Fuqizimi i estremizmit të krahut të djathtë në Gjermani duhet të vërë në alarm këdo. Autoritetet nuk duhet ta trajtojnë si diçka që mund të kalohet lehtë.

Nga CJ Werleman

Fuqizimi i estremizmit të krahut të djathtë në Gjermani duhet të vërë në alarm këdo. Autoritetet nuk duhet ta trajtojnë më si diçka që mund të kalohet lehtë. Një raport i kohëve të fundit zbuloi se aktivistët e krahut të djathtë të lidhur me ushtrinë dhe personelin policor kanë filluar të përgatitën për të kryer sulme terroriste.

Kur një esktremist i krahut të djathtë vrau Walter Lubcke në qershor, një politikan pro refugjatëve, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass tha se vendi i tij e ka gjetur vetën në mes të një epidemie terroriste neo-naziste.

“Tetëdhjetë vjet që nga fillimi i Luftë së Dytë Botërore, politikanët janë përsëri viktima të terrorizmit të ekstremit të djathë për shkak të bindjeve të tyre dhe për shkak të angazhimit të tyre për vendin tonë,” shkruan Mass në një op-ed për [gjermanen] The Bild.

Dhe si për të vërtetuar alarmin ngritur nga Ministri gjerman, një ekstremist i krahut të djathtë sulmoi disa adhurues hebrenjë në një sinagogë në qytetin Halle në ditën më të shenjtë të kalendarit hebraik – Jom Kippur – më 9 tetor, duke lënë dy të vdekur e dy të tjerë të plagosur.

Autoritetet gjermane e përshkruan sulmin si akt terrorist “anti-semit”, pas të cilit me shumë gjasa fshiheshin “arsye të frymëzuara nga ekstremizmi i djathtë.”

Sikur adhuruesit brenda sinagogës të mos i kishin dëgjuar të shtënat e armëve që vinin nga jashtë, duke u dhënë atyre kohë të mjaftueshme që të bllokonin derën hyrëse, viktimat mund të kishin qënë me dhjetëra.

As vrasja e Lubcke, as sulmi ndaj sinagogës nuk janë anomali apo raste të izoluara, por janë pjesë e një tendence të matshme të rritjes së dhunës neo-naziste.

Sipas shërbimeve sekrete në vend (BfV), sot në Gjermani gjenden afërsisht 13 mijë ekstremistë të dhunshëm të ekstremit të djathtë.

Fjala “të dhunshëm” ka nevojë të theksohet këtu. Do të ishte mjaftueshëm shqetësues fakti se ka 13 mijë esktremistë të dhunshëm në një vend me madhësinë e Gjermanisë, por fakti që autoritetet kanë identifikuar një numër të tillë ekstremistësh “të dhunshëm” të krahut të djathtë duhet të alarmojë këdo.

Dua të them se është e lehtë të imagjinosh si do të tmerroheshin njerëzit nëse cilido vend perëndimor do të bënte me dije se ka identifikuar 13 mijë xhihadistë islamikë të dhunshëm brenda kufijve të vet.

Ndonëse zyrtarët e anti-terrorizmit dhe sigurisë bien dakord se lëvizjet ekstremiste të krahut të djathtë janë bërë më radikale dhe më të rrezikshme në gjysëm dekadën e fundit – pjesërisht si reagim ndaj ardhjes së refugjatëve që ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme – vendi ka qenë në një farë mënyrë në gjumë gjatë kësaj faze duke mos qenë në gjendje ta adresojë siç duhet atë që tashmë njihet si kriza e terrorizmit të brendshëm neo-nazist.

“Është e qartë se ekstremizi i krahut të djathë është nënvlerësuar,” tha për The Financial Times Timo Reinfranck, drejtor i një fondacioni gjerman që është i angazhuar me kundërshtimin e ekstremizmit të krahut të djathtë. “Akoma ekziston njëfarë bindjeje se skenari i të djathtës ekstreme mund të mbahet nën kontroll. Kjo [qasje] duhet të marrë fund.”

