
Mbledhja e 13-të e Samitit të Konferencës Islamike u mbajt në Stamboll në datat 14-15 Prill, ku Turqia mori presidencën e radhës për dy vitet e ardhshme.
Nga Prof. Erdal Tanas Karagöl
Me çfarë merret Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC)? Cili është misioni dhe qëllimi i saj? Çfarë të ardhme parashikon ajo për vendet muslimane islame dhe shoqëritë muslimane?
Fakti që po bëhen këto pyetje është një tregues se struktura e OIC-së dhe rrethi vicioz ku ka rënë ka filluar të vihet në pikëpyetje.
Për fat të keq, niveli i ndikimit është mjaft i ulët në arenën ekonomike dhe politike të kësaj organizate prej 57 anëtarësh, ku forca bashkuese është Islami. Por, kemi një mundësi që t’i zgjidhim këto probleme në të ardhmen.
Pritshmëritë e OIC-së nën drejtimin e Turqisë janë të larta, pasi shembulli i Turqisë dhe shndërrimet që ka ndërmarrë në 14 vitet e fundit janë një simbol i rëndësishëm.
Gjithashtu, marrja e disa përgjegjësive nga ana e Turqisë në çështjen e Sirisë, krahasuar me pasivitetin e anëtarëve të OIC-së, e forcon shembullin e Turqisë në sytë e vendeve të tjera.
Prej Turqisë pritet që gjatë presidencës së saj të zhvillojë disa zgjidhje për problemet e organizatës dhe t’i japë një zë të fuqishëm gjeografisë muslimane. Përpara se të pyetet se cilat mund të jenë zgjidhjet e problemeve ekzistuese, duhet të gjëndet përgjigjia pse OIC-ja nuk mundi të integrohej për gati gjysëm shekulli?
Në një kohë kur balancat e fuqisë ekonomike globale kanë ndryshuar dhe institucionet ndërkombëtare janë vënë në pikëpyetje, OIC-ja duhet të rrisë prestigjin e vet në ekonomine globale me një motivim të ri.
Që të arrihet kjo, OIC-ja, që përfshin shumë institucione dhe organizata, duhet të njihet.
Shpallja në fund të Samitit e dokumentit të “OIC-2025: Programi i Veprimit” dhe përcaktimi i strategjisë për dhjetë vitet e ardhshme është një shenjë ndryshimi.
Dhënia rëndësi ndaj këtyre temave, të cilat u theksuan [edhe] në konferencën “Zhvillimi i Marrëdhënieve Ekonomike dhe Kulturore Midis Anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit islamik, Mundësitë dhe Sfidat”, e organizuar nga Qendra për Kërkime Strategjike e Ministrisë së Punëve të Jashtme [të Turqisë] përpara samitit të OIC-së, do ta forcojë pozitën e komunitetit islamik kundrejt vendeve perëndimore.
Anëtarët e OIC-së duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të bashkohen rreth qendrës, Islamit, i cili është emërtuesi i tyre i përbashkët dhe të veprojnë me një axhende të përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë OIC-ja mund ta çojë përpara vizionin që pritet prej saj.
Versionin e plotë të këtij artikulli në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu.
Observer.al
- I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit!