Raporti: 23 mijë familje muslimane rohinga janë përzënë nga shtëpitë e tyre që nga tetori

23 mijë familje të përzëna, 264 vetë të arrestuar, mbi 100 të vrarë dhe 1,077 shtëpi të djegura.

1
23 mijë famlije të përzëna, 264 vetë të arrestuar, mbi 100 të vrarë dhe 1,077 shtëpi të djegura.

Observatori Rohinga për të Drejtat e Njeriut raporton se të paktën 23 mijë familje muslimane rohinga aktulisht po jetojnë pa strehë mbi kokë, pasi janë përzëne me forcë nga shtëpitë e tyre që prej dates 9 tetor.  Raporti shton se më shumë se 16 mijë njerëz kanë ikur nga Shteti Arakan, 264 janë arrestuar dhe mbi 100 të tjerë janë vrarë. Ndërsa 1,077 shtëpi janë djegur me themel.

Më herët, Organizata e Kombëve të Bashkuara i bëri thirrje Mianmarit që të hetonte akuzat se forcat e sigurisë kishin vrarë civilë të pa armatosur, djegur fshtatra dhe kryer arrestime arbitrare në rajonin me shumicë muslimane, ku pati një sulm ndaj policisë kufitare.

Raportuesja Speciale e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Mianmar, Yangheen Lee, tha se ka marrë “raportime me akuza të vazhdueshme për arrestime arbitrare dhe vrasje pa gjyq me justifikimin e operacioneve të sigurisë të kryera nga autoritetet në kërkim të sulmuesve.”

Ndërkohë, edhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës dhe u ka kërkuar autoriteteve qeveritare që të marrin masa për ndalimin e dhunës dhe të hetojnë akuzat për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut kundër civilëve rohinga, përfshirë torturat, përdhunimet dhe ekzekutimet në masë të muslimanëve. 

Observer.al

1 KOMENT

  1. Nuk e ka njeri ne teftere se jane myslimane. E kunderta po te ishin Europiane apo te krishtere e cifute nuk do te kishte kanal Televiziv apo frekuence te radiove qe te mos e transmetonte me te pakten disa dhjetera here ne dite. Allahu i Madheruar na ruajte nga belate e zullumqareve.

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!