Tag: Turqia

Nga İbrahim Karagül Pohimi se “muslimanët do të përfshihen nga luftërat e brendshme”, se “një gjendje lufte do të mbajë peng zemrën e Islamit”, dhe pohimi, “lufta civile e Islamit”, po bëhen dita ditës realitet. Vendet dhe organizatat në rajon – duke besuar se po promovojnë interesat e vendeve të tyre në bazë të asaj që ata besojnë se është e vërtetë – po ndihmojnë pa dashje në shkërmoqjen e qyteteve dhe vendeve në rajon. Dobësitë e rajonit po përdoren si justifikim për valën e pushtimeve të jashtme, që po përjetohet. Po shfrytëzohet lakmia dhe ëndrrat ekspansioniste të vendeve të rajonit për...

Mbledhja e 13-të e Samitit të Konferencës Islamike u  mbajt në Stamboll në datat 14-15 Prill, ku Turqia mori presidencën e radhës për dy vitet e ardhshme. Nga Prof. Erdal Tanas Karagöl Me çfarë merret Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC)? Cili është misioni dhe qëllimi i saj? Çfarë të ardhme parashikon ajo për vendet muslimane islame dhe shoqëritë muslimane? Fakti që po bëhen këto pyetje është një tregues se struktura e OIC-së dhe rrethi vicioz ku ka rënë ka filluar të vihet në pikëpyetje. Për fat të keq, niveli i ndikimit është mjaft i ulët në arenën ekonomike dhe politike të kësaj organizate prej...

Nga İbrahim Karagül Aleatët tanë na shitën. Ka filluar vetëmbrojtja Por ka disa gjëra që duhet t’i mbajmë shënim. Pasi të tejkalohet kjo situatë, Turqisë do t’i duhet të ripërcaktojë marrëdhëniet me aleatët e saj, marrëdhëniet rajonale, të vlerësojë kërcënimet dhe të përcaktojë përparësitë politike dhe ekonomike. Rrethi i aleancës, të cilës i përkasim që prej Luftës së Dytë Botërore, na ka tradhtuar. Ka bashkëpunuar me armiqtë e Turqisë. Kanë filluar të gjuajnë plumba kundër nesh, kur në fakt do të duhej ta mbronin Turqinë. Aleanca Transatlantike është në qendër të kësaj krize. SHBA-të janë në qendër të kësaj. Partnerët tanë tradicionalë europianë janë...

Nga Erdal Tanas Karagöl | Yeni Şafak Problemi i refugjatëve sirianë që filloi me ardhjen e refugjatëve sirianë në Turqi në 2011, nuk është më një probleme vetëm i Turqisë, por është bërë problemi humanitar më i nxehtë në botë. Sipas raportit të UNHCR-së të muajit nëntor, numri i refugjatëve që janë strehuar në Turqi ka arritur në 2,287,360. Megjithatë, ky është vetëm numri i refugjatëve të regjistruar. Pritet që me valën e fundit të refugjatëve ky numër të arrijë në 3.5 milionë. Krahasuar me vendet e tjera, duket qartë që Turqia ka mbajtur një përgjegjësi të madhe materiale dhe shpirtërore në çështjen...

Nga İbrahim Altay Reagimi i mediave ndërkombëtare dhe atyre vendase (turke) ndaj sulmeve terroriste në Sulltanahmet dhe Diyarbakır la shumë për të dëshiruar. Hipokrizia dhe standardet e dyfishta ishin të dukshme nëse e krahasojmë mënyrën e mbulimit të secilit sulm, apo me sulmet në vende e tjera. Viti 2016 nuk ka nisur me këmbën e mbarë për Turqinë e cila përjetoi dy sulme terroriste brenda kufijve të saj në dy javët e fundit. Sulmi i parë e shndërroi zonën më historike të Stambollit, Sultanahmet, në një ground zero kur një kamikaz në qendrën historike të qytetit la 10 vetë të vdekur...

Powered by moviekillers.com