Në konceptin nacionalist shqiptar marrëdhëniet shqiptaro-osmane deri në periudhën e Tanzimatit kanë qenë të mira, shqiptarët dhe osmanët kanë qenë aleatë me njëri-tjetrin etj. Ky vlerësim bazohen në dy dimensione: së pari, në dimensionin etnik, në frenimin e presionit të fuqishëm asimilues etnik sllav e grek mbi shqiptarët dhe ortodoksizmin e dhunshëm të tyre; së dyti, në karakterin përgjithësisht më tolerant të Perandorisë Osmane.

Megjithatë, sistemi i mileteve, intensiteti më i dobët asimilues dhe përgjithësisht toleranca osmane, veçanërisht ndaj Kishës Ortodokse, kishin edhe një anë tjetër: mundësinë e rivalitetit ndërmjet popujve të nënshtruar, rrjedhimisht vazhdimin e presionit asimilues sllavizues e greqizues ndaj shqiptarëve edhe gjatë sundimit osman. Një pjesë e madhe e territoreve shqiptare (rrethinat e Nishit, territoret e Ulqinit, Tivarit, Plavës, Janinës, Artës etj.), janë sllavizuar e greqizuar pikërisht gjatë sundimit osman, ndërkohë që edhe pas gati pesë shekujsh të këtij sundimi nuk është osmanizuar apo turqizuar asnjë fshat shqiptar.

Edhe pas gati pesë shekujsh të këtij sundimi nuk është osmanizuar apo turqizuar asnjë fshat shqiptar.

Mirëpo, me gjithë karakterin tolerant të sistemit osman, për sllavët, grekët dhe bizantinët, dalja e saj në Ballkan, rrënimi i mbretërive sllave të Rashës dhe Bullgarisë, tërheqja nga territoret e pushtuara shqiptare, frenimi i presionit asimilues dhe ortodoksizues ndaj të tjerëve, tek këta popuj u përjetua si humbje e madhe. Po ashtu, rrënimi i Perandorisë Bizantine në të cilën grekët gëzonin privilegje të mëdha dhe paraardhës te së cilës e konsideronin vetën, u përjetua nga grekët si humbja më e madhe në historinë e tyre. Për këto arsye te sllavët dhe grekët u krijua një ndjenjë e fuqishme antiosmane, e cila më vonë do t’i bëjë ata ta konsiderojnë Perandorinë Osmane armikun e tyre më të rrezikshëm dhe po ashtu vetë të bëhen  armiqtë e saj të vendosur. Ndërkaq, të njëjtat dukuri, dalja e Perandorisë Osmane në Ballkan, sistemi i saj me tolerant, rrënimi i mbretërive sllave dhe tërheqja e tyre nga territoret e pushtuara shqiptare, shkatërrimi i Perandorisë Bizantine dhe frenimi i presionit asimilues sllavo-greko-ortodokso-bizantin të filluar shekuj më parë dhe që kishte arritur kulmin në atë periudhë, nga shqiptarët u përjetua në dy mënyra të ndryshme që çuan në ndarjen e shqiptarëve politikisht në dy kampe të mëdha: njëri, që konsideronte Perandorinë Osmane si rrezikun dhe armikun e vet kryesor dhe që u bashkua me sllavët, grekët, princat e ndryshëm europianë (austriakë, hungarezë, francezë, rusë, Papatin etj.) në luftë kundër saj dhe prej të cilit më vonë u krijuan rrymat e ndryshme politike shqiptare grekomanë e sllavofile dhe, tjetri, i cili, duke konsideruar sundimtarin osman si më pak të rrezikshëm, më tolerant, më pak të mundshëm për asimilim etnik etj.,  u bashkua me të në luftë kundër rrezikut sllavizues dhe greqizues që vazhdonte (korsivet nga red.) dhe prej të cilit më vonë u krijua rryma politike shqiptare e nacionalizmit.

Një nga themeluesit e nacionalizmit dhe themeluesit kryesorë të ndërgjegjes kombëtare shqiptare, Pashko Vasa (i besimit katolik), në esenë e tij “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët”, për gjendjen e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane deri në reformat (centralizuese) e Tanzimatit, përshkruan pikërisht elementët e saj tolerante si, sistemi i mileteve, tolerancën fetare, respektimin e të drejtës zakonore si bazë juridike e qeverisjes së popullsisë vendëse (shqiptare), të drejtën e trashëgimisë, përbërjen shqiptare të administratës etj.

Sipas Pashko Vasës, “deri më 1831 Shqipëria qeverisej nga krerët e saj të vendit” (fq. 118). Në kapitullin X, ai përshkruan me hollësi të drejtën zakonore shqiptare dhe faktin se Shqipëria qeverisej në bazë të saj. Po ashtu, megjithëse Perandoria Osmane nuk e njihte formalisht të drejtën e trashëgimisë së titujve të fisnikërisë, praktikisht Sulltani u kishte njohur fisnikëve shqiptarë trashëgiminë e titullit dhe sundimit.

Sipas Vasës, “çdo qytet, me një farë madhësisë, kishte pashanë dhe beun e vet, i cili e trashëgonte pushtetin nga prindërit e tij. Porta e Lartë e pranonte këtë zakon dhe e vërtetonte duke përsëritur emërimin në favor të trashëgimtarit” (fq. 118). Sipas tij, edhe nga pikëpamja ekonomike në periudhën e sundimit osman Shqipëria kishte ecur përpara: “deri në epokën e sipërshënuar (Tanzimatit – H.F), gjendja në Shqipëri ishte e shkëlqyer, vendi ishte i pasur, i lumtur e i fuqishëm” (fq. 119). Sipas Pashko Vasës, sunduesit osmanë nuk përbënin rrezik për asimilimin  etnik e kombëtar të shqiptarëve: “përkundrazi, atyre u është mbushur mendja se bashkimi i tyre i ngushtë me Perandorinë Osmane përbën të vetmin shans për shpëtim…, sepse ai nuk u cenon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditat;  ai nuk e ndryshon karakterin e popullit dhe nuk kërcënon ekzistencën e këtij nga pikëpamja e fisit dhe kombësisë” (fq. 124).

Pastaj, edhe më hapur dhe vendoshmërisht, Pashko Vasa shpjegon se në krahasim me rrezikun sllavo-grek, “pikërisht kjo ide (që osmanët nuk kërcënonin ekzistencën e kombit shqiptar ndërsa fqinjët po – H.R.), kjo frymë të menduari, po të flasim nga ana politike, janë ato gjera që e kanë lidhur në mënyrë të pazgjidhshme fisin shqiptar me fatin e Perandorisë” (fq. 124) dhe se shqiptarët “janë të bindur se, duke rënë në dorë të çfarëdo fuqie tjetër, nuk do të vononin të humbisnin të gjitha këto avantazhe dhe më në fund do të transformoheshin” (fq. 123).

“Shqiptarëtë kishin zënë të marrënë besën’e Tyrqet e të bëhenë myslimanë që pa rënë Shqipëria në duar të Tyrqet” – Sami Frashëri

Kështu, sipas tij, lidhjet e shqiptarëve me osmanët kishin filluar para daljes së Perandorisë Osmane në Ballkan dhe se, pas ardhjes së tyre “Tyrqitë gjetnë në Shqiptarëtë një shok të luftësë të fortë e të besësë, edhe Shqiptarëtë gjetnë në Tyrqit një zot, q’u hapte përpara një shesh të gjër’ e të çpenguarë për të gjith’ ato q’u donte zemra” (fq. 34).Edhe Sami Frashëri, i cili […] në një farë mënyrë përmblodhi përfundimet e të gjithë përvojës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, rreth njëzet vite më vonë se Pashko Vasa, mbron të njëjtat ide dhe përshkruan të njëjtën situatë. Edhe ai thotë se pashallarë dhe njerëz të mëdhenj shqiptarë (fq. 33) dhe se, “Shqiptarëtë kishin zënë të marrënë besën’e Tyrqet e të bëhenë myslimanë që pa rënë Shqipëria në duar të Tyrqet” (fq. 34).

Sipas tij, edhe nga pikëpamja ekonomike “Shqipëria në kohët e Tyrqet u bë m’e pasurë e m’e begatë se kurdo”.  Po ashtu, duke vlerësuar lart qenien e administratës shqiptare nën sistemin turk dhe respektimin  e të drejtës zakonore shqiptare, Sami Frashëri thotë se “gjith’ ata që qeverisnin Shqipërinë, të vegjël’ e të mbëdhenjë, ishin të gjithë e gjithnjë Shqipëtarë” aq sa “mundim të themi se Shqipëria qeverisësh më vetëhe prej Shqipëtarësh e me zakonet e saj” etj. (fq. 34-34).

Ideja sipas të cilës në krahasim me fqinjët sllavo-grekë, Perandoria Osmane jo vetëm paraqet rrezik më të vogël për identitetin etnik e kombëtar të shqiptarëve dhe se madje është njëfarë aleati për ruajtjen e tij dhe se bashkimi i shqiptarëve me të është bërë pikërisht nga motivi etnik-kombëtar shqiptar, ka qenë ide e përgjithshme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vijë politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe përgjithësisht nacionalizmit shqiptar, provohet edhe nga një bazë e gjerë dokumentare e burimeve të ndryshme arkivore, publicistike etj. Në një Memorandum drejtuar kryeministrit anglez, Lordit Bikonsfild, në emër të popullit shqiptar, thuhet shprehimisht se frika nga rreziku sllav “i frenoi fiset shqiptare, që prisnin me padurim të shpëtonin nga zgjedha osmane, dhe nuk i la të lidhnin aleancë me Malin e Zi, të cilin e shikonin, dhe ende e shikojnë si pararojë e ushtrive ruse” dhe se “qe kjo ndjenjë, qe frika se mos humbisnim kombësinë tonë që na ka shtyrë të qëndrojmë pa lëvizur, por jo indiferentë kundrejt shkatërrimit të Perandorisë Osmane, sepse përndryshe ne do të kishim shpejtuar këtë shkatërrim duke bashkuar armët tona me ato të popujve të tjerë kryengritës. Dhe është mirë që Europa ta dijë se pikërisht ky është flijimi më i dhembshur që mund të kenë bërë ndonjëherë për atdheun e vet fiset tona luftarake”, se shqiptarët nuk donin që “pushtimi rus t’i zënë vendin pushtimit osman” (fq. 23).

Po ashtu, në memorandume të tjera shprehet edhe për rrezikun grek, i cili konsiderohet “komb armik”, i cili “që prej ditës së shpalljes së pavarësisë së tij, ia ka kushtuar të gjitha përpjekjet e tij përgatitjes së mjeteve për të pushtuar Epirin dhe për të greqizuar popullin shqiptar” (fq. 83).

Fakti se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nga fundi i veprimtarisë së vet, me gjasë nën shtytjen e krahut serbofil e grekoman të infiltruar në të, u fut në luftë të armatosur kundër Perandorisë Osmane pati si rrjedhojë vetëm shkatërrimin e Lidhjes, por jo edhe të bindjes së përgjithshme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e të Rilindjes Kombëtare, se rreziku dhe armiku kryesor nuk ishte sunduesi osman-turk, por rreziku i fqinjëve sllavo-grekë. Kjo vërtetohet nga dokumentet e shumta që tregojnë programet dhe idetë e mëvonshme politike, ngjarje si Lidhja e Pejës dhe, në fund nga udhëheqësi i përgjithshëm i Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare antiosmane të vitit 1912, Hasan Prishtina, i cili ishte i autorizuar të flasë dhe të veprojë në emër të të gjitha trojeve etnike shqiptare dhe i cili edhe në vitin 1912 mbronte idenë se rreziku kryesor nuk janë osmanët, por fqinjët. Edhe Ismail Qemali, njeriu që shpalli pavaresinë e Shqipërisë nga Turqia, nuk e konsideronte atë rrezikun kryesor për Shqipërinë dhe, përballë rrezikut të fqinjëve nuk ishte për luftë të armatosur kundër Turqisë.

Ideja se Turqia është aleat i shqiptarëve ruhet dhe, edhe sot është pjesë përbërëse e mendimit nacionalist shqiptar, është e pasqyruar në programe të partive politike të orientimit nacionalist si dhe në shumë dokumente e forma të tjera. 

Fragment i shkëputur nga libri “Skicë e mendimit politik shqiptar”, i autorit Hysamedin Feraj. (Fq. 158-165).
Përgatiti për publikim E.N.

Observer.al

105 KOMENTE

  1. Kan qene te pushtuar te sunduar bashksundues po asnjeher ne pozita te barabarta sepse nuk lejohej perdorimi gjuhes shqipe ne shkolla gje qe vertetohet se ne vitet 1800 kishte 170 shkolla greka e 180 turke e asnje shqipe cka veteton se nuk respektohej njelloj tradita e gjuha jon .

  2. Shqiptarer kurr me te bashkum e me te fort skan qen sikur ne kohen e perandoris osmane.
    Ka shum fakte per ket.kurse sa i perket skenderbeut gjoja hero kombetar ateher pse kurr su permend kosova at koh,dhe pse ai nuk e mbrojti gjith kombin shqiptar por vetem krujen,pra ky asht dallimi i gjith kombi shqiptar ishte i bashkuar dhe i kontrolluar nga shqiptaret qe dot thot ska pas dit mat mira per shqiptarin si ne kohen e osmanlinjve.

  3. Per qata ather ka qen shqiperija e madha deri ne beograd bollni more mo se kur ka ra perandorija osmane pastaj qafirat e kan da shqiprin ne 10 pjes edhe gjysmen e tokes ja kan marr e se shpejti brenda pak viteve allahu do te naj kthej token do ta pranojn njerzit islamin e do te zhduket kufri dhe padrejtesija ndaj njerzve qafirat jan kriminelet muslimanet jan te miret

  4. Ishim Bashkesundues,dhe jo te pushtuar.Kete e dine mire shume Shqiptaret edhe ato qe thojne qe na kane pushtuar.Kete te fundit e kane nga urretje qe i vlon nga brenda

  5. Turqit ndaj shqiptareve skan qen pushtues por shumica e shqiptareve kan qen zagar dhe jan halo zagar te pjelles ortodokse pjell ma e flliqt smundet me pas e mos i komplikoni gjanat se ai shqiptar qi i thot vetit jan 2 musliman she katolik por e treta ska

  6. Debat bejne edhe serbet per Kosoven, por Kosova nuk eshte Serbi pavaresisht debatit. Nuk eshte interpretim qe osmanet e pushtuan rajonin ku sot, e pjeserisht edhe atehere jetojne shqiptaret. Nese me vone shqiptaret u integruan ne administrim apo u konvertuan, kjo eshte nje gje tjeter.

  7. Çdo pjellë e komunizmit thote qe kane qene Pushtues Perandoria Osmane,sepse keshtu ia kane shperla trurin Shkijet.hic nuk e cojne mendjen qe ismail qemali ka qene kryetar i parlamentit ne Perandorine Osmane.

  8. Vehap Kola Pyetje ; Nese betejen e Fushe-Kosoves ne vitin 1389 do ta fitonte car Lazari dhe jo osmanet a mendon se do te kishte sot shqiptare ne ballkan apo do ishin asimiluar ne sllav dhe grek, dhe a do ekzistonte sot nje shqiptar me emrin Vehap qe do perpiqej te mendonte dhe debatonte per historine e shqipetareve ?

  9. O Vehap Kola paramenoe mos te kishte ardh Perandoria e asaj kohe ne trevat tona e qe une e quaj NATO, qka do ti kishte ndodh gadishullit Ilirik pra Ballkanit…..do te ishim shum pak “Shqiptar” te sllavizum, ose nuk do te ishim fare mi tok. Te pershendes e mos me keqkupto. Fale ktij “pushtuesi” ti qe po u thua ne ekzistojme si popull Shqiptar. Personalisht une e falenderoj shum NATO-n e asaj kohe.

  10. Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë fet’h eshte nga pikepamja e turqve, pushyim nga pikepamja e shqiptareve. Duhet ta provosh se per here te pare osmanet jane konsideruar pushtues nga komunistet.

  11. Termi “turk” eshte perdorur shume vone, kryesisht prej xhonturqve, shqiptaret ishin pjes e Perandoris Osmane ku cdo funksion ishte i lidhur me familjen e sulltanit. Termi nacional eshte krijim i vone dhe jo veq shqiptaret qe ne fakt ishin popull i privilegjuar por te gjith popujt ishin pjes e perandoris dhe bashksundues sipas legjislacionit te kohes. Termi pushtues turk eshte term sllav qe u perdor nga forcat e kualicionit ballkanik ne luftrat ballkanike me iden qe pushtimi dhe shfarosja e popullsive shqiptare ishte nje lufte clirimtare e tyre ndaj turqve.

  12. Nje njeri i lexuar dhe jo fanatik nuk e ben kurre kete pyetje. Sipas terminologjise ushtarake, pushtues quhet cdo ushtri, entitet qe fut forca ushtarake per te rrezuar sistemin qeverises (kodin civil) te nje vendi tjeter me forcen ushtarake (kodin e luftes). Sistemi taksor, feudal i Osmaneve, mbase ishte me i mire se ai i bizantit, por kjo eshte ceshtje qeverisese, jo ushtarake, pushtimi. Pra perderisa Osmanet nderhyne ushtarakisht per te rezuar sistemin civil qeverises se Arberise, ata ishin pushtues. Kronikat e osmaneve gjate pushtimit e deshmojne kete. Per me teper taksat e derdhura nga feudalet vendas shkonin ne arken e sulltanit, akt tipik per pushtuesit mesjetare. Fushata per pushtimit e Arberise zgjati rreth 100 vjet, derisa u mbyll teresisht me renien e Shkodres, sigurisht qe sdo te zgjaste 100 vjet nese sdo ishte pushtim! Ajo qe fanatiket ngaterrojne jane epokat e ndryshme te Shqiperise Osmane. Faza e pare ishte e aleances, ku Karl Topia i fton osmanet si aleate kunder Balshajve ne betejen e Savres. Me fitoren e betejes se Savres nga aleanca Topiaj-Osmane, te gjithe bujaret arber u kthyen ne vasale te osmaneve, madje u shkuan ne ndihme gjate betejes se Ankarase kunder mongoleve. Me pas eshte faza e kryengritjeve e filluar nga Arianiti, e vazhduar nga Skenderbeu. Nuk mund te lihet pa permendur se keto zhvillime kishin karakter te paster feudal dhe jo kombetar. Pas vdekjes se Skenderbeut, Arberia u pushtua totalisht, dhe bujaret arber tashme u zevendesuan me spahinj osmane (shumica bij te islamizuar te ish bujareve autonome). Kjo periudhe quhet Pax Otomana, nuk pati me kryengritje dhe Arberia u vendos nen qeverisjen qendrore osmane. Gjate kesaj kohe neo-arberit e quajtur shqiptare u bene pjese e perandorise si dhe u ngjiten ne hierarki. Perandoria osmane ishte e karakterit autokratik, totalitar, cthoshte sulltani benin spahinjte, veziret e kryeveziret, sulltani nuk e ndante pushtetin me njeri, ai kishte vetem vasale. Pra termi bashkeqeverises nuk do te ishte shume i sakte, gjithesesi me rezervat e veta mund te diskutohet si bashkeqeverisje rasti i Muhamed Ali Pashes se Egjiptit e ndonje tjeter, por edhe keto nuk ishin bashkeqeverisje shqiptare-osmane, pasi edhe keto figura ishin shqiptare te osmanizuar dhe interesat e tyre ishin ato osmane, pa kurfare shfaqje interesi per shqiperine dhe shqiptaret, prandaj nuk mund te flitet per bashkeqeverisje te mirfillte.
    Nese do ta shohim nga ana ideologjike mbase mund te quhet edhe “Fet’h” (clirim), por kur flitet per politike, strategji, terminologji ushtarake ndodhemi perballe te tjera diskutimesh.
    Sigurisht qe pushtimi osman, nuk ishte gjate gjithe kohes pushtim, lufta totale mbaroi me 1478! Me pas gjerat shfaqen ndryshe. Pra do te ishte e pasakte nese marrim per gjykim vetem nje faze, nje kapitull te ‘Shqiperise Osmane’. Nese themi ska pasur pushtim, bejme gabim, por edhe nese themi qe 500 vjet ishin pushtim bejme gabim. Gjate 4 shekujve neo-arberit u integruan kulturalisht me perandorine osmane, u ngriten qytetet, e popullsia u shtua disa fish, u riformua klasa elitare perseri, dhe me idete e shtetit komb te lindura nga skenat europiane, shqiptaret e ndjene te nevojshme te vazhdonin rrugen te shkeputur nga perandoria osmane, por ky do te ishte nje tjeter diskutim.
    Ka nje problem diskutimi “pushtues apo bashkesundues”, pasi eshte i nxitur nga zhvillimet politike te 20 viteve te fundit. Historia mbetet histori, dhe nuk duhet perdorur per per aktualitetin. Aktualiteti mbeshtetet mbi te tjera vlera.

  13. Vehap Kola Historia e kohes komuniste shqiptare eshte histori COPY-PASTE e historise sllavogrekeo RUSE.

    Historia e kohes komuniste shqiptare eshte histori COPY-PASTE e historise sllavogreko RUSE. Te lexosh historin komuniste “shqiptare” mendon se HISTORIA eshte si krastaveci. E merr faren ose fidanen ne SERBI dhe GREQI dhe e mbjelle ne Shqiperi e Kosove. Keshtu qe e han KRASTAVECIN serbe si me qen shqiptaro-Kosovare. Me e keqja eshte se kete kastravec “histori” serbosllave ua jep te gjitheve duke i genjyer se fara ishte shqiptare. Te mjere studenta e populli shqiptar me qka jane duke u ushqyer !

  14. dikur shtetet percaktoheshin ne baz te kulturave,kufijt e shtetit shqiptar sot perfaqsohen nga 3 kultura ajo myslimane,, qe perben shumicen orthodhokse,dhe katolike,me pushtimin osman pas vdekjes se skenderbeut u ben spastrime etnike ne te dy kulturat te cilet u larguan nje pjes ne itali dhe pjesa tjeter ne greqi ,,,pyetjes nuk ja beni vetes pse myslimanet ose osmanet jane shumic ne shqiperi,,per te sunduar vendasit pakicat dhe per ti patur si mburoj ndaj sulmeve te ndryshme,,,,dhe me thjesht kultura myalimane eshte pushtuse ne ballkan

  15. Fjala pushtues,pakten teorikisht,perligjet vetem pas krijimit te shteteve-kombe pas 1830-es. Por,faktet historike,qe vec pak kane dale ne siperfaqe,flasin ne kah te kundert. Nje profesor turk disa vite me pare,qeshi me te madhe kur i thashe “keni qene pushtues”. -Ju keni qene pushtues tek ne-tha

