Saturday, April 20, 2024

Procesi postmodern i luftës ndaj Islamit

Sistemi global po lufton kundër Islamit që nga viti 1989. Kjo është një luftë tinëzare që vazhdon me metoda postmoderne.

Datë:

Nga Yusuf Kaplan | Yeni Şafak

Periudha e luftrave në fushëbetejë ka marrë fund në pjesën më të madhe. Jemi në epokën e luftës mediatike postmoderne. E quajnë Proxy war: në fillim, sistemi global nënshtron mendjet; më pas, nëse është nevoja, i mbart në fushëbetejë.

Luftrat  nuk janë në fushëbetejë, por në media.

Hegjemonia e sistemit global në fillim i nënshtron mendjet me anë të mediave, e më pas lufton kundër Islamit me anë të organizatave terroriste.

Me fjalë të tjera, sistemi global, duke pretenduar se po lufton kundër terrorizmit e duke përdorur organizatat terroriste, [në fakt] lufton kundër Islamit dhe përpiqet ta legjitimojë gjithë këtë me anë të mediave.

Kodet e luftës postmoderne

Pas sulmit terrorist në Amerikë, mendjet tona u çoroditën komplet.

Ka dy arsye për këtë: e para, përvoja e aktit terrorist është një ngjarje postmoderne e neveritshme dhe e frikshme.

E dyta, është vështirësia për të kuptuar atë që po ndodh dhe domethënien e saj.

Ulrich Beck thotë: “Jetojmë në një botë postmoderne, por akoma mendojmë dhe vperojmë sipas modeleve të modernizmit.”

Amerika ka nisur një luftë globale mbi këtë ngjarje postmoderne dhe vetëm ka shënjestruar Islamin në mënyrë të tërthortë.

Lufta guerile semiologjike me Islamin

Këtu është zbatuar një metodë e rafinuar, e sofistikuar, joshëse, mashtruese, përshtjelluese dhe cinike. Kjo është pikërisht ajo që Umberto Eco e përkufizonte si “Lufta guerile semiologjike”.

Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë: vazhdimi i një“lufte postmoderne” me simbolet që lidhen me Islamin, por pa e shënjestruar Islamin direk.

Më saktësisht, ajo që kërkohet të thuhet me këtë është: muslimanët janë fanatikë, gjakpirës, krijesa të çuditshme pa karakteristika njerëzore që jetojnë në errësirën e mesjetës.

Si pasojë, Islami është një fe ç’njerëzore në të cilën besojnë këto krijesa të çuditshme.

Populli, sidomos publiku në Perëndim, i kupton, i përcepton dhe i konsumon këto imazhe/përfytyrime.

Kjo luftë guerile semiologjike përcakton sjelljen e njerëzve dhe mund të ndikojë në  nënvetëdijen e tyre për një kohë të gjatë.

Po, amerikanët dhe perëndimorët [qeveritë e tyre, sh.p.] nuk e sulmojnë Islamin direkt; as nuk duan ta bëjnë këtë, pasi do të ishte mjaft e rrezikshme. E askush nuk guxon ta ndërmarr një hap të tillë në një epokë ku teknologjia e komunikimit është kaq e zhvilluar.

Po pse shihet Islami si “kërcënim”?

Së pari, le të nënvizojmë një të  vërtetë thelbësore:  Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, ajo që sistemi botëror i caktoi vetes si armik, ishte “kërcënimi islamik”, të cilin në fillim e përcaktuan si “kërcënimi fondamentalist,” e më pas si “kërcënimi terrorist.”

Po pse Islami përceptohet dhe pozicionohet si “kërcënimi më i madh” për rendin botëror të drejtuar nga Amerika?

Arsyeja është: Që kur Perandoria Osmane ra, apo u ndalua, ajo doli nga skena historike  dhe pushoi se qeni aktor politik, ekonomik kulturor, intelektual dhe strategjik.

Por pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, sidomos pas Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967, u pa se Islami nuk doli nga skena historike; përkundrazi, u pas se Islami kishte potencialin të ishte alternativa e vetme politike, sociale, kulturore dhe intelektuale në botën islame.

Gjatë këtij procesi u kuptua gjithashtu se shtetet sekulare-autoritare dhe projektet e huazuara nga Perëndimi e të zbatuara me tirani nuk po funksiononin dhe po fillonin të dështonin.

Nëse nuk ndalohej kthimi i Islamit në skenën historike si aktor politik, social, ekonomik, kulturor, intelektual dhe strategjik, do të ishte e vështirë për perëndimorët që të vazhdonin hegjemoninë që kishin krijuar mbi botën islame. Kjo situatë do të shkaktonte një çarje në sistemin botëror.

Parandalimi i marshimit civilizues të Botës Islame

Megjithatë, në këtë situatë, bota islame do të përpiqet të kuptojë të ardhmen e saj dhe të fillojë një marshim civilizues afatgjatë duke mos lejuar kurrë që perëndimorët të shfrytëzojnë burimet e saj.

Kjo është arsyeja pse mbështeten regjimet autoritare/totalitare në botën islame dhe bëhen përpjekje për t’i mbyllur të gjitha shtigjet që do t’ia mundësonin njerëzve në botën islame të vendosnin për të ardhmen e tyre.  Për ta arritur këtë synim përdoren dy metoda: E para, vendet islame detyrohen të identifikohen me terrorizmin, e madje përfshihen në terrorizëm duke i terrorizuar. Në terma afatshkurtër, kjo metodë mund të ketë sukses, por në terma afatgjatë do të dështojë.

Për këtë arsye, në terma afatgjatë, ata zbatojnë një medotë të dytë më tinëzarë: projekti i sekularizimit të Islamit.

Kjo [metodë] nënkupton pak a shumë që të kufizohet Islami në një çështje besimi përsonal/individual, ashtu si krishtërimi; duke mohuar kërkesat politike, sociale dhe kulturore të Islamit, duke e ndrydhur dhe shkatërruar atë.

Kjo është arsyja pse amerikanët (dhe aleatët e tyre sekularë), në mënyrë që të jenë të suksesshëm në luftën kundër Islamit, në terma afatshkurtër dhe afatmesëm, kanë zhvilluar një luftë postmoderne joshëse, përkatësisht cinike, si virtuale ashtu dhe reale.

Por kjo luftë postmoderne është një metodë që mund të ketë pasoja mjaft të rrezikshme.

Por, me sa duket, “zotërinjtë e sistemit botëror” kanë vendosur se nuk ka asnjë mundësi tjetër përpara tyre.

Solli në shqip Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Analizë: Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?

Dita Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë: një thirrje globale për veprim

Vetëm përmes veprimit kolektiv dhe një angazhim global për të luftuar Islamofobinë, mund të garantojmë sigurinë dhe dinjitetin e muslimanëve kudo që ndodhen.
Verified by MonsterInsights