Në ilustrim: Ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush në të djathtë dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair në të majtë.

Yasir QadhiNga Yasir Qadhi

Hetimi “Chilcot”, i cili ka qenë qortimi më i rreptë që ka marrë Tony Blair deri më sot për futjen e vendit të tij në luftë, nuk ishte gjë tjetër veçse një qortim verbal. Fjalë pa vlerë në një copë letër.

As Tony Blai-i e as Xhorxh Bushi (as një anëtar i vetëm i kabinetit të tyre qeveritar) nuk do të ndëshkohen ndonjëherë, të burgosen, të gjobiten apo të paguajnë për vendimet e tyre që kanë shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve e që është edhe shkaku i drejtpërdrejtë i rrëmujës së tanishme në tërë rajonin e Lindjes së Mesme. Në fakt, as në një botë ideale, ku një lider i botës perëndimore mund të sillet përballë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës e të akuzohet për krime lufte e të dënohet me burg, një vendim i tillë hipotetik nuk do të ishte “drejtësi” e vërtetë, në asnjë kuptim që përmban kjo fjalë.

Në raste si këto njerëzit fetarë në SHBA duhet t’i kujtojnë vetes se ekziston një Urtësi Hyjnore në ekzistimin e Ditës së Llogaridhënies Finale. Në fakt Kurani përmend konceptin e Drejtësisë Hyjnore si një provë morale dhe logjike për ekzistencën e Ditës së Gjykimit.

Allahu thotë: “A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?” (Surja Sad, ajeti 27)

“A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?” (Surja Xhathije, ajeti 21)

Drejtësia në këtë botë nuk është kurrë e “përkryer”. Ata që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve të pafajshëm, e që hodhën vende të tëra në luftë civile dhe kaos, nuk mund të ndëshkohen mjaftueshëm nga ne, pavarësisht përpjekjeve të çfarëdo hetimi apo gjykate. Në fakt, nganjëherë ata që shkaktojnë ligësi të tilla jetojnë më mirë materialisht se ata që jetojnë një jetë të drejtë. Ku është drejtësia atëherë?

Allahu do t’i gjykojë këta njerëz, ashtu siç do të na gjykojë të gjithëve. Të drejtët dhe të penduarit do ta shohin Mëshirën e Tij, ndërsa arrogantët dhe kryelartët do ta shohin Zemërimin e Tij.

Një nga ngjarjet gjatë jetës sime për të cilën e falënderoj Allahun pa masë, ishte dhe mundësia që pata për t’i thënë këtij tirani arrogant e të pa penduar, me gjithë zemërimin që mund të tregoja, ndonëse nuk shfaqi asnjë shenjë pendimi për faktin se e kishte futur vendin e tij në luftë duke vrarë miliona njerëz, se ai do të ballafaqohej me Gjykimin e Zotit në botën tjetër. Edhe pse nuk ishte ndonjë gjë e madhe, prapë ajo ishte e gjitha çfarë mund të bëja unë. Ishte e qartë se kjo e irritoi atë pa masë, siç u duke edhe nga përgjigjja e tij në klasë.

Sinqerisht, të besosh në Ditën e Gjykimit nuk është vetëm e logjikshme dhe racionale, por është edhe ajo çfarë e bën këtë botë pjesërisht të durueshme për ne, pasi ne e dimë se Allahu do t’i shpërbleje të drejtët, e ndërsa tiranët do t’i ndëshkojë siç e meritojnë, ashtu siç vetëm Ai din të gjykojë.

Autori është studiues dhe autor musliman nga Amerika dhe Dekan i Çështjeve Akademike pranë Al-Maghrib Institute, një institucion arsimor islam. Ai është autor i disa librave dhe ligjërues i rregullt mbi problemet e muslimanëve. Në vitin 2011, ai është konsideruar nga New York Times Magazine si një nga klerikët musliman më me ndikim në Amerikë.

Observer.al


© Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa lejen paraprake të Observer.al

3 KOMENTE

  1. Nuk kena deshmi te tilla nga Samiu, hoxha Tasini , Vaso Pasha , Ismail Qemali, Hasan Prishtina e shum e shum te tjer si kto burra qe jan brezi i art i historis ton e para dhe e dyta kto qe lartpermenda ishin gjith osmanllinj te bindur , se harrova edhe Is Boletinin osmalliu me i flakt. Neve jemi vazhdusit e vlerave dhe ideve te ktyre zotrive qe banen shqipnin , dhe kshuqe rezulton se ju islamofobar jeni anti shqiptar qe jeni te bindur ne idet dhe vizionin e Grekeve ,Serbeve e te Enveristave ……. nqs doni te shporreni ju prift zoti mbar ne Greqi o Serbi o Rusi apo ku te doni meqense keni perputhje idesh me to. Feja e shumices se shqiptarve esht islami dhe kot helmoni veten duke sha se ne fund te fundit nuk ka egzistu ne histori te njerzimit qe shumica te jen trathtar hahahaa vetem te ju islamofobat gjindet ky koncept

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!