  16. Nje nga analizat me te mira qe kam lexuar…Me te vertete nje shpjegim i qarte dhe i goditur. Vetem se do shtoja se terminologjia dhe parimet e sotme ndryshojne shume nga ato te mesjetes. Psh ajo qe sot mund te quhet masaker ne ate kohe ishte norme…Megjithate nje koment afer perfeksionit..Te pergezoj

  17. Nekohen e osmanlive ska pasen asnje popupllat qe ska jetuar ne rahati sa iperket popullates shqiptare kanejetu si pashallar ne atekoh shqiptaret kaneqene te inkuadruar ne tere pushtetin do sivezira do si causha kane udhehequr pushtet ne ate kohe ne ketekohe as qebehet muhabet te keshe kesi poste drejtori jamer tegjitha ingirencat ministrit per punetembrenteshme. Agim nuhiut eh tani jetojme ne kesi shteti vlereso vete

  18. Xhafer Saliu Jo burri i dajes po le o burr mos ja fut kot, se anetari i familjes ska nevoj me pyet a me ardh a jo, po spaku edhe ata kur vin trokasin ne dere e pyetin a jeni ktu? Pe di une ku po don me qit ti po kjo qka ke thon ti slidhet aspak me ata qka thash une, ose per kete punen e otomanve.

  19. Po me vjen shum keq qe ka kesi njerez qe nuk po e dikan se kush ishte perandoria osmani.Do te ishte mir me marr e me lexue nga pak historin ton te shkruar nga studiues vendor e sidomos atyre te jashtem.Nje pyetje per keta zoterit kur kena mundur me i çel shkollen ne gjuhen shqipe per te paren her?

  20. KRISHTERORTODOKS e THON pushtus amo na Shqiptart JEM kon Pashallar ne kohën e osmanve në Ballkan kush jau var veshin KTYNE zullumqarve KRISHTERORTODOKS e do Muslimon SHQIPTAR veq me Maje te Gjuhës

  21. Dy fjal per turkun kam boll qka me fol veq shkurt dumeju tregu sa kaqen Turku kosov 4 vilajete ikemipas ekur shkoj turku coptun kosoves serbia greqia maqedoni etj. Po ju skini faj qe folni gjuhen eserbit grekut kta endryshun historin

  22. Pushtues me plot kuptimin e fjales! Pyetja me e thjesht eshte, le te argumentojn me hadith ose me kuran shendrrimin e kishes ne xhami ,ne stamboll , kisha kryesore e miljona krishtereve! Me fakte ju lutem!

  23. A luja luja deri qitu e keni pru punen a?
    Me ta bo ni pytje logjike nje banor i nje vendi te huaj jeton 500 vjet ne toka tua edhe duhet me bo çka te thot aii,sipas jush qka quhet aii Pushtues apo bashksundues?

  24. Sa i perket pytjes se a kan ardh pa na pyet pergjigja eshte Po:POR nkohen kur kan ardh etnit ku flitej gjuha shqipe jan kan shum e me shum neasimilim nga duar te grekeve dhe sllaveve mos te kishin ARDH skish me egzistu asnje shqiptar as si vend e as si KOMB qe jemi tash.Ket na e tregon historia e vertet dhe jo ajo qe kemi mesuar ne komunizem.

  25. ne ate kohe qdo dite e me shum nuk ishim zot shpije se greket dhe sllavet na hyren ne shtepi dhe ata kishin fjalen kryesore .Keshtu qe perandorija Osmane hyri dhe nderpreu asimilimin shqiptar ne sllav e grek .Per ket shkak serbet dhe greket ja kan inat ket e tregojn edhe haptas shqiptarve se vetem osmanet na mbronin.

  26. Islami feja e vertete Media Kadal se eshte tjeter sen se nuk po du me mbrojt Ameriken amo Amerika nuk i ka 500 vjet ktu plus nuk osht ka ndryshon gjuhen as sen te jem te kjart edhe spo du mu u shty me fjal se Faqja juaj me pelqen po veq u qudita me kete postin.
    Hajde Es Selam Alejkum.

  27. Pushtus hiq ma pak se 500 vjet por sod ekem mir dhe tkalumen ban me nbajt ne arkiv ama jo me ndrru historin pse sod ekem mir se qeshtu te ndrru historin ton sod jemi populli ma i mrapambetur ne evrop sod dod disa njerz po deshirijn ta ndrrojn historin por historija zguxon te ndrrohet pamarr parasysh qe sod turkija asht nje aleat i jon i fuqishem jemi pajtu mir e kem dhe duhet te shkojm mir me turkin e kaluara sduhet tena pengoj maa

  28. Mamir ishkon meubo pytja kush kaqen pushtus para perandoris osmane !!! E masanej meqit gishtin ne kry e memendu pse tvetmit ne shiptart ipatem mbi 36 kryeministra ne perandorin emadhe dhe pse popujt tjer nuke paten as 1 te vetmin ! Psh setbt billgart malazezt magjart e deri ne austri e mendoni mir se ka okupator tmir edhe ka okupator tekeq psh para perandoris osmane ti jekon i pushtuar prej sllave te karpatev vllah bullgar bizant e thiu e dreqi i mallkum e kur perandorija erdh ty tijepi gjitha drejtat po llogarite qe pushtus ekepas shkaun mas perandoris 200 vite masanej gjermanin po bene dallimin e okupatorit !!!

