Sunitë irakenë akuzojnë milicitë shiite për vrasjen e imamëve dhe dijetarëve

2
Në foto: Milicitë shiite besnike të Moktada Al-Sadr gjatë një paradë në Naxhaf [Qershor 2014]

Një grup iraken ka akuzuar milicitë shiite në Diyali se kanë kryer vrasje në mënyrë sistematike të imamëve dhe dijetarëve suni, raporti të premtën Alamatonline, transmeton Observer.al. Detajet janë zbuluar nga Lëvizja Sunite Al-Rabie në Irak, e cila i ka dërguar një letër Komitetit për të Drejtat e Njeriut që merret me mbrojtjen e muslimanëve suni në vend e që momentalisht po mban një takim në Stamboll.

Në letër thuhet se milicitë po punojnë për të heshtur zërin e shumicës sunite në qytet. Në letër ndodhen emrat, detyrat dhe datat e vrasjeve së bashku me detajet si janë vrarë imamët dhe dijetarët.

Shejh Muhanad Ali Naem, për shembull, ishte imami i xhamisë Al-Abrar. Ai u vra më 22 nëntor, 2013 pasi kishte dalë nga ndërtesa. Po atë muaj, Shejh Dr. Thabet Al-Khazraji u vra nga milicitë shiite pasi kishte dalë nga xhamia Umm Al-Mu’minin Khadija.

Në total, në letër ishin listuar detajet (e vrasjes) së 33 imamëve dhe dijetarëve. “Këto praktika të ndyra,” këmbënguli lëvizja sunite, “shërbejnë për të rritur vendosmërinë e popullit të Diyalit.” Të gjithë ata që janë përfshirë në këto vrasje “do të përballen me vjekjen,” shtoi ai.

Prej kohësh milicitë shiite të mbështetura nga Irani janë akuzuar nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe sunitë vendas se kanë kryer masakra ndaj civilëve muslimanë suni. Gjatë një ofensive në provincën Diyar për të përzënë ISIS-in, milicitë shiitë masakruan 77 fshatarë suni.

Observer.al

2 KOMENTE

  1. Ne 2014 34 musliman suni u masakruan ne nje xhami nga milicite shiite, pjese e ushtrise se rregullt irakene te mbeshtetur nga SHBA-te. Sipas Human Right Watch, milicite e Asaib Ahl al Haq dhe milici te tjera shiite kane kryer masakra te tmerrshme ndaj muslimaneve suni. Vetem ne muajin tetor te 2014 jane vrare 1,273 suni nga keto milici. Sipas HWR milicite ishin te shoqeruara me njerez te veshur ne uniforme policie. Pra keto masakra jane te mbeshtetura edhe nga policia dhe ushtria e rregullt irakene.

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.