Në foto: Bekim Jashari dhe Adriatik Kelmendi

Gen KelmendiNga Gen Kelmendi

Trendi për të aritur deri tek fama

Pas vëmendjes që tërhoqi Mehmet Kraja, akademiku që shkroi një letër aspak akademike, duke mos thënë asgjë të re përveç gjërave që Halil Matoshi i ka stërthënë çdo javë në “Click” duke i përseritur ato. Këtë politikë të tërheqjes së vëmendjës drejtë rrugëtimit të famës dhe reputacionit publik synojnë ta përvetësojnë shumë nga ata që nuk kanë çfarë të dhurojnë më shumë nga profesioni i tyre, se sa një status urimi në rast festash. Feja, kur përdoret si instrument politik dhe politizues, është porta e parë që të sjellë drejtë një suksesi të garantuar: tërheqjes së vëmendjes të opinionionit publik.

Disa, nga përditëshmëria e punës që bëjnë, të mërzitur dhe të bërë bajat, dëshirojnë t’i fusinë hundët në gjërat që nuk u takojnë, për ta ndryshuar sadopak retorikën e mërzitshme që bëjnë. Të lodhur nga vetja e tyre dhe të etur për autoritet, feja-diskursi rreth religjionit- është ajo që i qetëson.

Disa kolumnistë të rregulltë javor në gazeta dhe portale, për t’a përmbushur hapësirën e punës së tyre, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përserisin të njëjtat gjëra për vite me radh, apo të shkruajnë “sa për të thënë!”

Si mund të jetë mysliman i devotshëm (qoftë i Facebook-ut, ose nënllojeve të tjerë) personi që edhe vetë emërtimin mysliman e shkruan gabimisht - musliman?! Njëjtë, siç është shqiptar i dyshimtë një person që rrahë gjoks se është shqiptar i madh, duke e shquar veten si - shqipëtar?! A s'i bjen kjo që as vetë s'e dini se çka jeni?!!!
Si mund të jetë mysliman i devotshëm (qoftë i Facebook-ut, ose nënllojeve të tjerë) personi që edhe vetë emërtimin mysliman e shkruan gabimisht – musliman?!
Njëjtë, siç është shqiptar i dyshimtë një person që rrahë gjoks se është shqiptar i madh, duke e shquar veten si – shqipëtar?!
A s’i bjen kjo që as vetë s’e dini se çka jeni?!!!

Një ndër ta, Adriatik Kelmendi, i cili për vite me rradhë ka bartur të njejtin kostum, ishte pjesë e kësaj ceremonie.

Normalisht, njerëzit e dhënë pas dynjasë ndër qëllime e tyre më të mëdha në jetë kanë famën dhe autoritetin. Edhe ky përdori petkun e Michael Coffman-it dhe Daniel Pipes-it, të arrij vëmendjen e opinionit përmes deklaratave denigruese ndajë religjionit.

Ai në një postim në profilin e tij në Facebook i konsideroi “analfabetë” dhe “pseduo të devotshëm” të gjithë ata besimtarë që në vend të fjalës “myslimanë” thonë “muslimanë”.

Kjo nuk është hera e parë që ai shënjestron religjionin, besimin Islam, me shkrimet e tij. Jo pse religjioni është temë aktuale, por sepse të merresh me fenë të bënë aktual.

Vetë fjala “mysliman” përmban në vetëvete gabime gjuhësore. Fjala “musliman” rrjedh nga folja arabe “selime-seleme” që do të thotë “paqe”. Në aspektin terminologjik, fjala “musliman” ka kuptimin “i nënshtruar, paqësor”. Në gjuhën arabe nuk ekziston shkronja “y”, prandaj edhe shqiptimi i fjalës “musliman” nuk mund të bëhet “myslimanë”. Fjala “musliman” përmendet në Kuran (3:102), (مسلمون) dhe shprehimisht kjo fjalë lexohet “muslimune” = “muslimanë”.

