Nga Shadee Elmasry

Komunitetet e shtypura politikisht dhe shoqërisht shpesherë përdorën si “kokë turku, e si përgjigje, ato bëjnë kurban grupe të tjera. Në përpjekje për t’iu përgjigjur akuzave, një komunitet i viktimizuar mund ta kalojë fajin padrejtësisht, si një thëngjill i nxehtë, te një grup tjetër më i cënueshëm. Kjo zakonisht nënkupton fajësimin e grupeve të tjera sociale, politike apo fetare për problemet për të cilat akuzohet se i ka shkaktuar. Bërja e të tjerëve kurban është ligësi dhe injorancë, pasi kërkon të vërtetojë pafajësinë në kurriz të disa të pafajshmëve të tjerë.

Përpjekja për të fajësuar të tjerët është veçanërisht e rrezikshme sot për muslimanët, sidomos kur ka të bëjë me Salafizmin (selefizmin – shën. red.). Si përgjigje ndaj akuzave se Islami promovon “ekstremizmin”, shumë muslimanë fatkeqësisht kanë vendosur që t’ia hedhin topin e akuzave një grupi tjetër muslimanësh – Salafistave. Kjo përfshin fajësimin e Salafizmit për krijimin e të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” (ISIS). Ndonëse kjo mund të duket si rrugëdalje për të shmgangur presionet shoqërore dhe politike ndaj Islamofobisë, në fakt vetëm përforcon urrejtjen ndaj muslimanëve dhe idenë se Islami është i dhunshëm në vetvete.

Shumë muslimanë i fajësojnë hapur Salafistat, pjesërisht për arsye se ata vetë nuk e kuptojnë çfarë është Salafizmi, apo për shkak se nuk e dinë se në çfarë beson shumica dërrmuese e Salafive. Në kuptimin e përgjithshëm, Salafizmi është lëvizje islame që ka në fokus mësimin e Teuhidit (Njëshmërisë së Zotit),  rigjallërimin e Sunetit (Sunnah – traditës dhe mësimeve) të Profetit Muhamed dhe shokëve të tij, eliminimin  e Bidatit (Bid’a – shpikjeve heterodokse) nga feja. Gjithçka tjetër – që nga pikëpamjet politike e deri te metodat e Dauas (prozelitizmit) – nuk janë pjesë qendrore e doktrinës, e prandaj, nuk mund të shihen si përcaktuese të Salafizmit. Çdo analizë që fajëson Salafizmin apo Salafitë për “terrorizëm” apo për “intrepretime teologjike fanatike,” e që nuk ka lidhje me tre tiparet e saj dalluese, nuk ka shumë vlerë intelektuale, e si e tillë duhet të refuzohet. Refuzimi duhet të jetë më absolut kur interpretimet bien në kundërshtim me përspektiven e Salafizmit mainstream në këto çështje.

Salafizmi dhe ISIS-i

Shumë jomuslimanë kanë bindjen se ISIS-i është pasojë dhe reflektim i “mësimeve Salafite” – një narrativë e cila gjendet shpesh në artikuj lajmesh, intervista televizive, e madje edhe në mjedise akademike. Me fjalë të tjera, ata besojnë se “konservatorizmi islamik” është arsyeja kryesore e terrorizmit global, gjë e cila është qartësisht keqinformim dhe paragjykim. Duke qenë se muslimanëve (sidomos atyre në Perëndim) u kërkohet vazhdimisht të japin llogari dhe sqarime për ISIS-in, ata për fat të këq i janë përgjigjur kësaj duke mbështetur idenë e gabuar  se Salafizmi është përgjegjës për rritjen e ekstremizmit. Duke u përpjekur të zbusin frikërat e liberalëve ndaj Islamit, e të distancojnë vetën nga barbaritetet e ISIS-it, ata e kanë hedhur nën rrotat e autobusit të gjithë levizjen Salafiste dhe ndjekësit e saj.

Megjithatë, në realitet justifikimet teologjike të përdorura nga ISIS-i për terrorizmin nuk kanë shumë lidhje me parimet themelore të Salafizmit (dmth, Teuhidin, pasimin e Sunetit dhe eliminimin e bidatit). Bindjet e ISIS-it dhe grupeve të tjera të ngjashme kanë të bëjnë me doktrinën e korruptuar, të nxjerrë jashtë konteksti e të keqinterpretuar të Tekfirit (ekskomunikimit) dhe Xhihadit (përpjekjes). Për sa i përket Tekfirit, kjo nënkupton vendosjen e kufirit maksimalist në lidhje me atë se kush është musliman e kush është kafir. Ndërsa për sa i takon Xhihadit, ai përdoret si justifikim për të lejuar vrasjen e shfrenuar të çdo individi që del “jashtë Islamit” – paçka se ai mund të identifikohet si musliman.

