Tag: SHAMIA

Nga Shqipe Gjocaj Biseda me gra të mbuluara muslimane mbi përvojat për stigmatizimin e tyre në sferat shoqërore dhe institucionale të Kosovës. Sumeja Kqiku gjithmonë kishte ëndërruar ta studiojë mjekësinë dhe një ditë të bëhej pediatre. Por entuziazmi iu pre në vitin 2015 kur ajo u paraqit te Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë me dokumentet për aplikim në duar dhe me mbulesë mbi kokë. Edhe pse veshjet fetare nuk janë të jashtëligjshme në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, një nga nëpunësit administrativ menjëherë refuzoi t’ia pranojë dokumentet kur ajo iu afrua tavolinës së tij. “Më tha, ‘jo’, kjo nuk është për...

Vapës së këtyre ditëve korriku iu bashkangjit dhe një debat përvëlues, ai mbi dhunimin e pretenduar të ca grave prej burrave respektivë, në ambiente plazhi. Narrativa nervoze e gazetarit Mentor Kikia, në pozitën e një të përvuajturi mbi të drejtat njerëzore dhe gjegjësisht atyre të grave, përcillte pezmin e gatuar me revoltë ndaj atyre burrave, që sipas tij vetë ishin kredhur në det, ndërsa gratë i kishin lënë të përcëlloheshin brenda në çadër. E ilustronte klithmën e tij dëshpëruese, me një foto ku shfaqej një çadër në plazh, ajo që në gjykimin e tij ishte pikërisht burgu, ku ata,...

Powered by moviekillers.com