Tag: ISIS

Nga Mohamed GhilanDoktorant i shkencave neurologjike në Universitetin e Viktorias, Kanada, dhe studiues i jurisprudencës islame. Disa faktorë kanë kontribuar në ngritjen e "Shteti Islamik" dhe zgjerimin e radhëve të tyre me muslimanë të rinj të joshur nga retorika religjoze dhe videot e propagandës impresionuese në stilin e Hollivudit. Pak njerëz në Perëndim mund ta kuptojnë përçmimin e thellë që kanë muslimanët për marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot të vitit 1916. Pothuaj 100 vite më vonë, kufinjtë e projektuar për të ndarë tortën koloniale europiane të Lindjes së Mesme pas Luftës së Parë Botërore vijojnë të mbeten të gjithëpranishme në psikën muslimane....

Nga Shpend Kursani. Fantazma e urrejtjes po përndjek debatin rreth “ISIS-it”, “ekstremizmit të dhunshëm”, “radikalizimit islamik” e çka mos. Arsyes i lihet pak vend. Kur frika gjykon para arsyes, kuptimit i ngelet pak vend. Nuk do të argumentoj këtu se nuk ka hapësirë për t’u brengosur, por zilet e alarmit që po bien po e çojnë kuptimin tonë për fenomenin në fjalë në drejtimin e gabuar. Ka shumë për t’u thënë. Duke marrë parasysh kufizimet editoriale do të fokusohem në detajet e dy alarmeve, mes shumë të tjerave, të ngritura rreth “pushtimit arab” të Kosovës, që në mënyrë paradoksale është...

Nga Ibrahim Kalın  Dallimet historike ndërmjet Sunive dhe Shiitëve janë të dukshme dhe duhet të pranohen, por nuk është nevoja të zmadhohen për të filluar luftëra të reja në shekullin e 21-të. Zonat kryesore në vendet me shumicë muslimane na japin përshtypjen se në botën muslimane po ndodh një luftë e përgjakshme sektare. Ndonëse ka një farë të vërtete në këtë, realiteti është në një farë mënyre ndryshe. Që nga Siri, Iraku, Bahrejni dhe Libani, bashkësitë muslimane sunite dhe shiite ballafaqohem me një shumëllojshmëri problemesh, përfshirë luftën, tensionet shoqërore, varfërinë, pabarazitë ekonomike, tiraninë, luftërat me porosi, milicitë, e kështu me radhë. Secili...

Nga Mehmet Çelik Duke fajësuar muslimanët për radikalizëm, të cilët janë viktimat e vërteta që po vuajnë më shumë nga ekstremizmi në Lindjen e Mesme, vendet europiane nuk bëjnë gjë tjetër veçse shmangin autokritikën për dështimin e tyre në politikat sociale, ekonomike dhe mos integrimin e emigrantëve si arsyeja kryesore e këtij radikalizimi. Qeveritë dhe politikat e paqëndrueshme të Irakut dhe Afganistanit të formuara pas pushtimit amerikan menjëherë pas 11 Shtatorit, çuan në dështimin e këtyre dy shteteve, duke i bërë ato vatra të lindjes së grupeve terroriste si DAESH (ISIS). Ndërkohë, trazirat politike  që nisën në Siri gjatë Pranverës Arabe dhe ngjarjeve...

Nga John Bell dhe John Zada Një histori tipike nga Lindja e Mesme vijon si më poshtë: një burrë, në mes të një sheshi, pyet një plak të urtë ulur afër tij se çfarë është fati. I dituri ia kthen: “Një gërshetim i pafundmë ngjarjesh, ku secila ndikon tek tjetra. Kur pyetësi i thotë se nuk po kupton, burri i mençur bën me gisht në drejtim të turmës në rrugë: “Atë burrin po e  marrin për ta varur,” thotë ai. “A po ndodh kjo për shkak se dikush i dha atij një monedhë argjendi dhe ia mundësoi të blinte thikën për të kryer vrasjen,...

Nga Bordi Editorial | Vërejtje për artikullin hulumtues “Gratë e reja nga Kosova prijnë kampet në ISIS”, me autore Arbana Xharrën E lexova me vëmendje artikullin hulumtues të zonjës Arbana Xharra të titulluar “Gratë e reja nga Kosova prijnë kampet në ISIS”, të publikuar në portalin Reporter.al (nga BIRN Albania), e më pas edhe në media të tjera. Përtej fakteve dhe shifrave të sjella në artikull, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme, ajo që na shqetëson është retorika që përdor autorja për të bërë përshkrimin e situatës. Në shumë vende gjuha e përdorur është paragjykuese dhe shfaq fanatizmin e artikullshkrueses, e...

Nga Zaid Shakir Vala e madhe e negativitetit kundër Islamit dhe muslimanëve e nxitur në një masë të madhe nga veprimet gjakftohta të vrasësve “xhihadistë” dhe e ushqyer vazhdimisht nga mediat kryesore është shqetësuese për shumë njerëz, përfshirë muslimanët. Për këtë arsye, ka një kërkesë të madhe për përgjigje dhe gjetjen e një zgjidhjeje. Rezultat i këtij dëshpërimi është edhe tendenca për t’i dhënë ngjyrime dhe nuanca historike analizave mbi rrënjët e dhunës “xhihadiste. E kjo duket shumë qartë në argumentet që sjellin disa kur thonë se dhuna maniake e grupeve si Boko Haram-i dhe ISIS-i vjen si pasojë e rrënjëve...

Nga Giles Fraser | The Guardian Fjala ‘radikal’ përherë ka qenë një term me përmasa të egzagjeruara, mbushur lehtësisht me çfarëdolloj kuptimesh me të cilat folësi dëshëron ta mbushë atë. Ka të djathtë radikale, të majtë radikale, ashtu si edhe qendër radikale – çfarëdolloj kuptimi të ketë ajo. Tradicionalisht, termi lidhet me luftën angleze në shekullin e 18-të për të avancuar autorizimin dhe kauzën e lirisë, dhe ka qenë një prej atyre fjalëve pa të cilën nuk kishin si t’ia dilnin politikanët modern. Nëse kërkoni në Google këdo prej grupeve të parlamentarëve duke shtuar fjalët ‘vizion radikal’ do kuptini se çfarë dua...

Powered by moviekillers.com