Me qindra e mijëra vetë jetojnë në kampet e Bangladeshit. [Mohammad Ponir Hossain/Reuters]

Mianmari po kryen “spastrim etnik” ndaj muslimanëve rohinga, tha një zyrtar i Oganizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, vazhdojnë të raportohen raste të përdhunimeve nga grupe të ndryshme, të torturave dhe vrasjeve në mesin e atyre mijërave njerëzve që kanë ikur në drejtim të Bangladeshit.

Mbi 30 mijë anëtarë të këtij komuniteti etnik i kanë braktisur shtëpitë e tyre në Mianmar për t’i ikur përshkallëzimit të dhunës pasi trupat ushtarake u lëshuan në rripin e ngushtë ku jetonin ata në fillim të këtij muaji, deklaroi OKB-ja.

John McKissick, kreu i angjencisë së refugjatëve UNHCR në qytetin Cox Bazara, në kufi me Bangladeshin, i tha BBC-së se trupat ushtarake po vrasin burrat, po therin fëmijët, po përdhunojnë gratë, po djegin dhe grabisin shtëpitë dhe po i detyrojnë njerëzit të kalojnë lumin” për në Bangladesh.

Ndërkohë, Bangladeshi ka refuzuar apelin ndërkombëtar që t’i hapë kufijtë për të parandaluar një krizë humanitare dhe në vend të kësaj i ka kërkuar Mianmarit që të bëjë më shumë për të penguar minoritetin rohinga që të mos kalojë kufirin.

“Është e vështirë për qeverinë e Bangladeshit që të thotë se kufiri është hapur pasi kjo do të nxiste qeverinë e Mianmarit që të vazhdonte mizoritë e saj deri sa të arrinte qëllimin e saj përfundimtar të spastrimit etnik të minoritetit musliman në Mianmar,” tha McKissick.

Spastrimi etnik

Nuk është hera e parë që bëhen akuza kundër Mianmarit për spastrim etnik.

Në prill të vitit 2013, Organizata për të Drejtat e Njeriut (HRW) tha se po zhvillohej një fushatë për spastrimin etnik të roningave – një akuzë e cila u mohua nga Thein Sein, president në atë kohë, duke e quajtur këtë një “fushtatë denigruse”.

Por shkalla e vuajtjeve njerëzore u bë më e qartë ditën e enjte kur njerëz të dëshpëruar si Muhamed Ayazi rrëfyen si forcat ushtarake kishin sulmuar fshtatin duke vrarë gruan e tij shtatzanë.

zyrtaret-e-okb-se-ngrene-alarmin-muslimanet-ne-mianmar-po-shfarosen-foto-e-brendshme
Zyrtarët thanë se ditën e hënë rreth 1 mijë muslimanë rohinga janë ndaluar në kufi.

Ndërsa përkundte djalin e tij 2-vjeçar, tha se forcat ushtarake vranë të paktën 300 burra në fshatin e shënjestruar dhe përdhunuan në grup me dhjetra femra përpara se t’i vin flakën rreth 300 shtëpive, dyqaneve të muslimanëve dhe xhamisë ku ai shërbente si imam.

“Ata e qëlluan për vdekje gruan time Jannatun Naim. Ishte vetëm 25 vjeçe dhe ishte shtatzanë në muajin e shtatë.  U strehova në një kanal bashkë me djalin tim dy vjeç, i cili u godit nga tyta e një pushke,” rrëfen Ayazi.

Ayazi shiti orën dhe këpucët e tij për të paguar rrugëtimin e vështirë. Ai është strehuar në një kamp për refugjatët e paregjistruar rohinga.

Shumica e atyre që kërkojnë strehim thonë se kanë ecur me ditë të tëra, kanë përdorur barka druri për të kaluar në Bangladesh, ku me qindra e mijëra refugjatë të regjistruar roninga jetojnë tashmë prej dekadash.

Rohingat shihen si emigrantë ilegalë nga shumica budiste në Mianmar, të cilët i quajnë “bengalezë,” ndonëse shumica e tyre kanë jetuar aty me breza të tërë.

Shumica e roningave jetojnë në shtetin e varfër Rakhine. Por atyre u mohohet nënshtetësia dhe përballen me vështirësi të jashtëzakonshme në lëvizje dhe punësim.

Bangladeshi tha të mërkurën se ka thirrur ambasadorin e Mianmarit për t’i shprehur “shqetësimin e tyre të thellë”.

Që nga shpërthimi i fundit i dhunës, rojet kufitare të Bangladeshit kanë shtuar patrullimet, ndërsa rojet bregdetare kanë vendosur anije shtesë.

Zyrtarët thanë se ditën e hënë rreth 1 mijë muslimanë rohinga janë ndaluar në kufi.

Pamjet satelitore

Organizata për të Drejtat e Njeriut (HRW) tha se ka identifikuar me anë të pamjeve satelitore mbi 1 mijë shtëpi në fshatrat rohinga në veri-perëndim të Mianmarit të cilat janë rrafshuar me tokën.

Ushtria e Mianmarit ka mohur t’i ketë djegur këto fshtatra, madje ka fajësuar vetë rohingat për këtë.

Drejtues të komunitetit rohinga thanë se me qindra famlje janë strehuar në kampet në qytetet kufitare të Teknafit dhe Ukhiasit, kur shumë prej tyre fshihen nga frika se mos dërgohen mbrapsht në Mianmar.

Të mërkurën, policia burgosi 70 rohinga, përfshirë gra e fëmijë, të cilët thanë se do t’i dërgojnë mbrapsh në kufi.

Pamjet satelitore para shkatërrimit të zonës Kyet Yoe Pyin Maungdaw të datës 20 mars. [HRW/Reuters]
Pamjet satelitore para shkatërrimit të zonës Kyet Yoe Pyin Maungdaw të datës 20 mars. [HRW/Reuters]
post-destruction-satellite-imagery-of-kyet-yoe-pyin-from-november-10-hrw-reuters
Pamjet satelitore pas shkatërrimit të zonës Kyet Yoe Pyin Maungdaw të datës 20 mars. [HRW/Reuters]
Ndërkohë, më herët  edhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka shprehur shqetësimin e saj për përshkallëzimin e situatës duke u kërkuar autoriteteve qeveritare që të marrin masa për ndalimin e dhunës dhe të hetojnë akuzat për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut kundër civilëve rohinga, përfshirë torturat, përdhunimet dhe ekzekutimet në masë të muslimanëve.

Gjithashtu, një hetim i kryer nga Njësia Hetuese e rrjetit televiziv Al-Xhazira ka zbuluar “prova të forta” të asaj që pa frikë mund të konsiderohet një gjenocid i koordinuar nga qeveria e Mianmarit kundër popullsisë muslimane Rohinga.

Hetimi, i paraqitur në një dokumentar të titulluar “Axhenda Gjenociadiale,” ka konsultuar avokatë dhe ekspertë të diplomacisë sipas të cilëve bëhet fjalë për një shfarosjeje sistematike të mirëmenduar dhe të parapërgatitur. 

Përgatiti Enes Neza |  

Observer.al

6 KOMENTE

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!