Është e paimagjinueshme të mendosh se si autoritetet nuk e kanë parë ardhjen e kësaj dallge anormale duke marrë parasysh se 8 mijë ekstremistë të krahut të djathtë marshuan hapur në rrugët e qytetit lindor gjerman Chemnitz në gusht të vitit të kaluar duke kënduar “Jashtë të huajt”, “Shporruni nga Gjermania derra hebrenj” dhe “Therini muslimanët”, ndërsa bënin përshëndetjen naziste dhe “gjurmonin” emigrantët nëpër rrugë.

Këto kërcënime gjakftohta dhe akte të dhunshme tregojnë burimin që furnizon dhe nxit grupet gjermane neo-naziste – ideja se një popullsi po zëvendëson një tjetër apo atë që gjermanët e quajnë Bevölkerungsaustausch.

Sipas kësaj teorie konspirative, një komplot sekret i hebrenjve po e nxit qeverinë t’i zëvendësojë gjermanët me muslimanët. Kjo është reflektim i narrativës së mbështetur nga Robert Bowers, esktremisti i krahut të djathët që vrau 11 amerikanë hebrenjë në një sinagogë në Pittsburg vitin e kaluar.

Kjo teori komploti është duke pasur një efekt vdekjeprurës te hebrenjtë dhe muslimanët në Gjermani. Ky efekt mund të matet duke marrë parasysh të dhënat e mëposhtme: krimet për shkak të urrejtjes kundër hebrenjve janë rritur me 20 përqind në vitin 2018, ndërsa janë regjistruar 950 sulme kundër muslimanëve në vitin 2017.

Akoma më shqetësues është fakti se këto teori komploti anti-semite dhe islamofobe kanë gjetur vend në diskursin politik populist. Kjo dëshmohet nga rritja e shpejtë e partisë Alternativa për Gjermaninë – Alternative für Deutschland (AFD).

AFD-ja është një parti politike raciste, ksenofobe dhe ultranacionaliste e cila i ka dyfishuar votat e saj në zgjedhjet e përgjithshme të fundit, duke siguruar 24 përqind dhe 22 përqind të votave në dy shtete, duke iu afruar kështu akoma më afër pozitave të pushtetit në Bundestag.

“Të fuqizuar nga një sukses i tillë, aktivistët e ekstremit të djathtë kanë qenë në gjendje t’i kanalizojnë frikërat dhe pakenaqësitë e votuesve dhe, shpeshherë duke përdorur mediat sociale, të mobilizojnë turma, të cilat vite më parë do të kishte qenë e paimagjinueshme [t’i vije në lëvizje],” tha për The New York Times Hajo Funke, shkencëtar politik në Universitetin e Lirë të Berlinit.

Kjo pikëpamje e botës që buron nga darvinizmi social jo vetëm që përkrahet nga neo-nazistët në rrugë dhe partitë e të djathtës ekstreme në korridorët e pushetit politik, por po fiton simpati edhe në mesin e forcave të sigurisë dhe policisë në vend. Një raport i kohëve të fundit zbuloi se aktivistët e krahut të djathtë të lidhur me ushtrinë dhe personelin policor kanë filluar të përgatitën për të kryer sulme terroriste. Kjo ka shkuar aq larg sa ata madje kanë përgatitur “listën e vdekjes”, ku përfshihen aktivistë të majtë dhe pro emigrantë, kanë grumbulluar armatim, çanta të zeza për trupat dhe gelqere të pashuar për të vrarë viktimat e për t’i zhdukur trupat e tyre. Në shumë aspekte, AFD imiton politikat e presidentit amerikan Donald Trump; veçanërisht mënyrën si fokusohet strategjikisht te emigrantët, duke i zmadhuar krimet e tyre, e duke u premtuar votuesve se vendi do të jetë “great again” në kohën kur tjetri i padëshiruar të jetë përjashtuar nga vendi. 

Ky zbulim shokoi një vend ku njerëzit akoma i kanë në mëmorien e tyre ditët e zeza të epokës së Partisë Naziste. Sulmi ndaj sinagogës në qytetin Halle edhe njëherë e ka vendosur në alarm të madh një vend i cili ka kohë që është i trazuar.

CJ Werleman është gazetar, autor librash dhe analist i konflikteve dhe terrorizmit.

Artikulli është publikuar fillimit në gjuhën angleze në TRT World me titull “Germany’s neo-Nazi epidemic”.

Observer.al

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.