Tag: Islami

Nga Dr. N. Mohamad Ali dhe Dr. Hendun A.R Shah Sot, më shumë se kurrë, është koha që ta adresojmë çështjen e marrëdhënieve fetaro-politike muslimane për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Islamofobisë. Që prej sulmeve të 11 Shtatorit 2001, imazhi i Islamit është bërë objekt i mënyrës si e paraqesin mediat. Perceptimi i gabuar i Islamit, i njësuar me ekstremizmin e dhunshëm të disa ideologjive, shihet si përfaqësim i fesë. Kjo ka çuar në rritje të frikës, urrejtjes dhe armiqësisë ndaj muslimanëve. Në epokën e globalizimit, efekti i Islamofobisë ndjehet në çdo cep të botës, përfshirë dhe vende të...

Vijon nga pjesa e parë: Muslimanët në demokracitë liberale: Pse Perëndimi i frikësohet Islamit? Mendësi e polarizuar Një nga pasojat më të mëdha të një mentaliteti të tillë të polarizuar është maskimi i realitetit sociologjik të muslimanëve. Në fakt, ekziston një dalllim i madh ndërmjet imazhit të Islamit në mënyrën si është konstruktuar në diskursin publik të dyzuar dhe realitetit shumë dimensional të muslimanëve nëpër vende dhe zona të ndryshme. Për shembull, supozimi mbizotërues është se identitetet e dukshme muslimane në Perëndim janë të lidhura reciprokisht me besnikërinë e tyre qytetare dhe politike, ndërkohë që ka prova empirike të cilat e hedhin poshtë...

Profesoresha e Harvardit dhe ekspertja mbi Islamin, Jocelyne Cesari, hedh një vështrim mbi mekanizmat e frikës së Perëndimit ndaj Islamit duke marrë në konsideratë narrativën mbisuenduese që priret ta paraqesë Islamin si një fe të huaj që duhet kundërshtuar. Çështja e integrimit të muslimanëve ka qenë e pranishme në axhendat politike të demokracive europiane prej dekadash. Megjithatë, vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit ka evoluar më speficikisht në një problem që ka të bëjë me integrimin qytetar, i lidhur ngushtë me identitetin fetar. Në vitet 1960 dhe 1970, integrimi socio-ekonomik i emigrantëve me prejardhje muslimane ka qenë në fokusin kryesor të...

Të dhënave tregojnë se rreth  5 mijë deri në 20 mijë muslimanë jetojnë në Republikën Çeke. Pra ata përbëjnë gati 0.02 përqind të popullsisë Me rritjen e sulmeve islamofobe ulet numri i muslimanëve në vend. Sipërmarrësi çeko-japonez Tomio Okamura dhe partia e tij Liri dhe Demokraci e Drejtëpërdrjetë (Freedom and Direct Democracy Party (SPD)) hyri në parlament si partia e tretë më e fuqishme pas zgjedhjeve në tetor të këtij viti. Më një fushatë e cila nuk synonte gjë tjetër përpos se të përzinte islamin totalisht nga çekia. Slogani i fushatës së tyre qe pikërisht “ Jo Isamit! Jo terrorizmit!” Duke ndërtuar...

Nga Sajmir Hurdha |  Një nga metodat më të sigurta për të kuptuar se çfarë mendon dikush për ju është të perdorni metodën e projektimit. Atë që ai jua atribon juve duke pohuar se ju këtë mendoni dhe ndjeni ndaj atij, nga fjala në fjalë, ai shpreh në fakt atë që  ai mendon dhe ndjen ndaj jush! Pikërisht kështu është edhe projektimi që bëjnë komunistët dhe disa qarqe katoliko-misionare në Shqipëri. Ata imagjinojnë dhe projektojnë një Shqipëri ku islami paraqitet si i huaj, i cili nuk ka vend në  shoqërinë tonë. Në këtë shoqëri, myslimanët shihen si qytetarë të dorës së...

