Tag: Terrorizmi

Nga Craig Murray Gjuetia e shtrigave kundër antisemitizmit që ka akuzuar kaq shumë mbrojtës të të drejtave të njeriut që kanë mbështetur Palestinën, ka arritur në një pikë të vdekur në se e krahasojmë me antisemitizmin real. Thomas Mair është konsideruar nga dy doktorë i aftë mendërisht për t’u akuzuar, e megjithatë mediat, të rejat dhe tradicionalet, akoma fshihen pas sëmundjes mendore si mënyrë për ta shmangur problemin e terrorizmit të së djathtës ekstreme. Më lejoni t’i shmangem hipokrizisë. Unë nuk mendoj se Thomas Mair-i duhet të akuzohet për terrorizëm, pasi mendoj se askush nuk duhet të akuzohet për terrorizëm. Jam i...

Postimi i një qytetari britanik që jeton në kryeqytetin turk Ankara, e cila ishte shënjestër e një sulmi terrorist me bombë ku vdiqën 37 vetë në qendër të qytetit, në Sheshin Kızılay (Këzëlaj), u bë viral në rrjetet sociale. Postimi është i James Taylor dhe është shpërndarë mbi 30 mijë herë në Facebook. Këto janë fjalët e tij: “Për ata që nuk e njohin Turqinë, apo ata që e distancojnë veten nga këto sulme, mbase kjo do t’ju hapë sytë. Shpërthimi i kësaj natë ndodhi në një nga zonat më të populluara në qendër të qytetit, afër shumë stacioneve ku njerëzit presin...

Nga Akif Emre | Yeni Şafak Të gjithë e mbani mend faktin se shumë gazetarë me kualifikime të ndryshme dhe nga sfera të ndryshme të jetës bënë komente mjaft optimiste në lidhje me zgjedhjen e presidentit Barak Obama, si presidenti i parë me ngjyrë. Pavarësisht elitës së tij të bardhë, zgjedhja e një njeriu me ngjyrë si president i vendit më të fuqishëm e të pa rival u pa si meritë e demokracisë dhe vizionit të ri të SHBA-ve për botën. U pranua si e mirëqenë se politikat hegjemoniste të zbatuara nga administrata Bush dhe neo-konët, me pretekstin e luftës kundër...

Nga İbrahim Altay Reagimi i mediave ndërkombëtare dhe atyre vendase (turke) ndaj sulmeve terroriste në Sulltanahmet dhe Diyarbakır la shumë për të dëshiruar. Hipokrizia dhe standardet e dyfishta ishin të dukshme nëse e krahasojmë mënyrën e mbulimit të secilit sulm, apo me sulmet në vende e tjera. Viti 2016 nuk ka nisur me këmbën e mbarë për Turqinë e cila përjetoi dy sulme terroriste brenda kufijve të saj në dy javët e fundit. Sulmi i parë e shndërroi zonën më historike të Stambollit, Sultanahmet, në një ground zero kur një kamikaz në qendrën historike të qytetit la 10 vetë të vdekur...

Nga Zaid Shakir Vala e madhe e negativitetit kundër Islamit dhe muslimanëve e nxitur në një masë të madhe nga veprimet gjakftohta të vrasësve “xhihadistë” dhe e ushqyer vazhdimisht nga mediat kryesore është shqetësuese për shumë njerëz, përfshirë muslimanët. Për këtë arsye, ka një kërkesë të madhe për përgjigje dhe gjetjen e një zgjidhjeje. Rezultat i këtij dëshpërimi është edhe tendenca për t’i dhënë ngjyrime dhe nuanca historike analizave mbi rrënjët e dhunës “xhihadiste. E kjo duket shumë qartë në argumentet që sjellin disa kur thonë se dhuna maniake e grupeve si Boko Haram-i dhe ISIS-i vjen si pasojë e rrënjëve...

