Sulmet terroriste në Zelandën e Re dhe problemi i nacionalizmit të bardhë

“Muslimanët në xhaminë e Christchurch-it nuk ishin viktima të një vrasësi të vetëm. Ata ishin viktima të një industrie të tërë të Islamofobisë e cila i ka dëmonizuar ata.”

0

Nga Rayan Saffour dhe Michael Arnold

Terroristi i Chirstchurch-it është shembulli i gjallë i pasojave të idelogjisë së supremacistëve të bardhë – të një mendësie që e ka origjinën te tradita orientaliste.

Ditën e premte më 15 Mars [2019], bota u zgjua me lajmin e një sulmi terrorist në Zelandën e Re. Një Australian, i identifikuar si….* sulmoi dy xhami të ndryshme dhe vrau 51 besimtarë muslimanë teksa po përgatiteshin për faljen e Xhumasë. Ai e transmetoi masakrën direkt në llogarinë e tij në Facebook.

Në manifestin e tij, të cilin ia kishte dërguar Kryeministrës së Zelandës së Re, Jacinda Adern, me email disa minuta para së të fillonte sulmin, ai shplasoste thirrje anti-muslimane, anti-emigracionit dhe thirrje të tjera që i përkasin nacionalizmit të bardhë, duke pohuar edhe njëherë se ata që i përmbahen kësaj ideologjie e shohin të nevojshme që “për hir të mbijetesës së ‘racës së bardhë’ ta shtypin emigracionin dhe të deportojnë pushtuesit që tashmë po jetojnë në tokën tonë.”

Duke iu referuar disa ngjarjeve të dhunshme historike si Kryqëzatave, Rekonkuistës së Spanjës (Andaluzisë, sh.p.) dhe rrethimit osman të Vienës, mes të tjerash, ai pohon: “E tanishmja është dhuranë e të parëve tanë.” Ndërsa vazhdon më tutje me dënimin e atyre që ai i shikon si orientim politik liberal të shteteve perëndimore, ai shkruan: Paraardhësit tuaj nuk derdhën djersë e as nuk vdiqën në emër të multikulturalizmit dhe një kombi egalitar.”

Terrorizmi i tij nuk erdhi nga hiçi. Diskursi institucional dhe shtetëror perëndimor ndër vite, i ushqyer nga industria e sigurisë miliona dollarëshe, me rritje të theksuar në intensitet pas sulmeve të 11 Shtatorit, ka ushqyer ringritjen e një ento-nacionalizmi, i cili e ka origjinën në mitologjitë nacionaliste të Europës dhe shteteve të saj pasardhëse koloniste të nxitura nga rënia e përceptuar ekonomike dhe shoqërore.

Zelanda e Re dhe Australia, të cilat terroristi i quan shtëpi, nuk përbëjnë përjashtim në këtë mes. Siç shkruante dhe Jason Wilson së fundmi tek the Guardian, “Sigurisht që racizmi Australian nuk ka filluar në vitin 2001. Vendi është formuar nëpërmjet një lufte ekstreme gjenocidiale. E ka nisur ekzistencën e vet si shtet i pavarur duke përzënë emigrantët jo të bardhë. Praktikisht, nacionalizmi i bardhë është doktrina themeltare e Australisë.”

Në rastin e Zelandës së Re, interpretimi i historisë nga historiani WP Morel i ngritjes së ndërgjegjës nacionaliste dhe “burrësisë” si diçka e rrënjosur në “Betejën e përgjakshme të Çanakalesë së vitit 1915”, është tregues i faktit se përceptimi që Zelanda e Re ka për vetvetën e ka origjinën në betejën e përgjakshme me “turqit” dhe ka një ndjenjë të fortë racizmi si pjesë e mitologjisë së saj kombëtare.

Në rastin e Australisë në mënyrë të veçantë, kemi parë rritjen e këtij diskursi jo vetëm nga grupet e margjinalizuara ekstremiste por dhe nga rrymat kryesore, i përqendruar në nocionin e diskursit mbi “tokën tonë”.

Pjesa më e madhe e studimeve orientaliste i përshkruajnë muslimanët si dogmatikë, me gjasa për të qenë të dhunshëm dhe të pa arsyeshëm për nga natyra. Një përshkrim i veçantë orientalist që ka rëndësi në këtë rast është pozicionimi që i behet fesë – fesë semitike në veçanti (dmth, Judaizmit dhe Islamit) – si të kundërt me progresin dhe për pasojë dhe me modernitetin.

Kjo i shërben më së miri atyre që synojnë t’i kufizojnë dhe mbikqyrin komunitetet muslimane si shkak i asaj që ata e shikojnë se përbën kërcënimin kryesor.

Gjithashtu, duke nxitur këtë lloj diskursi, zerat kryesorë të muslimanëve injorohen, ndërsa favorizohen të ashtuquajturit muslimanët “reformatorë” si Maajid Nawaz, Ali A. Rizvi, Ayan Hirsi Ali e të tjerë, të cilët pranohen me krahë hapur nga mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, si një shfaqje e  shembullit se si duhet të jetë një musliman i “mirë.”

Nacionalizmi i bardhë

Përtej denoncimeve që vijnë nga korridoret e pushtetit, është e nevojshmë të shtrojmë një pyetje të rëndësishme që ka nevojë për përgjigje në nivel institucional dhe nivel politik: ku po fokusohen burimet në luftën kundër terrorizmit? Nëse i hedhim një sy listës së “individëve dhe organizatave” të konsideruara si entitete terroriste nga Zelandën e Re, bëhet e qartë se nacionalizmi i bardhë dhe tendenca e tij për dhunë ka marrë shumë pak vëmendje, në ndryshim nga kërcënimi i fryrë që paraqesin grupet muslimane ndaj kombit të vogël në Paqësorin Jugor.

Është mbreslënëse që pothuajse çdo qeveri perëndimore ka një strategji anti-terror e cila shënjestron muslimanët në mënyrë shproporcianale, ndërkohë që nacionalistët e bardhë ekstremistë, të cilët janë përgjegjës për shumicën e sulmeve vdekjeprurëse në SHBA në dy vitet e fundit, sipas të dhënave nga Global Terrorism Database, shpeshherë trajtohen si raste sporadike dhe nuk merren seriozisht në konsideratë nga strategjitë anti-terror të shumë vendeve perëndimore.

Një përdorues në Twitter shprehej: “Muslimanët në xhaminë e Christchurch-it nuk ishin viktima të një vrasësi të vetëm. Ata ishin viktima të një industrie të tërë të Islamofobisë e cila i ka dëmonizuar ata.”

Nuk është e tepërt të përsërisim argumentin e stërthënë se muslimanët demonizohen dhe paraqiten në një dritë të keqe në media, ndërkohë që terroristëve të bardhë nacionalistë u jepet hapësirë për t’u analizuar dhe për t’u “kuptuar”.

Nëse vërtetë duam të kemi një debat të ndershëm, është absolutisht e nevojshme që lentet me të cilat i shohim këto ngjarje të shohin përtej retorikave të disa grupeve militante të ekstremit të djathtë që nxisin urrejtjen. Duhet të bëjmë një kritikë të shkaqeve kryesore të nacionalizmit të bardhë dhe të përballemi me të vërtetën e sikletshme se ajo është pazgjidhshmërisht e lidhur me projektin kolonialist mbi bazën e të cilin janë themeluar këto shtete. Vetëm atëherë mund të shohim një ndryshim real.

Përtej traumës së dukshme dhe emocioneve të ditës, është e domosdoshme ta adresojmë problemin në terma institucionale dhe politikë. Për të ecur përpara është e rëndësishme që debate të bëhet duke u siguruar se institucionet shtetërore në vende si Zelanda e Re, Australia e përtej, të vënë në zbatim politika të projektuara për të luftuar islamofobinë dhe racizmin sistematik në përgjithësi, si dhe të bëhet e qartë se nuk ka vend për ideologji të tilla. 

*Duke marrë shembullin e Kryeministrës së Zelandës së Re, Observer.al ka vendosur të mos e përmend emrin e terroristit në respekt të viktimave dhe për të mos i shërbyer në asnjë formë pikërisht atij qëllimi që terroristi ka synuar; ngritjen e emrit të tij. 

Artikulli është publikuar për herë të parë në TRT World.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.