Në foto: Njerëz që ngushëllojnë njëri-tjetrin jashtë xhamisë Al Noor në Christcurch, Zelandën e Re, e cila shtë dhe njëra nga xhamitë ku ndodhi sulmi terrorist. REUTERS/Edgar Su
Në foto: Njerëz që ngushëllojnë njëri-tjetrin jashtë xhamisë Al Noor në Christcurch, Zelandën e Re, e cila shtë dhe njëra nga xhamitë ku ndodhi sulmi terrorist. REUTERS/Edgar Su

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë i dënon me forcë sulmet e tmerrshme terroriste në dy xhamitë në Christcurch në Zelandën e Re më datë 15 March 2019, të cilat morën jetën e të paktën 50 muslimanëve të pafajshëm, përfshirë burra, gra e fëmijë, të cilët ishin mledhur për të falur namazin e xhumasë. Jemi jashtëzakonisht të tronditur nga ky akt i dhunshëm ekstrem. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat e pafajshme të këtij sulmi makabër. Lutjet tona janë me familet e viktimave dhe dëshmorët që humbën jetën.

Këto sulme janë pasojë e gjuhës së urrejtjes dhe propagandës së vazhdueshme anti-muslimane në mbarë botën. Kur Islamofobia normalizohet dhe bëhet e pranueshme, këto janë rezultatet.

Në këto momente të vështira, ne solidarizohemi me viktimat, familjet e tyre, popullin e Zelandës së Re dhe mbarë Umetin musliman.

Allahu i pastë pranuar në mëshirën e tij dëshmorët e këtij sulmi. Ndërsa të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë. 

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.