Nga Ian Buruma | Project Syndicate Ka shumë mënyra për të shkuar drejt një politike shkatërrimtare: lakmia, arroganca, karizma e demagogëve, e ndoshta – më e rrezikshmja nga të gjitha – frika. Kur njerëzit i kap paniku, ata bëhen histerikë. E histeria shpeshherë çon në dhunë masive. Kur politikanët arrijnë ta bindin popullin se po përballen me një betejë jetë a vdekje – se mbijetesa do të thotë “ne ose ata” – çdo gjë mund të ndodh. "Kur njerëzit i kap paniku, ata bëhen histerikë. E histeria shpeshherë çon në dhunë masive". Adolf Hitleri i kishte kombinuar të gjitha elementët politikës shkatërrimtare: arrogancën, karizmën,...

Nga Elmaz Abinader Një tik-tak fillon, por nuk është as orë, as bombë me sahat. Nuk e dëgjojnë të gjithë, megjithatë numërimi mbrapsht ka filluar. Fillimi është shumë i saktë – dikush qëllon, një bombë shpërthen, disa armatime bien nga një avion, një snajperist ndodhet diku. Lajmi godet valët e radios, e ne fillojmë të presim. Pritja na rrënqeth trupin. Jemi peng të lajmit. Të lajmit për identitetin, lidhjet, vendin, origjinën dhe fenë (e autorit). Fiksojmë kompjuterin tonë. Hapin CNN-in në sfond gjatë orarit të punës. Dhe i dërgojmë mesazhe njëri-tjetrit me pyetje. Tensioni dhe frika jonë rritet e shumëfishohet me çdo spekulim të ndonjë...

Sulmet terroriste të këtij fillim shekulli kanë ndryshuar përgjithmonë mënyrën tonë të jetesës. Në një mënyrë apo një tjetër ato kanë prekur jetën e secilit prej nesh. Që nga humbjet e njerëzve të afërt, shtimi i kontrolleve në aeroporte, shtimi i sigurisë, survejimet, arrestimet, burgosjet pa gjyq, por më e rëndësishmja, ato kanë ndryshuar përceptimin tonë për botën. Bota e pas 11 Shtatorit nuk është më e njëjta. Doktrina e “Luftës ndaj Terrorit” e shpallur nga Bushi menjëherë pas sulmeve supozohej ta bënte botën një vend më të sigurtë, më të qetë, më të paqtë. Por nuk ndodhi kështu. Ajo...

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë shpreh shqetësimin dhe indinjatën për gjuhën aspak korrekte të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama në një shkrim të tijin në lidhje me rrezikun e terrorizmit. Përdorimi i metaforave me ngjyrime fetare si simbole të së keqes mendojmë se nuk janë zgjedhja stilistike më e duhur. Përdorimi i perçes islame si metaforë e burgosjes, errësirës shpirtërore dhe frikës është krejt e pavend. Tregon mungesë ndjeshmërie dhe respekti ndaj një pjese të popullsisë. Pak rëndësi ka nëse janë shumicë apo jo. Z. Rama ka përdorur një gjuhë ambigue me ngjyrime islamofobe dhe ksenofobe edhe në raste të...

Disa ditë më parë prof. Juan Cole publikoi një artikull më një titull provokues: Rrjeti anti-islam në Europë ka nxitur Dylann Roof-in që të kryej vrasjet në Charleston. Në fillim prof. Cole ofron një kontekst historik të vonshëm, duke theksuar se Rrjeti i Islamofobisë ka ndihmuar në nxitjen e terroristin Anders Behring Breivik për të kryer vrasjet në masë. Më pas prof. Cole citon një paragraf nga manifesti I Roof-it i cili le të kuptohet se bëhet fjalë për të njejtën bindje ideologjike si ajo e Breivik­-ut me shokë: “Që këtu fillova të hulumtoj në thellësi dhe zbulova atë që po...

Powered by moviekillers.com