Dënimi i Islamofobisë nuk mjafton

Vrasja e tmerrshme e një familjeje të tërë në Kanda nuk mund të jetë thjeshtë diçka për të cilën ne "dërgojmë lutjet dhe ngushëllimet tona" e ku dënojmë terrorizmin e të Djathtës Ekstreme.

0

Nga Yasir Qadhi 

Është e qartë se ekziston një artileri e vazhdueshme mesazhesh islamofobe që merren nga njerëz anë e mbanë botës. Njerëzit po radikalizohen vetëm duke ndenjur ulur në shtëpitë e tyre, duke parë lajmet nga mediat kryesore e duke lundruar nëpër uebfaqe të njohura. Nga Montreali në Zelandë, e deri në Karolinën e Veriut, njerëz, në dukje të zakonshëm e që nuk janë në radarin e qeverive, thjeshtë vendosin se duan të vrasin muslimanët.

Po këto qeveri që bëjnë maksimumin për të eliminuar çdo gjë sado të dyshimtë  që mund të ketë lidhje me terrorizmin kur lidhet me Islamin, me sa duket shfaqin një verbëri krejtësisht të qëllimshme ndaj çdo forme tjetër radikalizmi apo terrorizmi.

Njerëzit irritohen kur ua vënë në dukje standarded e dyfishta në mbulimin mediatik, apo në mënyrën si reagojnë politikanët, apo për mungesën e ligjeve të reja pas sulmeve ta tilla ndaj muslimanëve. Por janë “pikërisht” këto standarde të dyfishta shkaku i këtyre sulmeve të vazhdueshme.

A mund ta mërrni me mend nëse një musliman do të kishe kryer një akt të tillë (Zoti mos e dhënë!)? E gjithë familja e tij do të merrej në pyetje. Imami i xhamisë ku ai falej do të verifikohej, bëhej publik e do të stigmatizohej. Çdo hytbe që ka mbajtur ndonjëherë e që përmend sadopak fjalën “xhihad” do të merrej jashtë kontekstit. Historia e sulmuesit apo çdo lidhje e tij sado e largët do të ishte në faqet e para të çdo gazete. I gjithë komuniteti musliman do të duhej të lëshonte deklarata dënimi dhe të distancohej, e mbase edhe do të miratoheshin ligje më drakoniane që pushtojnë privatësinë individuale, përgjime, burgosje pa arsye të vlefshme, e kështu me rradhë. (E në fakt, sa muslimanë janë sot nëpër burgje në vendet tona pa pasë kryer krime konkrete, përveç disa akuzave të mjegullta për lidhje të supozuara më ndonjë që mund të ketë qenë i dyshuar si terrorist).

E megjithatë, një 20-vjeçar, i veshur më rroba dhe pajisje ushtarake e me një histori të qartë të lidhur me Ekstremizmin e Djahtë, e lëshon furgonin e tij duke shfarosur komplet një familje të tërë. E pavarësisht kësaj, shumëpak është bërë pas kësaj masakre. 

Përsonalisht jemi të hidhëruar e në dhimbje: jo vetëm për shkak të tragjedisë së humbjes së një nënë, babai, gjysheje dhe motre, e të një djali 9-vjeçar, i cili tani duhet të përballet me një jetë krejt ndryshe nga sa e kishte imagjinuar, por për shkak se ne e kuptojmë se kjo gjë mund t’i ndodh secilit prej nesh.

Thelbi i gjithë kësaj është i qartë: Islamofobia çon në urrejtje, urrejtja çon te dhuna, dhe dhuna çon në marrjen e jetëve të pafajshme. Ashtu si qeveritë perëndimore janë të shqetësuara për nxitjen e ekstremizmit fetar (e sinqerisht kanë shkuar në ekstrem me ligjet dhe retoriken), tani është koha e duhur që të fillojnë të monitorojnë njerëzit nga mesi i tyre dhe të miratojnë ligje kundër të Djathtës Ekstreme me po të njejtin zell me të cilin miratojnë ligje kundër grupeve të motivuara fetarisht.

Allahu u dhëntë gradën e dëshmorëve të gjithë atyre që janë vrarë. Allahu e ndihmoftë atë fëmijë të pafajshmë në jetën e tij të re e i dhëntë atij lehtësim dhe durim!

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.