Fillimi i fundit të një regjimi

Regjimi sionist e ka humbur në pjesën më të madhe opinionin publik botëror.

0

Prestigjiozja New York Times (NYT) publikon pra dy ditësh një Op-Ed për të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u kthyer në tokën e tyre. Times është kupola e shtypit elitar në botë. Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një media kaq e rëndësishme bën një kthesë kaq domethënëse në lidhe më Çështjen Palestineze.

Kjo shumë mirë mund të hyjë në librat e historisë së medias. Kjo përbën një zhvendosje të madhe të opinionit publik amerikan, atij elitar në veçanti. Nëse deri dje Izraeli kishte mbështjejtje absolute, sot opinioni amerikan (përfshirë eliten politike) është më i ndarë se kurrë. Për më tepër, sot Izraeli nuk ka më nën kontroll absolut zërat mediatikë botërorë.

Sot janë shtuar më shumë mediat që raportojnë me përpikmeri e pa frikë krimet e izraelit. E kjo e frikëson regjimin sionist. Prandaj dhe bombardoi godine e AP, Al-Jazeeras, TRT World, e mediave të tjera në Gaza.

Krimet e regjimit sionist kundër popullsisë së pafajshme palestineze sot ndodhin përballë syve të të gjithë botës. E kjo është kthyer në dhimbje koke edhe për mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit. Ndërkohë, regjimi sionist e ka humbur në pjesën më të madhe opinionin publik botëror.

Sot, sheshet e qindra kryeqyteteve në të katër anët e botës janë mbushur me miliona njerëz që dënojnë krimet e izraelit dhe thërrasin për drejtësi për palestinezët.

Ky është vetëm fillimi i fundit i një regjim që as nuk duhet të ekzistonte fare.

Observer.al
Enes Neza
Ndiqeni!

NA THUAJ EDHE TI MENDIMIN TËND!

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.