Pas reagimeve të shumta që kishte marrë për postimin e tij për “analfabetët” dhe “pseudo të devotëshmit”, Adriatik Kelmendi u kundërpërgjigj me një referencë që kishte marruë nga fjalori elektronik i gjuhës shqipe (jo nga fjalori zyrtar i albanolgjisë), ku tregohet për kuptimet e fjalës “mysliman – gjë që edhe në të figuronte termi “mysliman” e jo “musliman”. Me keqardhje e hedhim poshtë këtë argument të paqëndrueshëm, jo për faktin se kjo fjalë nuk vie nga referenca e fjalorit zyrtar të albanologjisë shqipe, por për faktin se në lidhje me fjalën “mysliman” apo “musliman” referencë shkencore është fjalori i enciklopedisë së gjuhës arabe – nga ku edhe buron vetë kjo fjalë.

Atëherë, kush është “analfbet” në këtë rast?!

Organizatorët e tryezës ishin dy imamë, Bekim Jashari dhe Zuhdi Hajzeri, kurse panelistë të tjerë ishin kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, edhe profesori i njohur, Mustafa Bajrami, ku u diskutua për temën “Kosova përballë ekstremizmit dhe radikalizmit fetar”. Në këtë diskutim të pranishëm ishin disa imamë të BIK-ut, gazetarë të njohur, përfaqësues të Policisë, si dhe ekspertë e profesorë të çështjeve të sigurisë.
Organizatorët e tryezës ishin dy imamë, Bekim Jashari dhe Zuhdi Hajzeri, kurse panelistë të tjerë ishin kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, edhe profesori i njohur, Mustafa Bajrami, ku u diskutua për temën “Kosova përballë ekstremizmit dhe radikalizmit fetar”. Në këtë diskutim të pranishëm ishin disa imamë të BIK-ut, gazetarë të njohur, përfaqësues të Policisë, si dhe ekspertë e profesorë të çështjeve të sigurisë.

Bekim Jashari, imam nga Podujeva, dhe njëherit kryeredaktor i portalit urrejtnxitës Foltash.com, që gjatë hapjes së saj dhe marketingut mediatik që ia bënë portalet sekulariste, pretendonte se do ta luftonë ektremizmin fetar, dhe pastaj doli se lufta e këtij portali ishte vetëm kundër Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Pasi dështoi të bëjë famë dhe autoritet duke dalur në Youtube, sikur kolegët e tij, tani Jashari dëshiron të bëjë famë dhe të tërheq vëmendjen duke dalë në mediumet që financohen nga shërbimet e huaja, dhe që shënjestër kryesore kanë luftën kundër frymës fetare në vend. Normalisht, jo duke sjellë diçka të re apo duke thënë diçka që i shërben imazhit të mirë të frymës fetare në vend, ngase ashtu nuk do ta merrnin afër vetës e as nuk do ta përkëdhelnin mediat islamofobe!

Bekim Jasharit njëherit ishte ai që kishte mbajtur pezull ndërtimin e një xhamije në Podujevë edhe pse besimtarët e kishinë blerë tokën për ndërtimin e objektit të Xhamisë. Ky pezullim kishte zgjatur për gjashtë muaj, dhe sipas disa personave që ishin pjesë e këtij procesi thuhet se kjo zvarritje kishte ndodhur për shkakt se Bekim Jashari kishte këmbëngulur që tenderin ta merrte djali i axhës së tij.

Bekim Jashari njihet si imam kontroverës me deklaratat e tij, që më shumë u shkojnë përshtat sekularistëve se sa bashkëbesimtarëve të tij. Ai në një intervistë të dhënë për “Top Channel” dhe “Ora news” kishte thënë se ferexheja është një traditë arabe dhe nuk është parim kuranor, ndërsa sa i përket shamisë ishte shprehur se shamia nuk është fundament islam. Ai thotë se shamia nuk është prej kushteve as të besimit as të islamit, por është një praktikë e rëndësishme islame.

