Në foto: modelja izraelite Bar Rafael teksa hedh tutje perçen gjatë një reklame që ka nxitur indinjatë në mbarë botën. duke u konsideruar islamofobe dhe raciste.

 Modelja izraelite Bar Refaeli është në të gjithë titujt kryesorë të kësaj jave dhe po bën lajm duke u akuzuar si raciste dhe islamofobe për shkak të veprimit të saj në një video komerciale të një kompanie izraelite, ku është dhe bashkëpronare.

Fushata, e titulluar “Liria është themelore” fillon me një close up të fytyrës së një gruaje të mbuluar me perçe, një lloj mbylese e fytyrës e praktikuar tradicionalisht nga disa gra muslimane. “A jemi në Iran këtu?” shkruhet në hebraisht në reklamë. Teksa imazhi zmadhohet, gruaja hedh tutje perçen e zezë, duke zbuluar kështu se është Bar Refaelin, e veshur me një xhaketë hoodie dhe duke valëvitur flokët mbi shpatullat e saj. “Bëhet fjalë për lirinë! Vazhdimisht duhen thyer zinxhirët!” kumbon zëri në sfond i këngëtares.

Pasi reklama u postua ditën e hënë në faqen e Facebookut të modelës, ajo dhe kompania u përballën me “lirinë” e fjalës: ku mijëra njerëz kritikuan të dyja, kompaninë dhe modelen. “Na ka ardhur në majë të hundës me këto budallallëqe në lidhje me burkën e veshur nga gratë e ‘shtypura’ të cilat kanë nevojë të çlirohen nga gra bardhoshe shpëtimtare. Ka plot gra muslimane që e mbajnë si zgjedhje të lire. Kështu që mjaft treguat mungesë respekti nga kësaj zgjedhje të lire,” shkruan një përdorues në Twitter.

Më problematikja me reklamën nuk ishte vetëm islamophobia e hapur, por përçimi i idesë se në pëgjithësi gratë që mbulojnë trupin e tyre janë të shtypura.

Në këtë kontekst, ideja është që përmes fjalëve – “A jemi në Iran këtu?” –  të tregohet se qëllimi i fushatës ishte të kritikonte abuzimet e të drejtave të grave në Iran, dhe jo muslimanët në përgjithësi. Izraeli dhe Irani kanë qenë të angazhuar në një luftë të vazhdueshme për dekada të tëra. Nuk është e çuditshme që një kompani izraelite të përpiqet të kryqëzojë një komb të tërë (Iranin), udhëheqësit e të cilit kanë shprehur haptazi dëshirën për shkatërrimin e Izraelit.

Megjithatë, ky lloj mesazhi nuk është i pranishëm në imazhet e fuqishme të Bar Refaelit teksa heq perçen. Mesazhi që reklama përcjell nuk përkthehet si “ligji iranian është i keq,” por se “perçja është e keqe,” se “Islami, feja e 1.7 miliard njerëzve, është i keq”.

Kjo ishte dhe arsyeja pse reagimi ndodhi aq shpejt, duke u përhapur përmes mediave sociale më shpejt sesa shpejtësia me të cilën u hodh tutje perçja nga modelja. Kjo është arsyeja pse Refaeli dhe Hoodies e hoqën videon në faqet e tyre përkatëse në Facebook. Kjo është arsyeja pse llogaria zyrtare në Facebook e Hoodies është zhdukur.

Liria nuk diktohet nga fakti se sa një person zgjedh të mbulohet, por nga ajo se sa i lirë është në zgjedhjen që bën. 

Përgatiti për Observer.al Nada Dosti.

Observer.al

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.