme për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësorë, të cilat u siguronin njerëzve ilaçet e nevojshme, por që janë shkatërruar në pjesën më të madhe.

Lufta ka vrarë deri tani mbi 10 mijë civilë dhe e ka çuar vendin në një nga krizat e urisë më të tmerrshme në botë.

Dhe e gjitha kjo mund të parandalohet. Shkaku kryesor i kësaj katastrofe humanitare është lufta. Vetëm një zgjidhje politike midis palëve mund t’i japë fund kësaj krize. 

Përgatiti E.N.
Observer.al

13 KOMENTE

  1. Allahu ua lehtësoft eu ndihmoftë … Kjo është kur disa shtete sdijnë vlerat monetare ku ti hargjojnë përveq duke kriju luftëra në dëm të popujve skamnorë. Zoti ua marrtë hakun !
    Amin .

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!