Ndonëse ata që përkrahin këtë doktrinë të korruptuar i përmbahen tre tipareve përcaktuese të Salafizmit, është po ashtu e vërtetë se ka shumë salafi (mbase shumica absolute) që i përmbahen një kuptimi të pranueshëm e jo të dhunshëm të Tekfirit dhe Xhihadit, duke refuzuar njëkohësisht ISIS-in. Ideja se shumica e “xhihadistëve” janë salafi nuk nënkupton se Salafizmi prodhon “xhihadistë”. E shumta, këto dy fenomene janë të ndërlidhura.

Ky dallim midis ndërlidhjes (korrelacionit) dhe shkakut vlen gjithashtu edhe për grupet e tjera muslimane . Kini parasysh për shembull se shumë prej risive [fetare – shën. red.] të çuditshme e të pazakonta që ekzistojnë sot në komunitetin musliman në çështjet e adhurimit  e kanë origjinën te grupet sufiste të shkollës së mendimit Esh’ari. Por a nënkupton kjo se mendimi Esh’arit çon domosdoshmërisht në bidat? Sigurisht që jo. Ka shkollarë dhe grupe të shumta esh’arite që u përmbahen parimeve thelemore të sufizmit, por refuzojnë risitë heterodokse. Mund të këtë njëfarë lidhjeje midis mendimit Esh’ari dhe bidatit, por jo shkak-pasojë. Të  njejtën ndërshmëri intelektuale ia kemi borxh edhe Salafizmit.

Në fakt, do të ishte e pa mend dhe aspak e saktë ta konsideronim ISIS-in grup “salafi”. Shumica e shkollarëve muslimanë sot (përfshirë shkollarët salafi), e konsideojnë ISIS-in Khauarixh – jashtë rrethit të traditës. Ndërkohë që një vrasës musliman (salafi ose jo) do ta dinte se veprime e tij janë të gabuara, khauarixhët besojnë se vrasjet që bëjnë janë të sanksionaura në mënyrë hyjnore e se do të shpërblehen në këtë botë dhe në tjetrën. Një kriminel musliman do të rekrutonte të tjerët për kauzën e tij në mënyrë klandestine – duke kërkuar të korruptuarit dhe epsharakët në rrugicat e errëta të shoqërisë. Khauarixhët, nga ana tjetër, rekrutojnë direkt nga koka, duke i bërë thirrje masës nëpërmjet leximit të teksteve fetare në mënyrë maniake.

Për shembull, të marrim në shqyrtim pasazhin vijues nga Kurani: “Kushdo që nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu, ata janë mosbesimtarë” (5:44). ISIS-i dhe pasuesit e tij e citojnë rregullisht këtë pasazh për të justifikuar veprimet e tyre vrastare kundër kujtdo që është “mosbesimtar” apo që “nuk i përmbahet rrugës së vërtetë islame”. Disa pohojnë se qasja e ISIS-it ndaj këtij pasazhi (verseti) është një “mënyrë  salafite e leximit” të Kuranit. Por kjo nuk është aspak e saktë. Pasazhi kuranor, kur lexohet në tërësinë e tij, qartas bën fjalë për jo muslimanët (hebrenjtë e Medinës) në një kontekst shumë speficik.

Rasti i një vrasjeje midis dy hebrenjve u soll te Profeti (paqja qoftë mbi të). Në atë kohë, hebrenjtë i kishin tjetërsuar ndëshkimet për vrasje – më përpara kishin qenë një jetë për një jetë e një sy për një sy – që të favorizonin të pasurit në mesin e tyre. Kur Profeti dëgjoi se një hebre i pasur kishte paguar një shumë minimale për gjakun e vrasjes së një njeriu të varfër, kundërshtoi, duke cituar ligjin hebre si shprehje e indinjatës së tij e duke u bazuar në fjalën e Allahut në suren al-Maide (44): “Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin hebrenjë, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e Allahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues”.

ISIS-i dhe khauarixhët e tjerë si ta shpeshherë e kundërshtojnë këtë mënyrë të lexuari duke pohuar se kushdo që braktis Ligjin e Shenjtë është “po aq kafir”  sa edhe hebrenjë e Medinës, e duhet të trajtohet si i tillë. Në pamje të parë, kjo mund të duket një përgjigje e arsyeshme, por që [në fakt] nuk ka asnjë mbështetje reale nga autoritetet e respektaura të traditës salafite. Diçka e tillë është e pranueshme vetëm në një vakuum intelektual.

