Një grua muslimane rrihet me grushta në mes të rrugës

0

Policia ka nisur hetimet pas sulmit “racist” nga një grup femrash ndaj një nëne muslimane të mbuluar, e cila kishte shkuar te merrte fëmijët e saj nga shkolla.

Nëna e re u sulmua nga tre grat vetëm pse kishte veshur një mbulesë, ndërsa shkonte në drejtim të shkollës fillore në jug të Londrës.

Ajo po shkonte të merrte dy fëmijët e saj të vegjël nga shkolla kur një grup femrash nisen t’i bërtasin dhe ta sulmonin fizikisht.

Ato e pyetën nëse ndiente vapë me shami – përpara se t’ia grisnin shaminë e kokës e të fillonin ta godisnin me grushta.

Gruaja muslimane, e cila vendosi të ruante anonimatin, tha për gazetën Standard se “ato ma hoqën shaminë dhe filluan të më godisnin me shqelma.”

“Njëra ma mbante kokën, ndërsa të tjerat me godisnin. Po tregoheshin raciste duke me ofenduar me fjalë poshtëruese.”

E lanë të shtrirë përtokë, ndërkohë që askush nuk lajmëroi ambulancën.

Derby Road, vendi ku ka ndodhur ngjarja. (pamjet: Google Street View)
Derby Road, vendi ku ka ndodhur ngjarja. (pamjet: Google Street View)

Sipas policisë, e gjitha kjo përfundoi vetëm kur ndërhyri një prind tjetër.

Policia arrestoi dy gra të moshës 18 dhe 35 vjeç të dyshuara për sulmin dhe për fyerjet raciste.

Zëdhënësi i policisë metropolitane tha se “ne i marrin shumë seriozisht të gjitha ofendimet. Kemi arrestuar dy persona në lidhje me ngjarjen në fjalë.”

Observer.al

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.