Nga Shqipe Gjocaj Biseda me gra të mbuluara muslimane mbi përvojat për stigmatizimin e tyre në sferat shoqërore dhe institucionale të Kosovës. Sumeja Kqiku gjithmonë kishte ëndërruar ta studiojë mjekësinë dhe një ditë të bëhej pediatre. Por entuziazmi iu pre në vitin 2015 kur ajo u paraqit te Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë me dokumentet për aplikim në duar dhe me mbulesë mbi kokë. Edhe pse veshjet fetare nuk janë të jashtëligjshme në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, një nga nëpunësit administrativ menjëherë refuzoi t’ia pranojë dokumentet kur ajo iu afrua tavolinës së tij. “Më tha, ‘jo’, kjo nuk është për...

MILAZIM KRASNIQI Ballkani është dhe do të mbetet rajon i trazuar, sepse është rajon në të cilin disa nga shtetet më të fuqishme (Greqia, Bullgaria e Serbia) janë krijuar me anën e gjenocidit, duke i dëbuar kombet e tjera nga vatrat e veta (shqiptarët, boshnjakët, turqit, hebrenjtë) dhe duke ua grabitur pronat e duke krijuar një hartë të re e krejt të panatyrshme. Edhe pse gjenocidi i tyre, prej Krizës Lindore e deri në dy luftërat ballkanike dhe në dy lufëtrat botore ka pasur sukses, pasi janë krijuar shtete nacionale të trojet e pushtuara, qëndrueshmëria dhe paqja nuk janë arritur...

Shoqëria kosovare po përjeton një shock këto ditë, që pas publikimit të një aktakuze dalë nga Prokuroria Speciale, në adresë të hoxhës së njohur Shefqet Krasniqi. Ka qenë aq e beftë, aq e paparashikueshme, aq e trashë mbi të gjitha, sa ka mundur të rreshtojë krah klerikut të njohur edhe zëra që nuk e duan, dhe pak rëndësi ka nëse për shkak të besimit të tij apo profilit të tij publik. Shefqet Krasniqi është një ish-ushtar i UÇK-së. Ai mban titullin doktor dhe është autor i një sërë librash të karakterit fetar e social bashkë. Nuk është e para herë që...

Nga Rogers Brubaker Në pjesën më të madhe të botës, feja është dukshëm dhe në mënyrë të qartë pjesë e mirëkuptimit të përditshëm, paraqitjeve kulturore dhe përcaktimeve ligjore e politike të kombësisë. Paradoksi të cilin dua ta shqyrtoj këtu, duke ju referuar zhvillimeve në Europën Veriore dhe Perëndimore, është se religjioni është pjesë e mënyrës së të kuptuarit të shekullarizmit agresiv dhe diskurseve mbi kombin – e jo thjeshtë si targeti i tij i qartë, por si baza e tij e supozuar. Emërtimet “shekullar” dhe “religjioz” kanë histori të ndërthurura dhe origjina e krishterë e emërtimit “shekullar” është shqyrtuar gjerësisht. Interesi...

Nga Shpend Kursani. Fantazma e urrejtjes po përndjek debatin rreth “ISIS-it”, “ekstremizmit të dhunshëm”, “radikalizimit islamik” e çka mos. Arsyes i lihet pak vend. Kur frika gjykon para arsyes, kuptimit i ngelet pak vend. Nuk do të argumentoj këtu se nuk ka hapësirë për t’u brengosur, por zilet e alarmit që po bien po e çojnë kuptimin tonë për fenomenin në fjalë në drejtimin e gabuar. Ka shumë për t’u thënë. Duke marrë parasysh kufizimet editoriale do të fokusohem në detajet e dy alarmeve, mes shumë të tjerave, të ngritura rreth “pushtimit arab” të Kosovës, që në mënyrë paradoksale është...

Powered by moviekillers.com