  29. Pom qudit nje koment musliman shqiptar qe thot jemi kan pashallar ne kohen e turqis po asht e vertet po nje te vertet a e din qe qeta pashallart te lidhur me turq skan leju shkollen shqipr nje popull qe ska gjuh ska kultur ska komb a mun me kan shtet ja baj nje pytje kti zotris qfar kombi je ti dhe qfar mendon pa shkoll a mund te shkrush historin e popullit tan kur nuk din shkrim e lexim e ne pushtumin e turqis sikepas as 1000 vet te shkolluar edhe ata qe jan shkollu kan qen ne krah turqis

  30. Po vi nshpi tonde, rrogen qe e merr nje pjes ki me ma dhan mu edhe une qka te thom ki me bo. Ndoshta edhe te boj ty mbikqyres (minister) po ki me punu per mu. Pash Zotin tregom drejt tash, a ki me mthan mu bashkepuntor apo pushtues? Ani qe une shumicen e drejtave tua ti kam marr nshpi tonde. Veq te lutna mos dil prej teme. Fjala eshte pushtim apo administrim

  31. Debat ma te shpifur qe mundet me e bo dikush eshte a ka qene Perandoria Osmane Pushtuese apo Bashkesundimtare? Edhe qathere kur ka nis Bashkesundimi sipas juve P.Osmane nuk ka qene Kalifat ajo vjen tek ne vitin 1517 me pushtimin e Mekes nga Selimi I Yavuz (I tmerrshemi) Edhe nese quheni si Faqe Islami feja e vertet! Bile tregoni te mirat e fese islame jo kesi debat te shpifur.

  32. Xhevdet Nuredini mosmaqel gojen more burr se ti edin mir psh mere luften e fundit mei llogarit as 20 miveta sjankon ne luft o burr e ti pejqe eman men historija shiptari gjethmon ukon tradhtar e bashkpuntor i armikit e saiperket thnjes tone un potkuptoj ty mir amo ti sipopull kurr sjekon ne gjendje memar nai iniciativ e meshliru vetveten e hala sod e asaj dite nukje po duesh mei dallu okupatort emir edhe okupatort zullumqar e perandorija osmane piksynim ekapas me shpernda Islamin xhevdet edhe na shiptart jena ne fund te hartes saiperket ballkanit po tvetmit jena qe sod e asaj dite jem musliman se pej ati okupatiri qe ti pothu na veq hajr kenapas e deme skenapas kta mose harro edhe shtine ne kry

  33. Sa klloshari peshof qe semerr vesh politiken mse kali muziken po qita vllazrija ejuj serrbet ukan ber zullum shum shqiptarve po ju qenke shum dibiduza e smervesh qka kaqen puna tregojke nana ime qita vllezrit ejuaj serrb umarshin kallamoqin medhun tregojke nena ime isha evogel edhe vishin e nae marshin grunin apo kallamoqin qe kishim per me hanger e pom tregojn kush kaqen turku e per shka ka ardh paloe qatu se smer vesh sen ti apsolut vetem zi shef sen tjeter zullumin qe kan ba serrbet ne kohen e rankoviqit ai

  34. E kam cek mos dil prej teme siq dole tash. Pushtuesi eshte pushtues dhe asgje tjeter. Asnje te mir nuk ja mohoj pushtuesit osman. Edhe austro hungaria ka qenê pushtues por ka qen pushtues i mire por prap emrin e ka PUSHTUES (pik).

  35. Po të nisesh nga pozitat e goditjeve qe mori shovinizmi e ekspansionizmi serb nga pushtimi osman i duhet dhënë plotësisht te drejtë Predrag Simiçit kur shprehet se te keqijat ne Ballkan filluan me myslimanizimin e shqiptareve, sepse qysh atëherë u be e fortë “diga shqiptare” për te ndaluar vershimet sllave me tej. Për serbet e keqe për Ballkanin quhet ajo qe është e keqe për qëllimet shoviniste serbe. Prandaj serbet gjithnjë janë perpjekur t’u rrasin me zor ne kohe shqiptareve se e keqja edhe për këta ka qenë sundimi osman e myslimanizmi. Ata shqiptare qe vazhdojnë te perhapin këtë perralltari serbe mendojnë si serbe e jo si shqiptare, bëjnë punën e serbeve e jo te shqiptareve.

    Ardhja e Perëndorisë Osmane në Shqipëri ishte një mundësi përcaktuese që shqiptarët të shpëtonin nga asimilimi ortodoks dhe humbja e identitetit të tyre si shqiptarë.Shqiptarët dhe turqit nuk paten një raport të mirëfilltë pushtues dhe të pushtuar, por raporti real ishte një bashkëjetese e mirëfilltë.Camëria ka mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, me gjithë përpjekjet e Perendorisë Osman për të penguar një gjë e tillë. Ne betejen e Fushë Kosovës, ushtria osmane fitoi mbi një kualicion të domonuar nga serbët, betejë në të cilën ra shehid Sulltan Murati, i cili, përmes një luteje që kishte bërë një natë para betejës, kishte kërkuar nga Allahu xh.sh.që t’ia plotësonte këtë kërkesë që islami kurrë të mos shuhej në hapesirën kosovare.

    Duhet te jemi vigjilent për të vërtetën e mardhënjeve të Perëndorisë Osmane me shqiptarët, si antiteze e një dizinformimi të qëllimshëm që vazhdojnë të bëjnë mediat për të vërtetën e këtyre mardhënjeve e cila, sipas historianeve dhe politikanëve të Turqisë gjendet vetëm në arkivate shtetit turk.Sot Turqia tregon nje kujdes te vecante ndaj shqiptareve,kujtoni vetemse ’97-ten kur agjenturat greko-serbe shkaktuan turbullirat ne Shqiperi,atehere greku u pregadit qe te futet ne Shqiperi me qellim okupimi,tanksat greke ishin rradhitur ne kufirin me Shqiperine dhe te gatshme per veprim, Turqia u dergoi te fala fashisteve greke se nese preket Shqiperia, do ta gjeje e zeza.Derisa te jete Turqia me e fuqishme ne ballkan, s’ka greqi e serbi ne Shqiperi,kete ta dine te gjithe sot e 1000 vjet.

