Monday, May 20, 2024

“Fake News”: taktikat naziste të Kinës kundër muslimanëve ujgurë

Propaganda dhe lajmet e rreme të regjimit kinez janë përpjekje për të dëmtuar besueshmërinë dhe kazën e muslimanëve ujgurë.

Datë:

Propagandisti më i sukseshëm e më i efektshëm i luftës në botë ishte krahu i djathtë i Hitlerit, Joseph Goebbels-i. Metodat dhe taktikat propagandistike të përdorura nga Goebbels-i, që u zbulua nga Hitleri, i cili më pas e caktoi si Ministër të Iluminimit dhe Propagandës, ndryshuan rrjedhën e luftës.

Ai pati aq shumë ndikim saqë SHBA-të formuan një komision të përbërë nga shkencëtarë për ta ndjekur atë, për të dekodifikuar metodat e tij, e më pas për të marrë kundërmasat e nevojshme. Komisioni pati punuar mbi propaganden aktive të luftës gjatë periudhës së luftës duke vëzhguar Goebbels-in e duke përgatitur taktika kundër tij.

Anëtarët e komisionit i vazhduan studimet e tyer edhe pas luftës. Kësaj here ata përgatiten “Propagandën Amerikane” duke ndikuar në mbarë botën. Taktikat dhe metodat propagandistike u përdorën më pas në fusha si ekonomia, marketingu, komunikimi, e madje ata hodhën bazat e komunikimit dhe marrëdhënieve të sotme me publikun. 

Kur njëri nga themeluesit e komisionit, Edward Bernays, vdiq, në epitafin e varrit të tij shkruante: “Babai i marrëdhënieve me publikun”.

Taktikat e Goebbels-it për lajmet e rreme (fake news)

Goebbels-i përdorte taktika mjaft interesante në lidhje me propagandën dhe lajmet e rreme (fake news). Për shembull, kur u hapën fjalët se Hitleri kishte vdekur, ai nuk e përgënjeshtroi lajmin menjëherë. Përkundrazi, ai do ta frynte problemit e do ta linte të përhapej. Kur fjalët u përhapën si sëmundje dhe të gjithë filluan të besonin se Hitleri kishte vdekur, ai papritmas do ta shfaqte Hitlerin dhe do ta përgënjeshtronte lajmin.

Goebbels-i kisha disa arsye pse e bënte këtë.

Së pari, ai do të maste reagimin e njerëzve ndaj raportimeve për vdekjen e Hitlerit. Ai gjithashtu do të identifikonte grupet që përhapnin dhe i mbështesnin këto raportime. 

Së dyti, kur tregonte se Hitleri ishte gjallë, ai do të sigurohej që t’i etiketonte si gënjeshtarë ato grupe që përhapnin lajmin; ai do t’i poshtëronte ata dhe do sigurohej që askush të mos i besonte më. 

Dhe së fundmi, ai do të krijonte idenë se Hitleri, që rezultoi përsëri që të ishte shëndosh e mirë, ishte një krijesë e “pavdekshme dhe një shenjtor i padiskutueshëm”.

Lajmet për vdekje të rreme janë pjesë e luftës

Sot përdoren taktika të ngjashme. Vende që janë palë në krizë apo në luftë shpeshherë përdorim taktika të ngjashme.

Për shembull, në Siri, disa herë janë përhapur qellimisht lajme të rreme se Assadi apo Mihraç Ural ishin vrarë.

Ngjashëm, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) shpesh ofron dhe përhap lajme duke thënë se Murat Karayılan ka vdekur. 

Në Myanmar, ishin përhapur zëra se murgjit budistë kishin vrarë fëmijë, e madje patën filluar të qarkullonin gjithandej edhe foto të murgjëve budistë me trupat e fëmijëve të vdekur. Më vonë, u bë e ditur se fotot ishin bërë gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi të organizuar pas një termeti. Prandaj, çdo lajm apo foto e shpërndave nga Myanmari është vlerësuar nga një kënvështrim kritik.

A u përdor poeti ujgur si mjet propagandistik?

Së fundmi, jemi dëshmitarë të një procesi propagandistik në lidhje me turqit ujgurë. Lajmi se poeti ujgur Abdurrehim Heyit ishte vrarë u bë menjëherë kryetitull në Turqi. Gazetat dhe televizionet e transmetuan këtë lajm në kryetitujt e tyre për disa ditë. Një debat i madh mori jetë në rrjetet sociale.

Gjatë gjithë këtij procesi, Kina nuk bëri asnjë deklaratë zyrtare. Ata qëndruan në heshtje. Më vonë, kur Ministria Turke e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë për këtë çështje, agjencia zyrtare kineze e lajmeve shpërndau një video kur tregonte se Heyit-i ishte shëndosh e mirë.

Videoja i hutoi të gjithë. [Në fakt] akoma nuk dihet nëse Heyit-i është gjallë apo jo. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se ky lajm doli të ishte i rremë, tani çdo raportim në lidhje me Turkistanin Lindor po vihet në pikëpyetje.

Për më tepër, disa grupe pro-kineze filluan të deklarojnë se “disa qarqe” po i manipulojnë turqit ujgurë në mënyrë që të dëmtojnë marrëdhëniet kinezo-turke. Prandaj, kjo dëmton gjithashtu besueshmërinë e cdo lajmi që do të publikohet mbi këtë çështje.

Disa njerëz të ndjeshëm që e përhapen këtë lajm, të cilët janë mjete propagandistike, pa e verifikuar e pa e marrë nga burime të besueshme, në një farë mënyrë u bënë pjesë e këtij keqinformimi. Për me tepër, besueshmëria e këtyre qarqeve ka filluar të vihet në diskutim.

Kjo është një taktikë tipike e Goebbels-it.

Prandaj është e rëndësishme që çdokush që reagon nga krizave në çdo cep të botës duhet t’i marrë faktet nga burime të besueshme. Ky është një problem që mund të dëmtojë kauzën reale. Ne duhet të jemi më të kujdeshëm. 

Autori është gazetar dhe regjizor i disa dokumentarëve. Ai ka punuar si kolumnist i rregullt për gazetën turke Yeni Safak që  nga viti 1995. Ka punuar si drejtor i Agjencisë Anadolu dhe këshilltar pranë kryeministrit të atëhershëm Recep Tayyip Erdoğan për çështjet e medias. Për të mësuar më shumë mbi jetën e autorit klikoni këtu.

Observer.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Stay Connected

16,985FansaPëlqeje
564,865NdjekësitNdjek
2,458NdjekësitNdjek
spot_img

Popular

Të ngjashme
Related

Ku çalon përkufizimi i ri i Mbretërisë së Bashkuar mbi “ekstremizmin”?

Dhe si do të sanksionohen grupet që mendohet se plotësojnë kriteret e reja?

Rritja e paprecedentë e Islamofobisë nën administratën e Bidenit 

Incidentet islamofobe nën administratën e Presidentit Joe Biden kanë arritur nivele të paprecedentë, duke tejkaluar në një farë mënyre edhe rekordin e tmerrshëm të administratës së mëparshme të Trumpit.

Si mund ta përdorë Izraeli sulmin e Iranit për të nxitur Islamofobinë në botë

Proçka medemek hakmarrëse e shtetit shiit që dëmton kauzat e drejta dhe vetë muslimanët.

Antiislamizmi si vizion politik identitar i shqiptarëve

A do ishte një luftë kulturore antifetare në interesin kombëtar?
Verified by MonsterInsights