Tag: ISLAMOFOBIA NË KOSOVË

Për Sadri Ramabajën dhe dilemat e “Islamit Politik”

Nga Gen Kelmendi Ky shkrim është reagim ndaj deklaratave të Sadri Ramabajes në lidhje me hipotezat që ai ngritë për atë që ai e quan “islam politik”, dhe gjithashtu shkrimi u referohet atyre që bashkëmendojnë me orientimet dhe qendrimet e Ramabajes. Në vend të Prologut Ndonjëherë, përballë njerëzve të vegjël kur ata vërsulen pamendësisht, reagimi më i mirë është injorimi i tyre. Fenomeni ‘Sadri Ramabaja’ që mori përmasa të mëdha mediatike, është produkt i reagimeve të ngutshme të disa individëve, të cilët iu vërsulën pasi ishin ndjerë të ofenduar nga një shkrim i tij. Sikur ta injoronin zërin e tij, kush...

Mjaft më me rolin e viktimës; ky shtet duhet denoncuar

Shoqëria kosovare po përjeton një shock këto ditë, që pas publikimit të një aktakuze dalë nga Prokuroria Speciale, në adresë të hoxhës së njohur Shefqet Krasniqi. Ka qenë aq e beftë, aq e paparashikueshme, aq e trashë mbi të gjitha, sa ka mundur të rreshtojë krah klerikut të njohur edhe zëra që nuk e duan, dhe pak rëndësi ka nëse për shkak të besimit të tij apo profilit të tij publik. Shefqet Krasniqi është një ish-ushtar i UÇK-së. Ai mban titullin doktor dhe është autor i një sërë librash të karakterit fetar e social bashkë. Nuk është e para herë që...

Retorika islamofobe në artikullin “Gratë e reja nga Kosova prijnë kampet në ISIS”

Nga Bordi Editorial | Vërejtje për artikullin hulumtues “Gratë e reja nga Kosova prijnë kampet në ISIS”, me autore Arbana Xharrën. E lexuam me vëmendje artikullin hulumtues të znj. Arbana Xharra të titulluar “Gratë e reja nga Kosova prijnë kampet në ISIS”, të publikuar në portalin Reporter.al (nga BIRN Albania), e më pas edhe në media të tjera. Përtej fakteve dhe shifrave të sjella në artikull, sktësia e të cilave është lehtësisht e verifikueshme, ajo që na shqetëson këtu është retorika që përdor autorja për të bërë përshkrimin e situatës. Në shumë vende gjuha e përdorur është paragjykuese dhe shfaq fanatizmin e...

Kosova si shtet fetar ortodoks!

Në Kosovën e pasluftës dhe veçmas në Kosovën e pavarur (2008 e këndej), feja është bërë tema më e keqkuptuar (për shkak të naivitetit të shumë njerëzve) dhe më e keqinterpretuar (për shkak të keqdashjes së shumë të tjerëve.) Disa nga debatet më idiote që janë zhvilluar ndonjëherë në këtë vend, kanë pasur të bëjnë veçmas me fenë islame, përkatësisht me “rrezikun islamik”, i cili prej injorantëve është shndërruar në një gogol, me të cilin ata trembin veten e tyre. Këto debate idiote kanë prodhuar “njohës” të çështjeve fetare, që në të vërtetë janë batakçinj, që nuk kanë as...