Një tjetër skandal islamofobik në Francë

Një vajzë franceze muslimane është nxjerrë nga klasa vetëm pse kishte veshur rroba  “shumë” të gjata.

0

Nga Ishaan Tharoor

Sipas mediave franceze, një vajzë muslimane franceze, 15 vjeçe është nxjerrë dy herë nga klasa e saj vetëm pse kishte veshur rroba shumë të gjata,  e për këtë arsye u pa se shfaqte shenja të dukshme fetare. Laiciteti i Francës ka çuar në miratimin e ligjeve shumë strikte, të cilat ndalojnë mbajtjen e simboleve fetare në institucionet e edukimit.

Studentja, e identifikuar si Sara, e kishte hequr shaminë e saj që përpara se të futej ne ambientet e shkollës, në përputhje me ligjin francez. Por veshja e saj e gjatë  është konsideruar si “provokim,” dhe si një akt i mundshëm proteste.

Në foto: Sara, vajza muslimane e dëbuar nga mësimi
Në foto: Sara, vajza muslimane e dëbuar nga mësimi

“Vajza nuk është përjashtuar, por i është kërkuar që të kthehen në shkollë me një veshje neutrale,” tha për AFP-në një zyrtar lokal në qytetin verilindor francez të Charleville-Mézières.

Lajmi shkaktoi një protestë të madhe në rrjetet sociale. Komentuesit qortonin hipoktizinë dhe fanatizmin ndaj mënyrës së trajtimit të Sarës. Hashtagu #JePorteMaJuppeCommeJeVeux (“E vesh rrobën time ashtu siç dua unë”) në Twitter u përhap shumë shpejt.

Kritikët thonë se ligjet laike në shkollat franceze shpesh fshehin paragjykime të mëdha ndaj muslimanëve dhe emigrantëve në shoqërinë franceze.

Studimet tregojnë se muslimanët përballen me një diskriminim sistematik për shkak të racës, besimit dhe kulturës së tyre.

Duke folur për gazetën lokale L’Ardennais, Sara tha se veshja e saj nuk kishte “asgjë të veçantë. Ishte shumë e thjeshtë. Nuk kishte asgjë të dyshimtë e as ndonjë shenjë fetare në to.”

Observer.al


(Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejen paraprake të Observer.al)

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!