Zbulohet Rrjeti i Islamofobisë në Amerikë

0

Nga Matthew Duss, Yasmine Taeb, Ken GudeKen Sofer

Një raport/studim prej 87 faqesh bën publike rrjetin e islamofobisë në Amerikë.

Në vitin 2011, Qendra Americane për Progres publikoi “Fear, Inc.: Rrënjet e Rrjetit të  Islamofobisë në Amerikë,” në mënyrë që të identifikonte dhe të ekspozonte organizatat, studiuesit, ekspertët dhe aktivistët që përbënin një rrjet të lidhur fortë, i cili përhapte keqinformime dhe propagandonte urrejtje rreth muslimanë amerikanë dhe Islamit. Raporti tregon se shtatë fondacione bamirësie kishin shpenzuar 42,6 milionë dollarë nga viti 2001 deri në vitin 2009 për të mbështetur përhapjen e retorikës anti-muslimane. Përpjekjet e një grupi të vogël themesuesish dhe ekspertësh keqinformues u përforcuan nga jehona e të drejtave fetare, nga mediat konservatore, organizatat bazë dhe nga disa politikanë, të cilët kërkuan që të futej në diskursin publik një perspektivë ekstreme në lidhje muslimanët amerikanë. Në videon e mëposhtme shpjegohen më shumë detaje:

Gjatë tre viteve, që kur “Fear, Inc.” hodhi dritë mbi Rrjetin e Islamofobisë dhe bëri publike anëtarët kyç të rrjetit, një pjesë e tyre janë margjinalizuar nga mediat kryesore dhe politikanët. Për shembull, Unioni Konservator Amerikan publikisht qortoi dezinformatat e ekspretit Franc Gaffney dhe e bëri të qartë se nuk ishte më i mirëptitur në Konferencën e tyre vjetore të Aksionit Politik Konservator.

Politikanë konsevatorë, që nga senatori Xhon McCain, deri te ish-kandidati për president Mitt Romney janë tërherqur nga “akuzat e liga” të rrjetit të islamofobisë. Ndërsa grupi anti-musliman në Kongres mori një goditje të madhe, duke humbur disa nga anëtarët e vet më lartë, si republikani Allen West dhe Michele Bachmann.

Edhe pse publiku amerikan në masë të madhe nuk i përkrah pikëpamje të tilla, përpjekjet e Rrjetit të Islamofobisë për të shënjestruar komunitetin musliman amerikan, mbetën akoma domethënëse dhe vazhdojnë të shkatërrojnë vlerat themelore amerikane të pluralizmit fetar, të të drejtave civile dhe përfshirjes sociale. Dalja në skenë e Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit, apo ISIS-it, i ofroi rrjetit të islamofobisë një mundësi ta artë pët të mbështetur ngjarjet gjeopolitike pa lidhje me njëra-tjetrën, në mënyrë që të krijonin një karrikaturë të Islamit, të fusnin ankthin në mesin e popullit dhe të nxisnin politika diskriminuese kundër muslimanëve amerikanë. Përpjekjet e reja të rrjetit të islamofobisë për të vënë shenjën e barazisë me karrikaturën e shëmtuar të Islamit të promovuar nga ISIS-i janë një shembull i vigjilencës që nevojitej për të nxitur ekstremizmin anti-musliman.

Ky raport shqyrton elementë kyç të rrjetit të islamofobisë, që përfshin:

  • Narrativën e xhihadit të civilizimit dhe teorinë e infiltrimit të Vëllazërisë Muslimane në qeverinë amerikane.
  • Ndikimin e Rrjetit të Islamofobisë në mesin e grupeve fetare të djathta, duke nxitur ndjenjat anti-muslimane.
  • Ndikimin e Rrjetit të Islamofobisë në trajnimin e zbatimit të ligjit.
  • Përgjigjen ndaj bombës në Maratonën e Bostonit dhe narrativën e ekstremizmit islamik.
  • Duke motivuar politikisht islamofobinë e duke e nxitur atë nga konservatorët më në zë. Raporti i parë i “Fear, Inc.” është përpjekur të ekspozojë elementë të Rrjetit të Islamofobisë, duke i dhënë publikut të gjërë informacionet që i duheshin për të refuzuar pretendimet dhe shtrembërimet e bëra nga eskpertët e rrjetit të dezinformimit. Ky raport identifikon përpjekjet e vazhdueshme të Rrjetit të Islamofobisë për të promovuar politika që shkelin dhe kundërshtojnë vlerat dhe interesat amerikane. Siç tregohet në këtë raport, mjafton vetëm një përson me një ndikim të madh për të ndikuar negativisht në trajtimin e një grupi të tërë të qytetarëve amerikanë.

Lexo artikullin e plotë…

Raporti i plotë i Fear, Inc. 2.0

Observer.al


(Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejen paraprake të Observer.al)

ASNJË KOMENT

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!