Një foto nga rrjetet sociale tregon tymin që del nga një makinë që digjet në një parking afër Xhamisë së Profetit Muhamed në qytetin e Medines ditën e hënë më 4 korrik 2016. (foto nga Twitter).

DrTheodore KarasikNga Dr. Theodore Karasik

Shpërthimet e shumta vetëvrasëse të 24 orëve të fundit në qytetet saudite të Xhiddes, Medinës dhe Katifit nuk lënë asnjë dyshim për faktin se Arabia Saudite është edhe njëherë në ballë të luftës globale kundër terrorizmit. Autoritete saudite, përgjegjëse për sigurinë e brendshme, duhet të lavdërohen për përpjekjet e tyre në përballjen me kërcënimin e trefishtë ditën e djeshme. Pavarësisht tendencave ekstremiste, mbështetja globale dhe masat e shtuara kundër terrorizmit janë absolutisht të nevojshme tani.

Arabia Saudite po e lufton prej kohësh terrorizmin në vend, veçanërisht që prej vitit 2004. Pak njerëz e mbajnë mend se Saudia ka luftuar Al-Kaedën brenda vendit dhe se princi i kurorës Muhamed bin Nayef, i cili njihet botërisht për përpjekjet e tij, gati sa nuk humbi jetën gjatë kësaj lufte.

Përveç përpjekjeve ushtarake, mbretëria është përpjekur në mënyrë aktive që t’i bllokojë financimet e terrorizmit e për këtë është lavdëruar nga aleatët e saj si SHBA-të për bashkëpunimin në këtë përballje.

Është e qartë se qëndrimi që ka marrë Arabia Saudite kundër terrorizmit e ka kthyer vendin në shënjestër të grupeve si Al-Kaeda dhe ISIS-i, të cilat e konsiderojnë mbretërinë si armikun e tyre.

Sulmet e kryera të hënën kanë gjurmët e të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” (ISIS), i cili është munduar të krijojë sa më shumë kaos rajonal të jetë e mundur gjatë Ramazanit dhe tani në Bajram.

ISIS-i mori përsipër sulmin me bombë në Bagdad ditën e diele ku u vranë mbi 200 vetë, e gjithashtu edhe sulmet e fundit në Bangladesh dhe në aeroportin e Stambollit. Përveç kësaj, shërbimet e sigurisë dhe policia kanë ndaluar një komplot të madh të tre celulave të ISIS-it në Kuvajt.

Këto sulme tregojnë se ka gjasa që ekstremistët të shënjestrojnë vende të tjera të Gjirit Persik në terma afatshkurtër. Prandaj, është e nevojshme të ketë vigjilencë të shtuar, inteligjencë dhe punë nga ana e policisë. Me operacionet e tanishme kundër ISIS-it në Libi dhe Levant, grupi po humbet territor, prandaj po kërkon hakmarrje gjatë një periudhe të rëndësishme të kalendarit islam. Duke kombinuar humbjet në fushëbetejë me sulmet e suksesshme terroriste, ISIS-i është i aftë të forcojë lojën e vet me efekte vdekjeprurëse.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Ajo që do të ndodhë më pas ka rëndësi për politikëbërësit dhe vendimmarrësit. Së pari, sulmet e ISIS-it në Arabinë Saudite mund të rrisin rreziqet për investuesit e huaj. Grupi e din mirë këtë dhe prandaj është i gatshëm të veprojë më mirë herët se vonë.

Së dyti, ISIS-i do të bëjë që të ndihet globalisht tani me anë të sulmeve të dhunshme kundër shënjestrave të ndryshme përveç atyre të mbretërisë. Këto sulme mund të ndodhin kudo në  botë. Pasuesit e tij janë të fortë dhe të gatshëm të luftojnë deri në vdekje. Nëse ISIS-i dëbohet me forcë nga Levanti dhe Libia, luftëtarët e tij do të emigrojnë në vende të tjera. Ky fakt tregon problemin e emigrimit dhe kundërshtimit të ideologjisë së tij të sëmurë.

Së fundmi, Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka nevojë për një fillim të ri në një realitet të ri. Me përhapjen e ISIS-it përtej të ashtuquajturit “kalifat”, nevojitet një fokus i ri ku pasuesit e tij do të gjejnë zona të tjera të pa qeverisura për të vepruar, ose zona urbane ku mund të sulmojnë zona tregtare të njohura, ngjarje sportive, klube nate dhe shënjestra të tjera të lehta.

Lufta prapa kuintave është e rëndësishme ashtu si shfaqja publike e luftës së tanishme kundër ekstremizmit. Për momentin, Arabia Saudite mund të jetë në shënjestrën e ISIS-it, e për këtë duhet të mbrohet me çdo kusht.

Dr. Theodore Karasik është analist për çështjet gjeo-politike rajonale me banim në Gjirin Persik. Ai ka një Ph.D në histori nga UCLA në Los Anxheles, Kaliforni.
Mendimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit e nuk reflektojnë politikën redaksionale të Observer.al

© Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al
  • I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit!

21 KOMENTE

  1. A message from a source in MADINAH Alhamdulillah

    “Car(&Gas) cylinder caught fire and exploded.

    No bombs, terrorists or anything. Alhamdulillah

    May Allah protect the Haramayn”

  2. Po çfar flisni mor bëhuni tè drejt ju nè realitet se dini çfar ka ndodhur medjet Arabe thojn ka shperthyer nje makin nga gazi ishte e parkume nè parkim

  3. Is nuk e ka marre persiper sulmin, me sa di une e kane marre persiper shiat e jemenit. Keshtu qe mos i besoni lajmet e zullumqareve dhe tagutit te Arabise Saudite

  4. Zullumqaret , Tagutat, Argatet e Izraelit dhe Amerikes qe nuk pushojn se vepruari me kurthat e tyre kunder Muslimanve, jo vetem ne Medine por edhe te Qabeja e Bekuar ne Mekke duhet me i sulmu.Terminé

  5. SubhanAllah sat shpejt jeni ne paragjykim isis isis isis pa marr parasysh se qka ndodh ata jan fajtor
    Vallahi keni me dhan para All-llahut pergjegjsi per qdo paragjykim.
    All-llahu hakush ju ardh qdo kujt qe e qet guhen e qenit e leh

  6. Pse bojni be percarje si skeni mar se ska pas as sulm as kurgjo jeni msu njo dy isis keni frik Allahun per kto shpifje allahu hakun jau dhasht qe pi mushni rrjetet sociale me genjeshtra

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!