Muslimanët e Pragës i druhen pikërisht faktit se Babis mund të krijojë koalicion pikërisht me partinë e Okamuras duke gjetur një platformë të përbashkët që ka si qëllim dëbimin e refugjatëve nga vendi.

Të dhënave tregojnë se rreth  5 mijë deri në 20 mijë muslimanë jetojnë në Republikën Çeke. Pra ata përbëjnë gati 0.02 përqind të popullsisë

Me rritjen e sulmeve islamofobe ulet numri i muslimanëve në vend.

Sipërmarrësi çeko-japonez Tomio Okamura dhe partia e tij Liri dhe Demokraci e Drejtëpërdrjetë (Freedom and Direct Democracy Party (SPD)) hyri në parlament si partia e tretë më e fuqishme pas zgjedhjeve në tetor të këtij viti. Më një fushatë e cila nuk synonte gjë tjetër përpos se të përzinte islamin totalisht nga çekia. Slogani i fushatës së tyre qe pikërisht “ Jo Isamit! Jo terrorizmit!”

Duke ndërtuar lidhje të forta me lëvizjet e tjera të ekstremit të djathtë në Europë, siç është Fronti Kombëtar i Marinës Le Pen në Francë, Okamura shpreson të arrijë qëllimin e tij përmes bisedimeve të vazhdueshme me koalicionin e tij me miliarderin Andrej Babis, i cili thuhet se do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Partia e Babisit, Aksioni për Qytetarët e Pakënaqur (Action of Dissatisfied Citizens Party (ANO) ) fitoi me finesë në zgjedhjet e tetorit por nuk arriti të përbënte një mazhorancë ndaj dhe i duhet të bëjë koalicion me një parti parlamentare që do të shprehë dëshirën për të bashkëpunuar.

Muslimanët e Pragës i druhen pikërisht faktit se Babis mund të krijojë koalicion pikërisht me partinë e Okamuras duke gjetur një platformë të përbashkët që ka si qëllim dëbimin e refugjatëve nga vendi.

Një numër i konsiderueshëm muslimanësh tashmë e kanë lënë vendin dhe nëse deri tani islamofobia mund të ketë qenë arsye dytësore ajo mund të kthehet së shpejti në arsyen kryesore të “arratisjes”.

Aktualisht, Islami është e njohur si fe në Republikën e Çekisë, por besimtarët janë të kufizuar në praktikimin e fesë së tyre krahasuar me të drejtat që kanë fetë e tjera, si përshembull themelimi i një shkolle fetare (medrese), nikah të njohur nga shteti si dhe mbajtja e ceremonive fetare në hapësirën publike. 

Observer.al

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!