Unë nuk jam këtu në pozicionin e atillë që t’i kontestoj në mënyrë shkencore këto deklarata, ngase nuk është fusha ime kjo, mirëpo, unë mundohem t’a kuptoj gjuhën dhe retoriken e përdorur nën këto rreshta. Mendoj që këto deklarata nuk unifikojnë frymën e tolerancës fetare dhe këto qëndrime u shkonte përshtat më shumë neo-marksistëve dhe antiteistëve. Thënë shkurt; ky Islam “minimal” i Bekim Jasharit, nuk i ka penguar as Rankoviçit e Enver Hoxhës!

I çuditshëm është fakti se Bekim Jashari, në tavolinën e punës së tij në xhamijë, mbanë flamurin amerikan!

Pas gjithë këtyre që u thanë, a nuk aludojnë këto se mungesa e profesionalizmit për të aritur ndikimin tek audienca dhe dëshira për famë e autoritet, ka shkaktuar situata të atilla sa të përdorët çdo instrument, qoftë njerëzor qoftë denigures, vetëm për të tërhequr vëmendjen dhe për të qenë aktual!

Sekularist konservator, liberal hanefij!

Kohët e fundit po shohim që shumë analistë, gazetar e publicistë të deklarohen se janë sekularistë përderisa veprimet e tyre janë më shumë të ndërtuar mbi konceptin e konservatorizmit politik se sa atij sekular. Bie fjala; ‘Shqipëria dhe Kosova është i vetmi rast në botë ku politikanët dhe elita intelektuale hiqen edhe si katolikë edhe pro LGBT-së në të njëjtën kohë! Në botë politikanët dhe elita intelektuale ndahen ose në konservatorë (religjioz, tradicionalistë) pra kundra LGBT-së, ose në liberal e sekularist për rrjedhojë pro tyre. Apo kemi raste kur disa prej tyre, elites intelektuale, deklarohen se besojnë në Zot, dhe në të njejtën kohë janë kundër mësimit të fesë në shkolla me pretendimet se kjo e cënon shtetin sekular!

Në anën tjetër, kemi imam që tërhiqen si hanefij (hanefizmi, shkollë juridike Islame), dhe në të njëjtën kohë bartin petkun e liberalizmit dhe ideve liberale! Nga ajo që shkruhet në librat e shkollës juridike hanefite, konstatohet se themeluesi i kësaj shkolle, Ebu Hanifja, dhe mëndimtarë të tjerë të njohur e të pranuar të kësaj shkolle, përfaqësonin idetë fundamenale Islame të sistemit dhe jurisprudencës islame, sheriatit, që rrjedhimisht kjo përjashtonte idetë e të gjitha shkollave të tjera filozofike. Madje, shkolla juridike hanefite konsiderohet si më fundamentalja e cila ka ruajtur traditën dhe burrimin e pastër të jurisprudencës islame, që nga koha e Profetit Muhammed.

Atëherë, si mund të pretendohet se këta imam i shërbejnë shkollës dhe frymës hanefite, përderisa janë kundërshtarët më të mëdhenj të saj, që aspirojnë dhe promovojnë vlerat e liberalizmit e sekularizmit! Mos të harrojmë se mu këta imam që tërhiqen si hanefij dhe paraqiten si liberal, janë ata të cilët trumpetojnë idet filozofike të ndryshimit të interpremetimit të burimeve kushtetuese Islame – “riformimin e Islamit”. Dhe mu këta imam janë të afërt me gazetarët antiteist të shërbimeve të huaja, veprimtarija e të cilëve është veprimtari dominuese kundër çdo fryme fetare, e në veçanti asaj Islame.

Autori është studiues i Shkencave Juridike.

Observer.al


Opinionet e mësipërme janë të autorit e nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Observer.al

18 KOMENTE

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!