Nga Chris Doyle | Politics Today

Gjatë gjithë historisë, lidhjet ndërmjet liderëve të krishterë dhe musilmanë kanë pasur më shumë ulje sesa ngritje. Ishte Papa Urbani II ai që nisi kryqëzatën e parë në vitin 1095 duke shkaktuar gati dy shekuj armiqësi. Por kohët e fundit, marrëdhëniet janë përmirësuar mjaft. Papa Gjon Pali II bëri përpjekje të konsiderueshme për të çuar përpara çështjen e marrëdhënieve katoliko-islame. Ai dënoi në mënyrë të përsëritur rrethimin e Sarajevës. Gjon Pali II vizitoi Damaskun dhe u lut në Xhaminë Umajad në vitin 2001. Ajo ishte vizita e parë Papale në një xhami. Papa Benedikti XVI u lut në Xhaminë Blu ose Sulltan Ahmet gjatë vizitës së tij në Stamboll në 2006.

Megjithatë, gjesti i Benediktit ishte kryesisht për të kompensuar atë që shihej si një fjalim katastrofik i Regensburgut në shtator 2008. Në fjalim, ai citoi një bisedë midis një perandori bizantin dhe një studiuesi pers: “Më trego se çfarë solli Muhamedi të re?! Aty do të gjesh vetëm gjëra të liga dhe çnjerëzore, siç është urdhri i tij për të përhapur me shpatë besimin që ai predikoi.”

Shumica e muslimanëve u ofenduan nga ajo që ata e perceptonin si përpjekje të Papës për të argumentuar se Islami ishte në thelb i dhunshëm dhe i keq. Ish-Papa, ndoshta për të përmirësuar lidhjet, e ndryshoi qëndrimin e tij nga kundërshtimi që kishte për hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian në mbështetjen e tij. Marrëdhëniet me Ezherin gjithashtu u ndërprenë pasi Papa Benedikti bëri thirrje për mbrojtjen e të krishterëve egjiptianë pas një sulmi në një kishë kopte në vitin 2011. Benedikti, si një Papë gjerman, prirej të shihte gjithçka përmes një prizmi shumë eurocentrik.

Papa Françesku ka bërë përpjekje të forta gjatë shtatë viteve të fundit për të rivendosur lidhjet. Përveç takimeve të tij me Shejhun e Madh të Ezherit, ai ka kontaktuar me shumë figura në botën islame. Në vitin 2014, ai vizitoi Palestinën dhe u takua me Myftiun e Madh të Jeruzalemit, Sheikh Mohammad Hussein. Këtë vit ai bëri vizitën e parë të një Pape në Irak në muajin mars dhe ishte në gjendje të ulej me Ajatollah Ali Al-Sistani, një nga klerikët më të shquar të shiizmit. Lutjet islame u shqiptuan brenda mureve të Vatikanit për herë të parë në vitin 2014.

Lidhjet Vatikan-Ezher u ilustruan më thellë kur Papa Françesku dhe Sheik Ahmed nënshkruan dokumentin mbi “Vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe bashkëjetesën” në shkurt 2019. Hyrja e përshkruan dokumentin kështu: “…një deklaratë e përbashkët e aspiratave të mira dhe të përzemërta. Është një dokument që fton të gjithë personat që kanë besim në Zot dhe besim në vëllazërinë njerëzore të bashkohen dhe të punojnë së bashku në mënyrë që të shërbejë si një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm për të çuar përpara kulturën e respektit të ndërsjellë…” Kjo formoi bazën për publikimin e një enciklike papnore me titull, “Fratelli tutti” që sigurisht tregonte për një mendim vizionar.

Lidhjet produktive midis udhëheqësve të traditave të ndryshme fetare kanë rëndësi. Shpresohet se ata mund kenë një ndikim pozitiv midis pasuesve së tyre. Kush e di nëse disa nga elementët më ekstremë mund të kthejnë kokën mbrapsht kur shonin që Papët, Ajatollahët dhe Myftinjtë e Mëdhenj punojnë së bashku. Mbetet vetëm të shpresojmë se takime të tilla të përfshijnë edhe figura të larta hebreje dhe figura fetare nga besime të tjera.

Fakti që lidershipi i grupeve kryesore të krishtera dhe islame po afrohen me njëri-tjetrin me sukses është diçka për t’u mirëpritur. Megjithatë, ka nga ata që mund të mos pajtohen me këtë qasje dhe të kenë rezerva. Nga të dyja palët ka nga ata që besojnë se marrëdhënia mbase ka shkuar shumë larg dhe ka përparuar shumë shpejt.

Megjithatë, sfida e vërtetë është te baza dhe është më shumë politike sesa teologjike. E këto sfida politike janë të mëdha.

