Nga Justinian Topulli
Është hera e dytë, që një gazetare, që nuk di sesi ta etiketojë, merr peng edhe njëherë tjetër një televizion me shikueshmëri kombëtare, me intervistën e së vesë së diktatorit komunist shqiptar!
Ka mjaft mënyra për të bërë show dhe tërhequr audiencën e publikut, por kjo është mënyra më e shëmtuar dhe perverse për të trazuar plagën dhe ndërgjegjen e një populli të përvuajtur në gjysmëshekulli.
Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë të vërtetat e vogla të N. Hoxhës për të shoqin, edhe nëse janë të tilla, sepse ajo që ata përjetuan gjatë pushtetit të tij dhe langonjve të tjerë komunistë, është një e vërtetë më e madhe, të cilën e dëshmojnë plagët e qindra mijëra njerëzve të vrarë, torturuar, burgosur dhe internuar. E dëshmon dehumanizimi i “njeriut të ri socialist”, ky mutacion komunist, nga i cili Shqipëria vazhdon të vuajë akoma.
Për respekt të jetës njerëzore, media dhe kushdo tjetër, duhet të harrojë se këta njerëz, si N. Hoxha jetojnë akoma. Por, nuk duhet harruar për asnjë çast e liga që soji i saj, i mbrujtur me një ideologji kriminale, i solli këtij vendi.
Të tilla “të vërteta” ironike, se diktatori ishte tolerant me festat fetare, teprimet në ndalimin e fesë… e të tjera dokrra si këto, ishin produkt i masave dhe jo i “udhëheqësit”, le t’i marrë me vete në varr dhe t’i tregojë Ditën kur do të dalë para Zotit, pa qenë nevoja të trazojë ditën e disa miliona njerëzve, që e jetuan atë periudhë dhe të shfytyrojë panoramën për disa të tjerë, që nuk e jetuan atë mynxyrë.
Autori është Kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë
*Qëndrimet e mësipërme janë të autorit
Observer.al
- I nderuar lexues, nëse e vlerëson punën tonë, na ndihmo që zëri ynë të arrijë sa më shumë njerëz duke pëlqyer faqen tonë në fb. Mjafton të klikosh më poshtë butonin like. Faleminderit!
- Etika e kritikës dhe një këshillë për ata që përdhosin figurën e hoxhës - 5 Maj, 2020
- Disa sqarime mbi shaminë dhe pse Enver Robelli është vetëm një amator i shëmtuar - 7 Shtator, 2019
- Skanderbeg-u i islamofobëve - 18 Mars, 2019