Më i dituri në mesin e shokëve të Profetit në fushën e tefsirit (ekzegjenezës), Ibn Abbasi dhe burimi më i cituar e më i nderuar për salafitë modern, Ibn Tejmijjah, e lexojnë këtë pasazh krejt ndryshe nga interpretimi i ISIS-it. Ata vërejnë se e njëjta sure ofron dy denoncime të tjera për ata që gjykojnë me diçka tjetër përveç Ligjit të Shenjtë. Ata që mohojnë burimin e Ligjit të Shenjtë, siç bënë hebrenjë, janë jobesimtarë (kuffar, shumësi i kafir), ndërsa ata që i besojnë Profetit (dmth muslimanët), por ia kthejnë shpinën Ligjit të Shenjtë si pasojë e përtesës, interave përsonale, besimit se i ka ikur koha, apo se ka diçka më të mirë, konsiderohen zullumqarë (dhalimin) apo heretikë (fasikin). Më fjalë të tjera, ata që nuk i binden ligjit të Zotit nuk janë të gjithë kuffar, siç pretendon ISIS-i.

Siç tregon edhe shembulli i përmendur, ka një dalllim thelbësor ndërmjet mënyrës “salafite” të leximit të teksteve fetare dhe leximit literal fals të teksteve. ISIS-i përfshihet te rasti i dytë, jo i pari.

Loja e hedhjes së fajit

Ka kritika të forta e të ndjeshme ndaj Salafizmit në mesin e komunitetit musliman. Por, këto kritika, sado të ashpra qofshin, akoma i konsiderojnë salafitë pjesë të Ummetit. Ndonëse këta kritike mund të mos jenë dakord me mendimmin salafi, ata e pranojnë origjinën e tij në dijen legjitime [islame – shën. red.] Ky është dallimi thelbësor epistemologjik midis kriticizmit të salafaizmit që buron nga “brenda” traditës islame dhe kritizicmit që vjen nga “jashtë”.

Është e rëndësishme që muslimanët t’i kuptojnë pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre kur flasim rreth Salafizmit dhe ISIS-it. Ndonëse shumë shekullaristë dhe mendimtarë të traditës liberale po mallkojnë dhe fajësojnë Salafizmin për gjithçka që nuk shkon me Islamin (përfshirë daljen e ISIS-it), në duhet të jemi të kujdeshëm që të mos i nxisim më shumë. Shpeshherë, këta individë janë islamofobë të thekur. Pse duhet të qendrojmë përkrah tyre teksa ata godasin pa mëshirë bashkëfetarët tanë për krime të cilat ata nuk i kanë kryer?

Dhe për ta mbyllur, fakti që muslimanët në mënyrë të papërgjegjshme e njësojnë ISIS-in me Salafizmin, pa patur asnjë provë, është një tregues fatkeq i asaj se debati dhe mospajtimet legjitime në komunitetin musliman kanë rreshqitur drejt një fajësimi partizan (hizbije) dhe ekstremizmi (ta’assub). Si muslimanë, është pjesë e detyrimit tonë moral në daua (predikim të Islamit) që ta përdorim gjuhën dhe penën tonë për të vënë në dukje idetë e rreme (shubuaat). Gjithashtu, është detyrë e jona që të përkujtojmë fjalën e Allahut, i cili thotë që “ të mos ju shtyje urretja ndaj një populli të tregoheni të padrejtë.”

Armiqësimi ndaj Salafive është kundërshtim i drejpërdrejtë i këtyre parimeve. Nuk është vetëm zullum (tirani), por ësthë njëkohësisht edhe pabesi dhe veprim i padobishëm. Muslimanët duhet të tregohen më të ndjeshëm ndaj faktit se fajësimi i të tjerëve është një veprim i ulët intelektualisht dhe moralisht, nga i cili duhet të largohen. 

Shkarko artikullin në pdf 
Dr. Shadee Elmasry ka lindur dhe është rritur në New Jersey. Ka studjuar në botën islame në Marok, Harameut, Kairo, Mekë dhe Medine. Ai ka kryer Masterin në Universitetin George Washington, në krahasimin e religjioneve (comparative religion). Më pas ka kryer doktoraturën në Universitetin e Londrës.
Observer.al

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!