    Pra shqiptarët dhe turqit nuk paten një raport të mirëfilltë pushtues dhe të pushtuar, por raporti real ishte një bashkëjetese e mirëfilltë e cila u reflektua tek pjesëmarrja e shqiptarëve ne sferat më të larta të qeverisjes së Perëndorisë Osmane.Per këtë dëshmon edhe numuri i konsiderueshëm i shqiptarëve në parlamentin e Perëndorisë Osmane, në mesin e të cilëve ishte edhe figura e njohur e Ismail Qemalit dhe e 40 kryeministrave të kësaj Perëndorie të cilët ishin shqiptarë.Pra ardhja e Perëndorisë Osmane në Shqipëri ishte një mundësi përcaktuese që shqiptarët të shpëtonin nga asimilimi ortodoks dhe humbja e identitetit të tyre si shqiptarë.Turqia si fuqi me e madhe ne ballkan eshte nje fat i madh per shqiptaret sepse ka nje aleat qe me mish e me shpirt e mbron nga asimilimi dhe pushtimi tinzak i sllaveve e sidomos grekeve.Jashtezakonisht Greku frigohet prej Turkut, sikur te mos ishte turku superfuqi e ballkanit, Greku moti do i kish “pastruar” punet me shqiptaret.

  36. hilafeti osman per perandorin bizantine jan kan pushtues e jau kan pushtu territorin jan kan ne rezik me humbe vienen edhe romen e per shqiptaret sigurisht qe ishin qlirues e ky ishte caktimi i ALLAHUT te lavderuare e po mos ta dergonte ALLAHU ushtrin osmane per tna qliru nga terrori e dhuna e ushtris bizantine qe na konvertonte me zore ne krishterizmem e na i ndrronte emrat vetem per te na asimilu po komunizimi erdhi per te shkaterrue krishterimin edhe islamin e llozhat masonike per ti largu shqiptaret muslimane e boshniaket muslimane e muslimanet tier ne ballkan nga implementimi i sheriatit shpifen shum genjeshtra krijun mite dhe e luftun islamin e muslimanet derisa i pushtun tokat e tyre e ngriten ateizimin ushtria komunist dhe i largun me zore nga feja muslimanet dhe e nxorren ni gjenerat laike masonike qe i sundon muslimanet dhe e lufton islamin

  37. Nrregull un pajtohna mety po pse spajtohen permbi 90% t shiptarve qe nakenapas dobi shum pej kti pushtusit qe porqun ti edhe duhet mekuptu niher e per gjithmon se tekne uardh ne fund edhe na kemipas hajr se neve nakishin fshi pej hartes t dheut okupatirt tjer qe ikemipas kqyre harten kurjankon osmonlit kujekon me teritor e kqyre sod kuje aj osht shembulli maimir meibo dallimet

  38. Une pajtohem plotsisht me z. Xhaferin,e nuk due me perserit te njejtat fjale e nje ne vec’anti due te them elhamdulila c’ka jemi dmth. si musliman e nuk e kemi derrin ne oborr te shtepise e nuk i bejme rival Allahut edhe ne jemi mekatar por elhamdulila besojme se imanin e kemi inshaalla.

  39. Krejt ne regull. Kufijt i ke pas aty e ska guxoft kerkush me te than syt e zi i ki. Normal si gjdo pushtues ti ka marr taksat sepse sje kon i zoti vet kurr me bo shtet. Keshtu qe pushtuesi mbetet pushtues 🙂 Tfala asajde 😛

  40. O Xhevdet Nuredini hajde pije no xhygym qaj o nipijon e hina en od se kaftorrin edhezi r takallxon daja Historin e mirfillt e mosu bazo en at hisorin e rrejshme qe emsojn krejt shiptart e kosoves e qebesojn ento se ata t shipnis ekan kuptu qe ukon rren ajo histori e veq na shiptart e kosoves pobesojm hala qishtu daj mir mbetsh flm per biseden

  41. Per mua nuk kane qene pushtues por bashkpuntore per te njejten qellim,,, Iirine,,,e kjo eshte edhe ne ditet e sotme neqofte se vendit tone I kanoset ndonje rrezik ata jane te gateshem tena ndimojne e ky eshte fakt .

  42. Ne qoft se ka mbet historia 800vjecare mu komentu ne muslimanet e sodit apo katoliket e sodit amo qfardo feje qoft ateher na skem me pas kurr histori te mirfill apo mos te themi fare hiq, Turqit apo osmalit kush don te dij se qka kan qen e tregon edhe sot koha per qfar arsye jan shperngulur te paret tan apo jetoj te asimiluar ne turqi edhe ditetve sotme a mos jan sikur UFOt duke e ruajtur historin ton te pa zbuluar? rrini ju fetart te qfardo feje jeni ne shtepit e juaja se nuk ju takon juve politika e as historia e politikes merrnu me punet e zotit kjo ju mjafton te gjitha feve pa dallim ciado qoft ajo fe.

  43. Tmerrin që përjetoi populli shqiptarë nga perandoria famëkeqe otomane është i pa parë, dhunë, terror, masakra, përdhunime femrash e grashë, duke shkatrruar gjithçka shqiptare për 500 vjetë, nga kjo rrjedhi shprehja e famshme: O ZOT O PËRENDI,
    KRIJOVE DREQ KRIJOVE THI,
    PO Ç’TU DESHT EDHE TURQI,
    çka është më e keqja e së keqës la edhe shumë spermë turkofile në trojet tona sikurse ky portali juaj feja e vërtetë islami, po fetë tjera kah erdhën, veç islami i vërtetë, fetë tjera të pa vërteta,
    Andaj mjaft me përçarje mes besimeve dhe mjaft shtrembërimit të historisë së popullit shqiptar, vërejtje: nuk dua reply në komentin tim

  44. krejt e dim qka na kan bo osmanlinjt… na kan shkel 500 vjet e na kan sundu… i kan marr femijet me dhune qe te behen ushtar turq si rasti i skenderbeut … sa shqiptar kan vra e kan perdhunu e kan masakru… tpakten mbrojeni turqine sotme jo ate te vjetren

  45. Pas Betejës së Maricës, osmanët filluan të depërtonin në krahinat e pjesëve jugperëndimore të Ballkanit. Perandoria Osmane kishte karakter ushtarak, e rëndësi e madhe i kushtohej fuqisë ushtarake.

