Amerika është tronditur edhe njëherë nga ajo që njihet si vrasje në masë. Chris Harper-Mercer, 26-vjeçar me origjinë nga Britania, ka hapur zjarr në një kolegj në Oregon të SHBA-ve, duke lënë të vdekur dhjetë përsona e duke plagosur të paktën shtatë të tjerë.

Në profilin e tij në Facebook ai deklarohet si ateist. Sipas tij sa më shumë njerëz të vrasësh aq më në qendër të vëmendjes je. “Duket se sa më shumë njerëz të vrasësh, aq më shumë je në qendër të vëmendjes.” shkruan ai në profilin e tij.

Dhuna nga armët është një nga problemet e mëdha në Shtetet e Bashkuara. Por, fokusimi i mediave tek tema e terrorizmit dhe bombardimi i publikut me lajme të lidhura me aktet terroriste, e bën të pamundur për publikun që të përceptojë, e aq më pak të dij, problemet reale me të cilat përballet shoqëria, ajo amerikane në këtë rast.

Duke u nisur nga kjo presidenti Obama, në fjalimin e tij të flaktë të mbajtur pas vrasjes në masë Oregon community college, lëshoi një sfidë ndaj mediave. “A e kanë mbajtur ndonjëherë shënim mediat amerikanë numrin e amerikanëve të vrarë nga sulmet terroriste në dekadat e fundit dhe numrin e amerikanëve të vrarë nga dhuna me armë e t’i krahasojnë ato në raportimet e tyre?” pyeti ai.

Kësaj “sfide” i është përgjigjur vox.com, i cili ka mbledhur disa të dhënë nga institucionet zyrtare amerikane dhe i ka paraqitur ato në një grafik ku ka krahasuar numrin e përsonave të vrarë nga aktet terroriste dhe atyre të vrarë nga dhuna e armëve në SHBA.

Pamja që nga shfaqen nga të dhënat e siguruara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Departamenti i Drejtësisë dhe Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë është mjaft interesante, por njëkohësisht edhe tronditëse.

Viti Qytetarë amerikanë të vrarë nga aktet terroriste në SHBA Qytetarë amerikanë të vrarë nga dhuna me armë zjarri në SHBA
2001 2 mijë 689 11 mijë 348
2002 25 11 mijë 829
2003 35 11 mijë 920
2004 74 11 mijë 624
2005 56 12 mijë 352
2006 28 12 mijë 791
2007 19 12 mijë 632
2008 33 12 mijë 179
2009 9 11 mijë 493
2010 15 11 mijë 073
2011 17 11 mijë 101

Më shumë se 10 mijë amerikanë vriten çdo vit nga dhuna me armë. Krejt e kundërta ndodh nga sulmet terroriste ku një numër i vogël amerikanësh kanë mbetur të vrarë që prej 11 Shtatorit. Kur i krahasojmë të dhënat e grafikut na del se numri i të vdekurve nga sulmet terroriste i afrohet zeros në grafik, me përjashtim të vitit 2001. Ky krahasim vë në dukje hendekun e madh: Çdo vit vdesin shumë më tepër amerikanë si pasojë e vetëvrasjes dhe vrasjeve me armë (lehtësisht e parandalueshme) se sa si pasojë e akteve terroriste.

Këtu vlen të theksohet se të dhënat flasin për akte terroriste të kryera nga grupe të ndryshme si supremacistët e bardhë, grupe ekstremiste hebreje, dhe grupe të tjera anti-qeveritare në Amerike, e jo vetëm nga përsona me prejardhje muslimane apo arabe. Madje, sulmet terroriste nga përsona me prejardhje muslimane përbëjnë një përqindje shumë të vogël në krahasim me numrin total të sulmeve terroriste.

Burimi: Departamenti Amerikan i Shtetit/Micah Zenko, Departamenti i Drejtësisë
Burimi: Departamenti Amerikan i Shtetit/Micah Zenko, Departamenti i Drejtësisë

Mesazhi i Obamës është i qartë: Amërikanët shpenzojnë çdo vit shuma marramendëse për të luftuar terrorizmin, por nuk kanë vullnetin e duhur – në nivel kombëtar – të ndërmarrin hapa akoma më të vegjël për të ndaluar dhunën me armë (si për shembull duke kontrolluar në shkallë kombëtare çdo dyqan ku shiten armët).

“Ne shpenzojmë triliona dollarë, miratojmë ligje të panumërta, kemi agjenci të tëra të përkushtuara në parandalimin e sulmeve terroriste në territorin tonë, e me të drejtë,” tha Obama. “E megjithatë, kemi një Kongres i cili në mënyrë eksplicite na bllokon që të mbledhim të dhëna mbi mënyrën se si mund t’i pakësojmë vrasjet nga armët. Si mund të ndodh kjo gjë?”

Të dhënat e ofruara nga grafiku i mësipërm flasin qartë: nuk është terrorizmi problemi kryesor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas statistikave e njëjta gjë vlen edhe për Europën.

Pyetja që lind natyrshëm është: Pse atëherë mediat fokusohen kaq shumë te rreziku i terrorizmit, sidomos te ai që njihet mediatikisht si “terrorizmi islamik”, e jo te problemet kryesore të shoqërisë?!

Përgatiti Enes Neza

Observer.al


(Ndalohet publikimi i këtij artikulli pa lejen paraprake të Observer.al)

1 KOMENT

  1. terorizmin e beni ju amerik bashk evropen dhe me izraelin…ju jeni ata qe e keni shfaqur terorizmin…do tju vije denimin nga allahu se shpejti do ta keni

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.