Sipas Qendrës Siriane për Kërkime Politike (SCPR), rreth 470 mijë vetë kanë vdekur në këtë konflikt. Vlerësimet e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut tregojnë se regjimi i Asadit dhe Rusia janë përgjegjës për 95 për qind të civilëve të vrarë.

Komplotistët pro-Asad dhe filo-Rus, të cilët nuk mungojnë as në Shqiperi, po na deklarojnë se çdo gjë që dime rreth Sirisë është e gabuar. Se ne qenkemi mashtruar e keqinformuar nga mediat mainstream, që nga New York Times te Der Spiegel, nga The Guardian te The Telegraph, nga CNN te Channel 4, nga ABC te BBC, nga CBS te CBS. Se organizatat e të drejtave të njeriut si Mjekët për të Drejtat e Njeriut (Physicians for Human Rights), Mjekët Pa Kufi (Medicins Sans Frontiers), Amensty International dhe Human Rights Watch, agjencitë ndërkombëtare si OKB-ja etj., të gjitha na qenkan pjesë e një plani të madh konspirativ kundër Bashar al Assadit. Dhe se e vërteta mund të zbulohet vetëm me anë të mediave “alternative” si RT (Russia Today) e Kremilinit.

Por, ajo që po ndodh në Siri nuk është mister. Faktet janë të qarta si kristali. Informacionet nga atje vijnë nga organizata të shumta ndërkombëtare të pavarura. Ata që i mohojnë këto e bëjnë vetëm se nuk duan t’i besojnë, pasi nuk përshtaten me bindjet e tyre, ose i shërbejnë një ideologjie të caktuar. Bindje të tilla të gabuara përforcohen nga burimi kryesor i dizinformimit në pronësi të Kremlinit, RT. Qëllimi është që të fusin dyshime të njerëzit, të ushqejnë cinizmin dhe t’i hutojnë në lidhje me ato që dinë. E duke qenë se Rusia është ndër përgjegjësit kryesorë të asaj që po ndodh në Sir, ajo do të bëjë gjithçka për të ofruar një narrativë tjetër.

Sigurisht, dhe mediat perëndimore kanë problemet e tyre në raportim. Kanë dështuar të raportojnë mbi mizoritë në Gaza, kanë qenë tmerrësisht të njëanshme gjatë luftës së Irakut. Sidoqoftë, nuk duhet të bëjmë gabimin e madh e të krahasojmë fjala bie BBC-në me RT. Kur kanë guxuar ndonjëherë gazetarët e Russia Today t’i kërkojnë llogari Putinit siç ka bërë BBC me Tony Blair-in, apo Channel 4 me David Cameroon?!

Sipas Qendrës Siriane për Kërkime Politike (SCPR), rreth 470 mijë vetë kanë vdekur në këtë konflikt. Vlerësimet e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut tregojnë se regjimi i Asadit dhe Rusia janë përgjegjës për 95 për qind të civilëve të vrarë.

Faktet rreth ngjarjeve në Siri flasin vetë, përtej çdo propagande mediatike.

Sipas Qendrës Siriane për Kërkime Politike (SCPR), rreth 470 mijë vetë kanë vdekur në këtë konflikt. Vlerësimet e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut tregojnë se regjimi i Asadit dhe Rusia janë përgjegjës për 95 për qind të civilëve të vrarë. Komisioni Hetimor i OKB-së për Luftën në Siri e ka paditur regjimin e Asadit për “krime kundër njerëzimit, tortura, burgosje, zhdukje dhe akte të tjera çnjerëzore”. Rusia, aleati kryesor i Sirisë, është akuzuar nga Amnesty International për krime luftë, përfshirë shënjestrimin e qëllimshem të civilëve dhe mjekëve. Komisioni Hetimor i OKB-së e ka akuzuar regjimin e Asadit për përdorimin e urisë si armë lufte dhe për “shkatërrimin e qëllimshem të infrastrukturave shëndetësore”. Mjekët Pa Kufi (MSF) kanë raportuar se ka pasur 94 bombardime në 63 strukturat e tyre mjekësore. Një dëshmitar nga ushtria siriane ka ofruar prova të fotografuara ku të paktën 6,786 të burgosur janë vrarë nga torturat e regjimit. Pa harruar sulmin me armë kimike në gusht të vitit 2013, i cili vrau më shumë se 1,400 civilë. Hetimet e kryera nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kanë zbuluar se regjimi i Asadit ishte përgjegjës për tetë nga nëntë masakrat e kryera deri në atë kohë. Gjithashtu, që kur ka hyrë në loje, Rusia ia ka kaluar regjimit me numrin e të vrarëve. Po ashtu ka ndihmuar ISIS-in që të zgjerojë më tej territorin e tij duke shënjestruar rebelët që luftonin kundër organizatës terroriste. 

Observer.al

22 KOMENTE

  1. Pse popullin qe po i vrisni ju me bomba e bashari me milici te dy dreqni dhe zjarri ju djegte edhe ne kete dynja se ne tjetren e keni 100 perqinde te sigurte

  2. O ju te nderuar pse nga keto organizata e medija spo na vijn fakte per gjenocidet e masakrat e francezve anglezve e amerikanve ndaj femijve te siris irakut libis palestines mijanmarit apo atje po e bejn themeluesit e ketyre organizatave e medijave dhe spunojn kunder tyre por edhe ju observatori po me duket se disa masakrues po I mbroni e rusin jo duhet ta jepni informacionin nga do kush vjen e jo ta mbroni ate qe ju paguan dhe ju detyron te shpifni per te tjeret

  3. Po të shikojmë rastin në profil(nga anash) doshihim dallim të madh nga shkresa juaj se aty as rusia por as perëndimorët nuk mbrojn as kënd pos interesave të tyre.Por populli vuan dënimin prej tyre

  4. Po veq ende, nuk e dijme, se kushe fitoi me shume, pa e vajtuar popullin trim dhe heroik te Sirise. Kjo eshte perseritje e BiH si teresi, e Srebrenica, ishte modelcka ti bejne Haleput. Prof Abdurrahman Kuleta

  5. gjith kan perli durt ne gjakun e muslimanve sepse ne vet po dojmi ashtu Allahu ne kuran thot ata jehud e krishter thurin kuthe ndaj jush .ese ata jan armiqt tan por ne nuk idim kurthet etyre pos Allahut .dhese Allahu doti shpie ne kurthet e tyre po me kusht mos ibojm miq e te dashur armiqt e Allahut ese duhet me lyp Allahun dhe tejetojm me programin e Allahut ejo te putinit obames dalajllames etj

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!