Tag: Europa

Vijon nga pjesa e parë: Muslimanët në demokracitë liberale: Pse Perëndimi i frikësohet Islamit? Mendësi e polarizuar Një nga pasojat më të mëdha të një mentaliteti të tillë të polarizuar është maskimi i realitetit sociologjik të muslimanëve. Në fakt, ekziston një dalllim i madh ndërmjet imazhit të Islamit në mënyrën si është konstruktuar në diskursin publik të dyzuar dhe realitetit shumë dimensional të muslimanëve nëpër vende dhe zona të ndryshme. Për shembull, supozimi mbizotërues është se identitetet e dukshme muslimane në Perëndim janë të lidhura reciprokisht me besnikërinë e tyre qytetare dhe politike, ndërkohë që ka prova empirike të cilat e hedhin poshtë...

Nga Rogers Brubaker Në pjesën më të madhe të botës, feja është dukshëm dhe në mënyrë të qartë pjesë e mirëkuptimit të përditshëm, paraqitjeve kulturore dhe përcaktimeve ligjore e politike të kombësisë. Paradoksi të cilin dua ta shqyrtoj këtu, duke ju referuar zhvillimeve në Europën Veriore dhe Perëndimore, është se religjioni është pjesë e mënyrës së të kuptuarit të shekullarizmit agresiv dhe diskurseve mbi kombin – e jo thjeshtë si targeti i tij i qartë, por si baza e tij e supozuar. Emërtimet “shekullar” dhe “religjioz” kanë histori të ndërthurura dhe origjina e krishterë e emërtimit “shekullar” është shqyrtuar gjerësisht. Interesi...

Nga Sebastian Zonja Unë i dënoj rëndë sulmet terroriste të Brukselit. Janë sulme jo vetëm ndaj Brukselit, por ndaj tërë njerëzimit. Terrorizmi ka vetëm një fytyrë, dhe ajo është fytyra e krimit, e marrjes së jetëve të njerëzve. “Atentatet e 11 shtatorit të 2001, lufta në Afganistan, Irak, Libi dhe Siri kanë krijuar realitete të reja ndërkombëtare e sidomos mes Perëndimit dhe Islamit.” Shumë e vërtetë. Edhe S. Huntington tek vepra e tij “Përplasja e qytetërimeve” flet  për një pikëpamje të tillë. Sapo fillon të lexosh paragrafin më poshtë e kupton që ajo më sipër është thjesht një kopje, ose copy –...

Nga İbrahim Karagül Aleatët tanë na shitën. Ka filluar vetëmbrojtja Por ka disa gjëra që duhet t’i mbajmë shënim. Pasi të tejkalohet kjo situatë, Turqisë do t’i duhet të ripërcaktojë marrëdhëniet me aleatët e saj, marrëdhëniet rajonale, të vlerësojë kërcënimet dhe të përcaktojë përparësitë politike dhe ekonomike. Rrethi i aleancës, të cilës i përkasim që prej Luftës së Dytë Botërore, na ka tradhtuar. Ka bashkëpunuar me armiqtë e Turqisë. Kanë filluar të gjuajnë plumba kundër nesh, kur në fakt do të duhej ta mbronin Turqinë. Aleanca Transatlantike është në qendër të kësaj krize. SHBA-të janë në qendër të kësaj. Partnerët tanë tradicionalë europianë janë...

Nga Hiba Aburwein Kohëve të fundit, në Europë po raportohen raste të shumta sulmesh ndaj femrave muslimane në rrugë, në shkollë dhe në punë. Përveç rasteve të dhunës fizike, diskriminimi po merr përmasa të frikshme: femrat muslimane janë viktima të poshtërimeve të shumta dhe dhunës psikologjike. Kjo dhunë shkaktohet nga të qenit subjekt i debateve politike si dhe i ligjeve në Europë.  Në këtë debat janë përfshirë shumë zëra, madje prej tyre ka dhe të tillë që nuk kanë takuar kurrë në jetën e tyre një muslimane dhe është e qartë se vetë zëri i muslimanes mungon dukshëm. Edhe pse në shoqëritë...

Nga Erdal Tanas Karagöl | Yeni Şafak Problemi i refugjatëve sirianë që filloi me ardhjen e refugjatëve sirianë në Turqi në 2011, nuk është më një probleme vetëm i Turqisë, por është bërë problemi humanitar më i nxehtë në botë. Sipas raportit të UNHCR-së të muajit nëntor, numri i refugjatëve që janë strehuar në Turqi ka arritur në 2,287,360. Megjithatë, ky është vetëm numri i refugjatëve të regjistruar. Pritet që me valën e fundit të refugjatëve ky numër të arrijë në 3.5 milionë. Krahasuar me vendet e tjera, duket qartë që Turqia ka mbajtur një përgjegjësi të madhe materiale dhe shpirtërore në çështjen...

Nga H.J. Pavarësisht se frika e njohur si “Islamofobi” doli në pah në të gjithë botës kryesisht pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, rrënjët e saj e kanë origjinën që në kohë e kryqëzatave, madje dhe më herët. Tani Islami është përhapur në të gjithë botën: muslimanët përbëjnë 6 për qind të popullsisë së Europës, mbi 45 milion. Deri në vitin 2050 vlerësohet se muslimanët do të jenë rreth 20 për qind e popullsisë dhe një në pesë vetë në Europë do të jetë musliman – çka konsiderohet edhe një nga arsyet e rritjes së Islamofobisë në mesin e europianëve përgjatë...

Powered by moviekillers.com