Janë politikanët dhe influencuesit e tjerë shumë më tepër se figurat fetare ata që kanë nxitur përçarjen dhe urrejtjen mes të krishterëve dhe muslimanëve. Ndoshta më e dëmshmja ishte mënyra se si Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke nxiti për një ndalim të plotë për të gjithë myslimanëve që hyjnë në vend. Mesazhi shkatërrues për muslimanët ishte se në vend që kjo të ishte një dalje automatike nga gara për në Shtëpinë e Bardhë, ky ishte një shkak për të fituar vota, të cilat ushqyen fitoren e Trump.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Boris Johnson u bë kryeministër pavarësisht nga një mori komentesh islamofobe nga ana e tij, si dhe figura të tjera të larta në partinë Konservatore. Ai i krahasoi në mënyrë famëkeqe gratë që mbanin nikab me “grabitësit e bankave” dhe “kutitë e letrave”. Një deputet konservator, Michael Fabricant, ndau një karikaturë që e paraqiste kohën e kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, në një tullumbace të përfshirë gjatë një akti seksual me një derr. Gjetkë, Presidenti Macron i Francës e ka përshkruar Islamin si një fe që është “në krizë në të gjithë botën”. Edhe ai duket sikur është duke armatosur ndjenjat anti-muslimane para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Fëmijët përshëndesin Papa Françeskun (majtas) dhe Ahmad Al-Tayyeb (djathtas), Imamin e Madh të al-Ezherit, gjatë një lutjeje për paqe ku morën pjesë disa udhëheqës fetarë në përfundim të takimit ndërfetar "Njerëzit si vëllezër, Toka e Ardhshme", në Koloseu në Romë, Itali, më 07 tetor 2021. Foto nga Riccardo De Luca. Anadolu Agency.

Në Evropë dhe në Amerikën e Veriut ndjenjat anti-islame janë të përhapura. Natyrisht, ato kanë ekzistuar me shekuj në forma të ndryshme, por në epokën moderne ngjarjet e vitit 1979 dhe 2001 sigurisht që nxitën më shumë islamofobinë. Revolucioni iranian shkaktoi një përçarje të madhe me Perëndimin, e veçanërisht me SHBA-të, e cila vazhdon edhe sot. Fetvaja kundër autorit Salman Rushdie nuk ka ndihmuar aspak, as kriza daneze me karikaturat. Në të dyja rastet përçarjet ishin të konsiderueshme. Sulmet e 11 Shtatorit shkaktuan zemërim të madh në SHBA dhe gjetkë. Por ao shkaktuar edhe një seri luftërash në Afganistan, Irak dhe gjetkë, që çuan në humbjen e jetës së qindra mijëra civilëve muslimanë.

Sulmet e ekstremisëve islamike të Al Kaidës dhe ISIS-it po ashtu i nxitën këto ndjenja. Bota qëndroi përkrah Parisit, Berlinit dhe Londrës duke ndriçuar ndërtesat e tyre kryesore kur ato pësuan sulme të poshtra.

Pjesa më e madhe e zemërimit të mësipërm është e kuptueshme. Sulme të tilla ishin të pandërgjegjshme. Por sulmet e 11 shtatorit nuk përfaqësonin Islamin, ashtu siç nuk e përfaqësojnë as Al Kaida e as ISIS-i. Për shumicën dërrmuese të muslimanëve, ato janë të neveritshme. Edhe Donald Trumpi e theksoi se viktimat më të mëdha të dhunës së Al Kaidës dhe ISIS-it kanë qenë muslimanët. Megjithatë, në nivel publik, kjo rrallëherë kuptohet. Shumë shpesh, media perëndimore përqendrohet me ngulm te viktimat perëndimore të dhunës islamike dhe jo te muslimanët. Prerjet e kokave të gazetarëve perëndimorë dhe punonjësve të ndihmës nga ISIS-i në Siri çuan në ndërhyrje ushtarake, por pak u tha për një numër shumë më të madh të sirianëve dhe irakianëve të cilëve ju pre koka, e madje edhe u kryqëzuan nga ky grup.

Megjithatë, shumë liderë në Evropë dhe Amerikën e Veriut e instrumentalizuan këtë urrejtje, në vend që ta qetësonin situatës dhe ta drejtonin luftën tek ata që janë vërtet përgjegjës. Ishte më e përshtatshme për ta që Islami dhe muslimanët të përshkruheshin si kërcënim sesa si pjesë e zgjidhjes. Kjo vazhdon edhe sot, kur njerëzve si Viktor Orbanit të Hungarisë u pëlqen ta portretizojnë vendin e tij si bastionin e fundit të të ashtuquajturit krishterim kundër hordhive të Islamit, sikur Vjena të ishte kthyer sërish nën rrethimin osman. “A nuk është shqetësuese në vetvete që krishterimi europian tani mezi është në gjendje ta mbajë Evropën të krishterë? Nuk ka alternativë dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë kufijtë tanë.”

