Si po e manipulon Izraeli luftën kundër antisemitizmit

Qeverisë izraelite nuk i intereson lufta kundër antisemitizmit, por shfrytëzimi i saj dhe diskreditimi i solidaritetit me palestinezët

0

Nga Dominique Vidal dhe Bertrand Heilbronn

Qeverisë izraelite dhe mbështetësve të saj nuk u intereson lufta plotësisht e justifikuar kundër antisemitizmit. Por, siç tregohet nga flirtimi i Benyamin Netanjahut me forcat ekstreme të djathta në Evropë dhe nga debati mbi përcaktimin e antisemitizmit, bëhet fjalë mbi të gjitha për një shtrembërim të kësaj lufte për të diskredituar solidaritetin me palestinezët.

Më 6 dhjetor 2018, Këshilli i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian (BE) miratoi pa debat një deklaratë mbi luftën kundër antisemitizmit dhe mbrojtjen e komuniteteve hebreje në Evropë.

Veprim për t’u lavdëruar, përveç faktit se Neni 2 i kësaj Deklarate u bën thirrje Shteteve Anëtare të BE-së të miratojnë përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit (IHRA). Gjatë presidencës austriake të BE-së, nga korriku deri në dhjetor 2018, Izraeli dhe lobi i fuqishëm pro-izraelit janë aktivizuar ndjeshëm, në fshehtësi të madhe, dhe pa përpjekje fare për ta arritur këtë rezultat. Pra, çfarë është ky “përkufizim i IHRA” që Izraeli dhe mbështetësit e tij të përbetuar duan ta imponojnë?

Në vitin 2015, pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite kundër popullit të Gazës, të dënuar rëndë nga opinioni publik botëror, lobi izraelit rifilloi një ofensivë tashmë të dështuar që në vitet 2000 që synonte të nxiste një përkufizim të antisemitizmit, por i cili gjithashtu përfshinte dhe kritikat ndaj Izraelit. Objektivi i saj: IHRA, një organ ndërqeveritar i cili përfshin 31 shtete me të cilët lobi pro-izraelit e ka nga një lidhje. Në maj 2016, IHRA miratoi “përkufizimin” e saj të antisemitizmit:

“Antisemitizmi është një perceptim i caktuar ndaj hebrenjve që buron  nga urrejtja kundër hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen kundër popullit hebre ose jo-hebre dhe/ose pronës së tyre, kundër institucioneve të bashkësisë hebraike apo vendeve fetare. (përkthimi i Shoqatës Solidarité France-Palestine (AFPS).”

E parë nga larg, duket sikur s’ka shumë kuptim dhe mund të mos jetë dhe aq serioze. Në fakt, e gjithë kjo lloj qasje shkon përtej një instrumenti të kufizimit ligjor. Tregon se kemi të bëjmë me një instrument propagande dhe të presioni. Shembull kemi Mbretërinë e Bashkuar, e cila miratoi përkufizimin e IHRA-s në fund të vitit 2016. Bazuar në një deklaratë të thjeshtë të qeverisë, lobimi ka ushtruar presion tek shumica e universiteteve, komunave dhe partive politike për të miratuar këtë përkufizim.

Dhe pasojat kanë dalë në pah shumë shpejt. Në universitete takime të shumta publike janë anuluar, një mësues ka qenë objekt i një hetimi pa asnjë arsye, një personalitet i Partisë Laburiste është përjashtuar nga partia … Shoqata britanike “Fjala e Lirë në Izrael” ka zgjedhur dhe dokumentuar tetë raste vetëm në vitin 2017.

Deri më tani, tetë shtete evropiane e kanë miratuar “Përkufizimin e IHRA-së” në lidhje me antisemitizmin, përfshirë vende si Rumania, Austria, Gjermania, Bullgaria, Sllovakia, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe jashtë BE-së, Maqedonia. Dëmet, tashmë të dukshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Gjermani, shumë shpejt do të jenë të dukshme edhe në vendet e tjera.

Madje, edhe vetë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini, ka thënë qartë: “Bashkimi Evropian po lufton me vendosmëri për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së bashkëpunimit, në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian, të zbatueshme në territorin e Shteteve Anëtare të BE-së.”

Nuk ka dyshim se ndërmarrja e politikave të tilla do ta përkeqësojë akoma më keq imazhin e Izraelit tek opinioni publik botëror. Dëshmi për këtë janë sondazhet e fundit të kryera në Francë. Sipas një studimi nga SFID, 57% e të anketuarve kanë një “imazh të keq për Izraelin”, 69% “një imazh të keq të sionizmit” dhe 71% mendojnë se “Izraeli ka një përgjegjësi të madhe në mungesën e bisedimeve me palestinezët.”

Një arsye më tepër që Franca më në fund t’i rezistojë shantazhit kundër antisemitizmit. Franca që në fillim ka qenë kundër miratimit të definicionit nga IHRA për dy arsye: përkufizimi i çdo lloj racizmi është në kundërshtim me traditën ligjore franceze dhe, ndonëse duke mbetur vigjilent, duhet t’i kushtojmë vëmendje çdo instrumentalizimi të luftës kundër antisemitizmit.

Shfrytëzimi i luftës kundër antisemitizmit në shërbim të mosndëshkimit të një shteti të tretë që çdo ditë shkel Ligjin Ndërkombëtar është një çështje shumë serioze që mund të dëmtojë thellësisht demokracinë. Përballë gjithë kësaj, qëndrimi i ekzekutivit francez përcillet me nuanca nënshtrimi dhe nuk ndihmon që të luftohet seriozisht ky rrezik. Kështu, në korrik 2017, Emmanuel Macron nisi në praninë e Benyamin Netanjahut një fjalim shumë serioz në lidhje me antisemitizmit dhe antisionizmin. Nuk e ka përsëritur më, dhe as nuk i është kthyer më publikisht kësaj deklarate.

Kohët e fundit, CRIF zyrtarisht ka kërkuar nga qeveria franceze të nxjerrë ligje kundër bojkotit dhe të miratojë përkufizimin e IHRA-së për antisemitizmin. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë lloj hapi në lidhje me kërkesën në fjalë, por as nuk ka nxjerrë zyrtarisht ndonjë njoftim për refuzimin e saj. Ndoshta ka ardhur koha të themi qartë se Franca nuk pranon që shteti i Izraelit të ndërhyjë në punët e saj të brendshme. 

Dominique Vidal është gazetar dhe historian. Autor i librit “Antisionisme=antisemitisme?”

Bertrand Heilbronn është President i Organizatës për Solidarizimin Francë-Palestinë.

Observer.al

Ky material mund të ripublikohet duke iu referuar burimit si vijon: Marrë nga Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.