Tag: Ekstremizmi

Profesoresha e Harvardit dhe ekspertja mbi Islamin, Jocelyne Cesari, hedh një vështrim mbi mekanizmat e frikës së Perëndimit ndaj Islamit duke marrë në konsideratë narrativën mbisuenduese që priret ta paraqesë Islamin si një fe të huaj që duhet kundërshtuar. Çështja e integrimit të muslimanëve ka qenë e pranishme në axhendat politike të demokracive europiane prej dekadash. Megjithatë, vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit ka evoluar më speficikisht në një problem që ka të bëjë me integrimin qytetar, i lidhur ngushtë me identitetin fetar. Në vitet 1960 dhe 1970, integrimi socio-ekonomik i emigrantëve me prejardhje muslimane ka qenë në fokusin kryesor të...

Nga Gen Kelmendi Trendi për të aritur deri tek fama Pas vëmendjes që tërhoqi Mehmet Kraja, akademiku që shkroi një letër aspak akademike, duke mos thënë asgjë të re përveç gjërave që Halil Matoshi i ka stërthënë çdo javë në “Click” duke i përseritur ato. Këtë politikë të tërheqjes së vëmendjës drejtë rrugëtimit të famës dhe reputacionit publik synojnë ta përvetësojnë shumë nga ata që nuk kanë çfarë të dhurojnë më shumë nga profesioni i tyre, se sa një status urimi në rast festash. Feja, kur përdoret si instrument politik dhe politizues, është porta e parë që të sjellë drejtë një suksesi të garantuar: tërheqjes së...

Nga Siema Iqbal I nderuar z. Cameron! A do ta dish se çfarë do të thotë për mua dhe për të tjerët si unë fjalimi juaj i kësaj jave në lidhje me radikalizimin? Pavarsisht se kam lindur në Manchester, edhe pse kam lindur dhe jam rritur këtu dhe jam krenare për këtë, për herë të parë në këto 37 vjet u ndjeva sikur nuk i përkas këtij vendi. Po, unë jam muslimane! Muslimane britanike. Jam mësuar të dëgjoj termin “komunitet musliman” si një komunitet punëtor dhe paqësor, i krijuar në Angli për t’u ardhë në ndihmë brezave të ardhshëm. Ndërsa tani, shoh një...

Nga H.J. Pavarësisht se frika e njohur si “Islamofobi” doli në pah në të gjithë botës kryesisht pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, rrënjët e saj e kanë origjinën që në kohë e kryqëzatave, madje dhe më herët. Tani Islami është përhapur në të gjithë botën: muslimanët përbëjnë 6 për qind të popullsisë së Europës, mbi 45 milion. Deri në vitin 2050 vlerësohet se muslimanët do të jenë rreth 20 për qind e popullsisë dhe një në pesë vetë në Europë do të jetë musliman – çka konsiderohet edhe një nga arsyet e rritjes së Islamofobisë në mesin e europianëve përgjatë...

Powered by moviekillers.com