Retorika anti-emigracion, si islamofobia, shërben për të fituar vota. Prandaj emigrantët muslimanë janë dyfish të cenueshëm ndaj kësaj, pasi paraqiten si një kërcënim kulturor, ekonomik dhe terrorist. Kjo pavarësisht se hulumtimet tregojnë se çdo akt terrorizmi në SHBA që nga 11 shtatori është kryer nga një qytetar ose banor i rregullt. Kërcënimi nuk është i huaj, siç i pëlqen të djathtës ekstreme ta portretizojë. Por ata fajësojnë emigrantët gjthsesi.

Trajtimi i refugjatëve është gjithashtu problemaik. Aq më tepër kur fuqitë evropiane bëjnë kaq pak për të ndihmuar ata që rrezikojnë jetën për të kaluar Mesdheun. Pak e bëjnë dallimin mes emigrantëve dhe refugjatëve, atyre që ikin nga konfliktet dhe shtypja. Shoqëritë tona bëhen më të varfra kur ngrenë mure, fizike dhe psikologjike. Ne duhet të gjejmë mënyra të tjera për zgjidhjen e këtyre krizave pa pasur nevojë të përdorim burgosje çnjerëzore të refuzojmë të ndimojnë për të shpëtuar jetë njerëzisht të pafajshëm. 

Popa Françesku u përpoq të luante një rol pozitiv. Në vitin 2016, ai lau këmbët e 12 emigrantëve, disa prej të cilëve ishin muslimanë. Pas një vizite në kampin Moria në ishullin grek të Lesbos, ai bëri të mundur që Vatikani të presë 12 refugjatë muslimanë sirianë. Por a mori kjo vëmendjen që meritonte dhe a ndaloi në ndonjë mënyrë kuptimplotë valën e baticës së urrejtjes anti-muslimane dhe kundër imigracionit? Papa i bëri thirrje çdo dioqeze katolike që të presë refugjatët, por përgjijia e tyre ishte shumë e dobët.

Islamofobia ende nuk merr vëmendjen që meriton. Shumë e nënvlerësojnë këtë çështje dhe nuk arrijnë ta kuptojnë se sa e përhapur është bërë. Mediat sociale janë një gropë urrejtjeje për të gjitha çështjet. Në 24 orët e para pas masakrave në xhamitë të Christchurch në vitin 2019, Facebook hoqi 1,500,000 video të sulmit që vrau 50 muslimanë. Disa video u shikuan mbi 20,000 herë.

Konflikti izraelito-palestinez nuk ndihmon. Ekstremistët ndihen të fuqizuar nga konfliktet për të shfryrë urrejtjen e tyre. Komunitetet hebraike në Evropë nuk janë përgjegjës për krimet izraelite, ashtu si muslimanët në mbarë botën nuk janë përgjegjës për krimet e Al Kaidës dhe ISISI-it.

Megjithatë, në shumë vende me shumicë muslimane, të krishterët gjithashtu përballen me sfida. Arabia Saudite nuk e lejon lirinë e adhurimit për ta. Shpesh, komunitetet e krishtera janë bërë kurban për probleme të tjera, siç e kemi parë shpesh në Egjipt, kur komuniteti koptik ka vuajtur nga sulmet. Ashtu si shumë komunitete të tjera të krishtera në Lindjen e Mesme, komunitetet historike të krishtera irakiane po pakësohen me ritme alarmante. Në vitin 2003, të krishterët në Irak ishin 1.4 milionë, por sot kjo shifër është më pak se një çerek milioni.Sfida e atyre që mbajnë poste udhëheqëse në Krishterim dhe Islam është se si të sfidohen nivelet e varfëra dhe të rrezikshme të diskursit publik. Diskursi i nivelit të lartë është për t’u mirëpritur dhe është një histori në progres, por këta liderë duhet të gjejnë mënyra të reja dhe të fuqishme për të bindur një numër më të madh të pasueve të tyre që të fokusohen në atë që i bashkon të krishterët dhe muslimanët, jo në atë që i ndan ata.

Në një klimë më të ngrohtë dhe në një sfond më pozitiv, çështja e fyerjeve, duke përfshirë trajtimin e muslimanëve në Perëndim dhe të krishterëve në disa vende me shumicë myslimane, mund të trajtohen si një përfitim reciprok. Shpresohet që liderët politikë të mos luajnë në bazën e tyre, por të luajnë një rol drejtues dhe të frymëzojnë një afrim më të madh midis të krishterëve dhe muslimanëve kudo. 

Chris Doyle është drejtor i Këshillit për Mirëkuptim Arabo-Britanik (CAABU) me qendër në Londër. Ai është drejtor i Këshillit që nga viti 2002. Ai ka organizuar dhe shoqëruar delegacione të shumta parlamentare britanike në vendet arabe. Doyle është një komentues i shpeshtë në mediat ndërkombëtare për Lindjen e Mesme. 

Përgatiti në shqip Observer.al

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.