    Osmanët në vendet e pushtuara rrëmbenin fëmijë dhe të rinj dhe i dërgonin në oborrin e sulltanit. Fëmijëve dhe të rinjve ju ndërrohej emri, u ndërrohej feja, i kthenin në myslimanë… Këto forma të rekrutimit përfshinin edhe fëmijët dhe të rinjtë nga Arbëria.

    Se nuk ishte çliruese Perandoria Osmane, dëshmon fakti se kronisti osman, Bihishti, në shkrimet e tij përshkruan një rrëmbim të tillë të fëmijëve dhe të rinjve arbërorë. Sipas tij, më 1431-1432 Ushtria osmane depërtoi në trojet arbërore. Atje plaçkiti dëmtoi e shkatërroi fshatra të tëra dhe grabiti djem e vajza të bukura. Ndër ta ishte edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    Para vendosjes së Perandorisë Osmane në trojet shqiptare, popullsia shqiptare i përkiste fesë krishtere. Arbërit gjatë shekullit XV ishin të lodhur nga luftërat me Perandorinë Osmane dhe vendi ishte i shkatërruar tërësisht. Në këto kushte filloi të përhapej feja e re, feja islame. Fenë islame e morën kryesisht djemtë e bujarëve shqiptarë. Këta djem dërgoheshin në pallatin e sulltanit, e pasi kalonin në fenë islame këta djem ktheheshin në vendin e tyre dhe merrnin pozita të ndryshme në administratë ose në Ushtri. Kështu osmanët mendonin se duke u islamizuar djemtë e familjeve aristokrate arbërore, më lehte do të përhapej feja islame te shtresat e tjera të popullsisë.
    Faktorët qe ndikuan në përhapjen e fesë islame ishin: presioni mbi popullsinë nëpërmjet taksës për tokë të cilën e paguanin vetëm të krishterët, marrja e djemve nga familjet e krishtera shqiptare dhe dërgimi i tyre në Stamboll ku islamizoheshin dhe edukoheshin me frymën islame. Tani popullsia shqiptare, përveç besimit katolik dhe atij ortodoks kishte edhe fenë islame, mirëpo edhe pse të ndarë në tri besime, populli shqiptar është shquar për tolerancë e harmoni fetare. Gjuha, traditat dhe zakonet ishin elemente qe i bashkonin shqiptarët. Feja islame u përhap së pari në qytete, e në fshatra feja islame u përhap shumë ngadalë (në zonat malore islami pothuajse nuk u përhap fare).

    Disa historianë po thonë mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente, unë them që le të flasin në mënyrë që një herë e përgjithmonë të dihet e vërteta: le të na dokumentojnë që ishin çlirues e jo pushtues.

    Pyetja ime është: si mund ta quajmë ndryshe Perandorinë Osmane, nuk po mundem të gjej shprehje tjetër, përpos pushtuese apo sunduese. Pse nuk na ndihmuan që të zhvillohemi si popull, por vetëm na shkatërruan?

    mos tju nije dikush qe u kon pushtues

  46. Un po te replikoj kujtim kjo faqe eshte e shitur se keta jan ata mjekrrosha qe edhe fen e mbajn per pare jo qe e dojn shum keta per pare e shesin me atdhe me gjdo gje te bukur qe ka kombi shqiptar respekt

  47. Un po te replikoj kujtim kjo faqe eshte e shitur se keta jan ata mjekrrosha qe edhe fen e mbajn per pare jo qe e dojn shum keta per pare e shesin me atdhe me gjdo gje te bukur qe ka kombi shqiptar respekt

  48. Kan qene pushtues,dhe Sot e asaj dite kemi Probleme shkaku i Turqve,Äta kane ber Shqiptaret ta pranojn fene islame qe Sot ne e kemi Por Sot mundohen ngadal ngadal Si ne kohet Osmane ti Fusin hundet ku nuk futen, ne jemi Shqiptare nuk jemi Turq e as Arabe.

  49. ska shum qka mu debatu pushtuesit kan vetem nje emer Pushtus dhe kaq . si serbia si turqia jan te njejta vetem se dallojn ne periudha kohore e pushtimit . shkun pushtuesit Osmanli erdhen pushtuesit Kralevina serbe i vetmi dallim eshte se kta kan qen mongol e kta tjert sllav . per Skenderbeun mundeni me debatu sa te doni me thur hiatori te vitit2017 por te flasim per historin e vertet ajo eshte e shkruar mjaft mir dhe eshte shkruar ne kohen e duhur kto teorit tuaja pan islamike jan tendencioze . nese kishit me.ba analiz pa ndikim relegjoz e kishit pranu ashtu siq eshte e verteta por pasiqe per ju gjithqka bazohet tek religjioni kurr te verteten skeni me.nxjerr ashtu siq eshte. ju vet pysni dhe vet pergjigjeni kjo eshte e gjitha skenderbeu eshte hero kombetar dhe eshte i pa diskutushem ato teorit e juja qe jan plot konsoiracion mesiguri qojn uj te mulliri otoman .vazhdoni me kto gjera sepse paguheni mir nese e keni per egzistencen tuaj per interesa mbietese mbietoni nese e keni se mendoni qe e keni me plot mend ket qe e thuani ne shumicen e rasteve jeni turpi i botes dhe kaq

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!